Quantcast
Channel: Prishtina Press - Prishtinë - New York - London » Analize Kritike
Viewing all 52 articles
Browse latest View live

POEZIA E QAZIM SHEHUT PËRMES KUMTEVE NDIESORE

$
0
0

Shënime për librin me poezi”Syri i ditës”

Nga Vasil Bozo

Qazim Shehu është autor i dymbëdhjetë librave me poezi dhe katër të tjera me tregime ,pa llogaritur shkrime publicistike ,si: recensione apo shkrime me karakter historiko social.Këto 16 libra në harkun kohor të 20 viteve janë tregues apo një rendiment me prurje të mire.Ligjit filozofik se ndryshimet sasiore çojnë në ndryshime cilësorenuk i shpëton as fusha e artit.Cili është motivi që shtyn këtë krijues të palodhur të botojë një libër për çdo vit?Kuptohet, kryesorja dashuria për artin dhe talenti i tij.Pa dashuri nuk ka vepra të arrira, pa punë nuk ka talent, sepse në thelb talenti është një punë e bërë me dashuri e vullnet.Poetët ndryshe nga biologët dhe kimistët nuk merren me vrojtime kimike apo vrojtime biologjike po me vrojtime apo zhbirimre shpirtërore, merren me radiografinë e shpirtit njerëzor.Ata nuk janë konjukturalë si politikanë –kërpudhat që e dredhin çdo fushatë,po janë heronj të paepur të virtutit njerëzor ,janë mbretër pa kurorë të bukurisë e drejtësisë njerëzore.Le ta ilustrojmë këtë me poezinë sociale e dramatike”Grotesk”:”Seç janë ca njerëz që u ngjajnë,/ca veteranëve dikur,/që pesëdhjetë vjet gjermanin shanë,/pa hedhur një pushkë,/Sot ata nuk ndihen më,/ua morën në kthesë disidentët/nëse ndërrohet kjo epokë,/s`dihet ç`del një rracë tjetër./”Një poezi që i bën autopsinë aktualitetit, u shkon për shtat pseudopatriotëve e pseudodisidentëve,po syrit të poetit nuk i shpëton asnjë grimëKjo është poezi që thukon deformime të karakterit njerëzor me pseudodisidentë me shumicë e pseudoheronj.Zot i poetëve është e vërteta dhe zot i këtyre pseudove është korrupsioni.

Poezia e Shehut ka tiparet që duhet të ketë një poezi e vërtetë si humanizmi, lirizmi, paqja shpirtërore,po në këtë libër këto tipare shfaqen në mënyrë moderne.Këtë mund ta japim në një poezi”Njëlloj”:E njenjta ditë si dje, /të njenjtat rrugë, të njenjtat fytyra,/ndonjë të re,/na e tregon ,/vetëm pasqyra.”Vetëm me katër vargje, në mënyrë sintetike jepet ai stanjacion i jetës sonë,njëlloj si me krahëmarrje e me humor përmes koncizitetit e lakonizmit synohet që të zbulohet përmes estetikës së fjalës.Një poezi sa moderne aq edhe klasike epike është poezia” Kulla”si më e arrira në libër, sepse lidh epokat, ka në thelb qëndrueshmërinë pa iu shmangur modernitetit të kohëve të reja.E reja ngrihet në themelet më të qëndrueshme të traditës sonë.”Kulla ime është fjala,/për gjyshin kulla ishte kulla./Ajo nuk luajti kurrë,/gjer erdhën kohët moderne,/e ia mbuluan me myshk gurët,/pa njerëz mbeti,/e vetme,”.Kjo poezi, me pak retushim flet sa për një novelëose mund të shërbejë si lejtmotiv i tyre ,sepse aty jepet raporti fjalë vepër, e djeshme e sotme, e re e vjetër,tradita pseudotradita,nostalgjia dhe kaosi,malli dhe thatësia shpirtërore.Si një gjerdan i bukur libri qëndiset me ca poezi me delikate e lirike.

Lirizmi nuk është si dekor po si ujëvarëqë rrjedh e përçon nëpër ide të vargjeve.Lirizëm i gërshetuar dhe shprehur me dhimbje heshtje e urti,sentence të dashurisë njerëzoreku malli ngjyros çaste të brishta.Si në një fill të bukur, malli ,nostalgjia në raport  me dashurinë që na rrëshqet nëpër duar si qelq i hollë na lë dridhje dhe pezm në shpirt.”ikja jote i ngjet një shtërngate,/duke shkatërruar çdo gjë,/përplasur në fund të një flake,/pa e ndezur atë,/pas mbetet veç jehona,/e shtërngatës plot tmerr,/ti ike siç ikën dita,/kur vjeshta dritë i merr./”Ca poezi lirike, intime si gurë xhevahiri rrethojnë gushën e librit.”Cikna shkërmoqi në dritë të hënës,/një grusht margaritarë,/nxitova t`imbledh,/t`i lidh në fill të ëndrrës,/ty ti var në qafë,/’.Një romantizëm vezullues, një lirikë piktoreske.

Në yjësinë e poetëve më të mirë shqiptarë të viteve 1990-2010, hyn edhe poezia më e mirë e Q.D.Shehut.Nëse ishulli apo”atdheu”poetik I Faslli Halitit është fusha, për Xhevahir Spahiun mali i Tomorrit,”ishulli poetic i Qazim Shehut është Shkumbini, malet dhe kodrat e Librazhdit, prej nga ai është.”Brigjeve të Shkumbinit mund të kishte fusha, po male ka, dhe pyje me gëmusha,/fshatra larg..”Një vektor i rëndësishëm i poezisë së Qazim D.Shehut është vektori patriotik.Reportazhet e shkruara për Pejën, Prizrenin ,Gjakovën ,janë bindës, frymëzues.Për Kosovën poeti do të thurë vargjet:”Me fusha intime, diellin frut i ftohtë, /Përkundur padrejtësisht në stuhi,/kur shoh trajtën e saj prej dore,/shkëputur nga krahu jot, Shqipëri…”Poezinë më tepër se nga librat e mëson nga jeta,po edhe kultura poetike e marrë nga librat nuk duhet anashkaluar,nuk duhet anashkaluar as dashuria për poetët sepse dashuria rindërton botën.

Rrallë vërej ndonjë poet të ketë dashuri për poezinë dhe poetët sa Qazim Shehu, i cili i ka përshëndetur ata edhe në kontakte gojore edhe duke u bërë shkrime, gjithnjë brenda qëllimeve të mira e të inkurajimit.Ja si shprehet ai në poezinë Art poetik:”Si një poet si një lanet,/rri zgjuar në ditë net,/Vuaj mbi vargun dhe fjalën,/për dashurinë tendos andrallën,/lexoj poetët e botës, domosdo,/Eluar, Rembo, Zhan Kokto,/më bëhet se fjala mbeti tek ta,/në art të magjishëm pa ia da,/ah, poezia.. askush lexon,/veç ndonjë i marrë që s`di ku shkon..”Kumti është i qartë, poezia sot është vrarë nga stresi, mosvëmendja,thatësira e jetës së përditshme e luftës për mbijetesë.Megjithatë, poezia shkruhet, lexohet, dhe poetët e vërtetë janë ata që e mbartin këtë barrë duke pranuar sfidat e saj.Në thatësirën e jetës së përditshme ata i tërheq reagimi humanist, gati gati migjenian.”Fëmijtë e rrugës shesin cigare,/në vend të librave,/mbajnë në duar/këllëfë celularësh,/si zogj të vrarë,/të lusin t`u blesh diçka,/se”mjerimi e pjek fëmijën para se të burrërohet”, /për kohën tonë më duket,/Migjeni e tha…”Arkitektura e vëllimit poetik”Sytë e ditës” të poetit Qazim Shehu ,i ngjan një qyteti me rrugë kryesore dhe anësore,me kopshte e lule që flladisin shpirtin njerëzor.Këto rrugë mund të emërtoheshin përmes urtisë, dashurisë, mallit,dhimbjes, lirizmit të brishtë, drejt përfytyrimeve konkrete.Si një poet me verb të thjeshtë e imagjinatë njerëzore ai nuk e braktis asnjëherë ritmin e dashurisë për fjalën ,për të bukurën dhe kjo është veçori e poetëve që nuk duan ta braktisin asnjëherë artin magjik të fjalës, pavarësisht se sfidat janë të mëdha…


“PRUSHI“, QË SHKRIN “AKULLIN“ E SHPIRTIT TË SULLTANËVE…

$
0
0

(Rreth poezive, shqipëruar nga Riza Lahi)

Shkruan:  SEJDO  HARKA

     arsimtar e publicist-Tiranë

1

Kisha  lexuar  shumë  për  egërsitë   e   barbaritë, si  dhe  për etjen e Sulltanëve  për pushtet e sundim. Ata  rridhnin  nga ”furtunat”  e  “ngricat “ e mendjes  dhe shpirtit të   trazuar   të tyre. Por shumë pak dija  për “prushin” e dashurisë,   që  shkrinte edhe  “akullin”, që prodhonin murlanet e idhujve të Perandorisë Osmane. Ata   kanë   qënë   jo vetëm    sundimtarë ,   por   dhe burra shteti  e njerëzorë,  jo vetem  kokëprerës  e   pushtues , por  edhe    dashnorë  e poetë,   me   shpirt  të   ngrohtë   lirik.

 Që  të  ngrohesh   nga  afshi i  “prushit “ të   erosit  të  Sulltanëve,  mjafton të lexosh   vëllimin  poetik  “Lirika  dashurie   të  Sulltanëve”,  të shqipëruar  me mjeshtëri   nga  përkthyesi  i mirënjohur   Riza  Lahi, i cili  ka  dalë  në  qarkullim  kohët  e fundit.  Të  përkthesh  bukur   një   vëllim   poetik,  nuk mjafton  ta  dish  mirë  gjuhën,  me  të  cilën    është  shkruar,   por  duhet  të   kesh   edhe  shpirt  poetik. Vetëm  një  përkthyes  poet, mund  t’u  japë  poezive  nga një gjuhë tjetër,  frymëmarje   dhe  shpirt  krijues , duke  i  bërë   ato   jo  vetëm   të pëlqyeshme për lexuesin, por edhe t’u nguliten atyre si  “gozhdë  në tru”. Në poezitë e këtij vëllimi poetik ,  shqipëruesi   ka ditur të ruajë vrullin e kohës dhe ngjyrën e fjalës, filozofinë e epokës e dhimbjen e plagës. Ai ka ditur të kapërxejë hendekun midis vjershërimit turk dhe atij shqiptar , midis atij popullor e klasik  dhe atij modern. Është kjo arsyeja që lirikat e Sulltanëve , vinë te lexuesit shqiptar,jo vetëm tepër  orgjinale, por edhe të ngrohta, me një problematikë të gjerë  e shumllojshmëri vargjesh e strofash. Ato janë të mbushura me sentenca  me vlera universale për jetën e dashurinë, për  kohën dhe shoqërinë…

Fakt,i që shumë Sulltanë shkruajnë poezi të bukura për dashurinë, tregon se në shpirtin e tyre janë trazuar urrejtja dhe dashuria, e bukura dhe shëmtia,humanizmi dhe egoizmi,sadizmi dhe narcizmi…Por, në këto shënime, do të ndalemi  te lirikat, që ngrohen nga” prushi”  i dashurisë së Sulltanëve. Që të zbulosh  faqen më të ndricuar të ”globit” të shpirtit të Sulltan Muratit të Dytë, mjafton të ndalesh te disa nga vargjet e poezisë  së tij ”Dashuria”, ku shkruan: ”Nëse për dashurinë s’e bën veten kurban,/ Mund të jesh çfarëdo,/ Por ashik e dashnor,jo”(15). Atij, që  në jetë nuk  i kanë munguar as haremet, më poshtë shkruan: ”Kujt kurrë  për dashurinë,/zemra s’i ka bërë ”fak”/,u ngjan atyre që në pyll rriten e thirren me epitetin”dythundrakë”. Kjo brilancë vargjesh, e ngopur me afshin e dashurisë  së sinqertë, që si lëndë të parë ka një figuracion  sa  të drejtpërdrejtë , aq dhe metaforik ,herë në mënyrë të drejtpërdrejtë  e herë tërthorazi ,bën përkufizimin  e dashurisë, si një ndjenjë e papërsëritshme njerëzore dhe tipizimin  e njeriut të dashuruar marrëzisht. Ndërsa Sulltan Mehmeti I , në poezinë e tij me titull ”Më ke lidhur me flokët e tua”, e ndjen vetn të kapur rob nga e dashura e tij e zemrës. Për të shpëtuar nga dhimbjet, që i shkakton dashura, ai  lutet: ”Allah, për mua ki mëshirë,/ se si një skllav po shkoj në gropë”(13).Është bukuria e rrallë e flokëve të saj, që  duke i  prangosur  zemrën, i ka shkaktuar dhimbje të fuqishme. Prandaj,Sulltani poet, shkruan më poshtë, ”se kësi dhimbjesh, moj zemër,/ti s’i duron dot”(24).

Sulltan Selimi, djali i Bajazitit të Dytë, njihej jo vetëm si një  njeri tepër luftarak, por edhe si një poet i papërsëritshëm. Edhe pse thirrej me nofkën “i pamëshirshmi”, para të dashurës shfaqej si më njerëzori. Ai, që me fronin e tij vret e prangos, shtyp e shfaros pa mëshirë kundërshtarët e tij, për dashurinë  shprehet me fjalët më të ngrohta. Para të dashurës, ai mediton  poetikisht: ”Oh, tym  i kësaj zemre që digjet me qetësi,/ si  vel e valë, mbulon sytë e mi”.(28). Për të, dhimbjet që shkakton dashuria, janë më të hidhura se dhimbjet  e shpimit të shigjetës. Prandaj të dashurës së tij i drejtohet me vargun e thyer metaforik: ”Të lutem, pash njatë hënë,/ mizorinë tënde/ mos  ja shpërndaj /ti botës anembanë”.(26). Princ Kurkurti, I cili qëndroi në fronin e Sulltanit vetëm 17 ditë, ishte jo vetëm  dijetar i fushave të ndryshme, por shkruante dhe poezi të bukura, veçanërisht për dashurinë. Ai, që për pushtet luftoi për t’i rrëmbyer  fronin edhe të atit, në çastin, kur merr vesh se do ta vrisnin, shkruan: ”Në duan të më vrasin/… s’kam frikë./ Si trëndafil, të dashurës/i fal çdo plagë me thikë”(31). Për të, plagët e thikës  edhe mund të shërohen, ndërsa plagët e dashurisë nuk shërohen kurrë.

Erën e ngrohtë të shpirtit të dashuruar, lexuesi e ndjen të këndshme edhe në  lirikat e Princit  Bajazid (djali i dytë i Sulejmanit të Madhërishëm).Shahin,nga që u rrebelua  kundër të jatit, për t’i  zënë vendin, e dëbuan në Iran.Më pas,jo vetëm që e vranë bashkë me katër djemtë e tij, por dhe e dogjën në Siva. Poezitë e tij janë tepër spontane e me ndjeshmëri të rrallë. Edhe në çastin, kur e kupton se jo vetëm i kanë privuar lirinë , por  i kërcënojnë  edhe jetën, ai kërkon të bëhet ”kurban për të dashurën e tij, një orë e më parë”.  E dashura  i ngjan si varka me vela, që kërkon ta shpëtojë nga dallgët. Ndërsa psherëtimat e saj i  duken ”Të bukura si  sabahu, kur  heshtur nisë të zbardhë”(50).

Edhe nga një vështrim i tërthortë  për krijimtarinë poetike të Sulltanëve ,kupton se ata,  që nuk tronditeshin as nga luftërat pushtuese dhe për pushtet, para të dashurës përulen dhe përgjërohen, luten e gjunjëzohen, përloten e përbetohen se për to,do të falin edhe jetën. Janë të shumta poezitë e Sulltanëve, që satirizojnë e fshikullojnë dukuritë negative të shoqërisë së kohës. Mustafai i Tretë, që thirrej me pseudonimin ”Xhihangiri”, për të na dhënë një vizjon të qartë për dekompozimin e Perandorisë Osmane, shkruan: ”Dynjanë  e mori rrëmuja,/ dikur ish plot me bilbila”. Ndërsa tani “…e ka marrë rrokopia, se është mbushur me debila,/ Që të gjith’ të korruptuar,/ batakçinj e të pabesë”(58). Epitetet karakterizues, janë sa të dretpërdrejtë, aq dhe metaforikë. Ata tipizojnë  një sistem të degraduar, që i  ngjan një kali gërdallë, të cilit, mbasi i kanë rënë potkonjtë, janë  gati t’i bien edhe thonjtë.

Kurse Ibrahim  Selimi i Tretë, i cili ishte jo vetëm poet, por dhe muzikant, i etur për t’i dhënë Perandorisë Osmane orientim perëndimor, përzuri nëpunësit e vjetër të korruptuar të administrates, që shtypnin dhe përbuznin popullin, për t’i zëvendësuar me  nëpunës të rinj. Në satirat e tij, të ngjeshura me sarkazma, synonte  që të ndikonte sadopak, për për t’i  dhënë fund korrupsionit dhe egërsisë. Poezitë e tij janë pamflete të fuqishme, që e çjerrin maskën e një sistemi të perënduar, pas skutave të errëta, të të cilit gjallon drita, e cila do të ndriçonte mendjen dhe shpirtin e njerëzve. Këta do të rilindnin shpresat për një botë të re, pa pranga e skllavëri, pa shtypje e varfëri.

Lirikat e Sulltanëve, në të vërtetë,  janë shpërthime spontane, që herë të ngjajnë me lirikat popullore e herë të çojnë në gjurmët  e lirikave të ngrohta  e tepër  brilante të Sadiut të papërsëritshëm. Shumllojshmëria e vargjeve dhe strofave, gjuha e gjallë ,figuracioni  i pasur dhe me ngjyrime të theksuara emocionale  e tepër të ngrohta, e bëjnë lexuesin herë të gëzohet e herë të trishtohet, herë të emocionohet e herë të motivohet, për të zbuluar nga thellësitë e “akullit” të shpirtit të Sulltanëve, “prushin” e dashurisë njerëzore, për ta përcjellë brezpasbrezi  në shpirtërat e njerëzve, që e dashurojnë jetën dhe lirinë.

Tiranë, mars 2013

( E dërgoi për publikim, prof. Murat Gecaj )

GJUHA AMTARE NË DIASPORË

$
0
0

Sokol Demaku

                                   GJUHA AMTARE NË DIASPORË

2sokolNë ditët bashkëkohore ne jemi dëshmitarë të asaj se tek shumë fëmijë, të rijnë dhe të reja shqiptare në vendet perëndimore gjuha amtare ka kaluar në gjuhë të dorës së dytë. Këtë nuk është fare vështirë njeriu ta kuptojë, apo edhe ta përjetoj. Këtë mund ta kuptojmë më së miri nga vet angazhimi i ynë dhe i të rinjve në diasporë, angazhimi i familjes në këtë drejtim si dhe enteve dhe institucioneve mësimore në diasporë.

Sa duket këtu qëndron edhe problemi se sa këto janë të angazhuara në këtë drejtim.

 Si duket ditë e më shumë fëmijët tanë i janë të nënshtruar asimilimit gjuhësor, sepse ata thuajse nuk përdorin gjuhën amtare por gjuhën e vendit dhe mesit ku jetojnë, në jete, ata atë e përdorin në familje por edhe në shoqëri e lojë.

Kjo me të vërtetë është shqetësuese për ne kur shohim se një pjesë e fëmijëve tanë gjuhën e nënës e konsiderojnë si gjuhë të dorës së dytë, por kjo ka edhe arsyet e veta e këto arsye mund të jenë të forta por mund të jenë edhe vetëm sa për tu arsyetua e arsye për të harru gjuhën e nënës nuk ka.

Por ne duhet ti hetojmë dhe hulumtojmë shkaqet pse ndodhë kështu me fëmijët, të rinjtë dhe bashkëkombësit tanë në diasporë.

Po shkaqet dhe arsyet janë më se të shumta e do përmendim vetëm disa që janë aktuale dhe kanë ndikim shumë negativ dhe të madh në këtë qeshje.

-Organizimi i dobët i mësimit plotësues  për fëmijët tanë në diasporë, askush nuk merret me këtë çështje,

-angazhimi i njerëzve me profesion jo adekuat që të merren me organizimin e kësaj çështje madhore për fëmijët tanë, ku edhe përkrahen nga entet dhe institucionet arsimore, që është një gabim shume i madh,

-mësimi plotësues i gjuhës amtare është fakultativ që ka efekt negativ tek fëmijët,

-në shumë vende perëndimore mësimi i shqipes bëhet në mënyrë private nga prindërit,

-angazhimi jo i mjaftueshëm i prindërve ne këtë drejtim,

-angazhimi i mësuesve te pakualifikuara për pune me gjuhën amtare, pra angazhimi njerëzve që asnjëherë në jetën e tyre nuk kanë punuar më fëmije apo gjuhë vetëm kur vetë ata kanë qenë në bankat shkollore si nxënës,

Pra këto janë disa nga dukurit më të shpeshta të cilat kanë ndikim negativ vendimtar pse fëmijët tanë nuk janë të interesuar dhe nuk i japin kurrfarë rëndësie gjuhës amtare.

Por edhe shumë e shumë probleme tjera të cilat kanë efekt negativ në zhvillimin dhe kultivimin e gjuhës së nënës tek fëmijët tanë.

Ky fenomen që është mjaft aktual është duke u përhapur ditë e më shumë jo vetëm tek fëmijët tanë që kanë lindur ne diasporë por edhe tek ata të cilët kanë lindur në vendlindje e më vonë kanë migruar.

Ne si prindër dhe si të rritur duhet të kuptojmë se kjo dukuri është shumë e dhimbshme dhe është mjaftë shqetësues për ne. Duhet të kuptojmë se fëmijët dhe të rinjtë tanë janë atje ku janë pa fajin e tyre, pra shkaktar kryesor i kësaj dukurie shume të ndjeshme dhe negative janë të rriturit, pra vet prindërit e këtyre fëmijëve.

Duhet të kuptojmë se rolin kryesor në edukimin dhe arsimimin e fëmijëve e luan familja, shkolla dhe rrethi ku fëmija jeton dhe rritet.

Secili nga këta faktor ka apo mban një pjesë të përgjegjësisë në arsimimin dhe edukimin e fëmijës. Por pyetja është se sa janë të angazhuar në këtë drejtim këta tre faktor kyç në këtë proces dhe sa është rezultati i tyre në këtë drejtim?

Ne duhet të kuptojmë së fëmija në diasporë apo si ta quajmë në mërgim has apo takon një shoqëri tjetër deri me tani të panjohur për te, takon një kulturë tjetër, has në një traditë diametralisht tjetër me traditën tonë. E e terë kjo ka efekt ne jetën e fëmijës dhe të riut.

Dhe në fund me një gjuhë të re apo si të themi një gjuhë të huaj për te. E këtu qëndron i gjithë theksi i problemit ku me këtë fillon edhe gllabërimi nga asimilimi gjuhësor i fëmijëve në mërgim. Asimilimi është i pamëshirshëm dhe ai vepron atëherë kur ne nuk jemi syçelë me atë se çka po ndodhë në rrethinë tonë apo më mire të themi me atë se çka po ndodhë me ne.

E ky është gabimi më i madh tek disa familje, pra familja duhet të jete aktive, duhet të ketë komunikim të vazhdueshëm me fëmijët, duhet përdorë vazhdimisht gjuhën amtare në familje, por duhet dhenë rëndësi edhe gjuhës së vendit ku kjo familje jeton. Në bazë të disa studimeve që janë bërë  në shumë vende perëndimore del se nëse fëmija mëson paralel dy gjuhët ai do jetë më i suksesshëm në jetë e këtë gjë shumë prindër tanë e injorojnë apo e marrin si jo serioze duke thëne se fëmiu im duhet të mësoj vetëm gjuhën e vendit ku jeton se shqipen e zotëron. E ky është një gabim shumë i madh i prindërit.

Në shumë vende evropiane çështje së mësimit të gjuhës amtare të emigrantëve i kushtohet një rëndësi shumë e madhe e në këtë drejtim prijnë vendet skandinave të cilat derdhin shuma të mëdha mjetesh finanasiare në këtë drejtim por sa ne i shfrytëzojmë dhe si i shfrytëzojmë këto është problem në vete.

Pastaj është problem në vete organizmi i ynë në këtë drejtim.

Ke e angazhojmë ne në mësimin e gjuhës amtare edhe pse shteti në mënyrë solidare po ndihmon në ketë drejtim.

Këtu janë ato defektet e mëdha dhe të cilat kanë sjellë ne ketë gjendje mësimin e gjuhës amtare në diasporë edhe pse ndihma nga shume vende nuk mungon.

E këto bëjnë efekte negative tek fëmija, dhe se ai më nuk është i interesuar për mësimin e gjuhës amtare.

Fëmija që dinë gjuhën amtare ai nuk ka problem me gjuhën e vendit në të cilin ai jeton dhe njëherit ai ka rezultate shume pozitive edhe në lëmit tjera mësimore.

Po, ka edhe hulumtime që dëshmojnë se është më lehtë ta mësosh një gjuhë të dytë, kur njëkohësisht ke një bazë të shëndoshë në gjuhën tënde në gjuhën amtare. Ato dy gjuhë, nuk kanë nevojë të konkurrojnë njëra me tjetrën, por, ato të funksionojnë si ndihmesë e njëra tjetrës. Nëse fëmija ka mësuar një nocion në gjuhën amtare atëherë është më lehtë ta mëson fjalën me një nocion të ngjashëm në gjuhën e dytë dhe anasjelltas.

Nuk janë të rralla rastet, kur fëmijët gjatë disa periudhave preferojnë përdorimin e gjuhës së vendit ku jetojnë, edhe pse prindërit mundohen të jenë konsekuentë dhe flasin gjuhën amtare me ta. Nëse prindërit dëshirojnë që fëmija të bëhet dygjuhësor, atëherë është me rëndësi që ata të vazhdojnë ta përdorin gjuhën amtare me fëmijën në familje. Është mirë, nëse moshatarët dhe të rritur të tjerë, përdorin gjuhën amtare me fëmijën, ashtu që gjuha të vihet në funksion edhe jashtë familjes. Në shumë raste është dëshmuar, edhe pse fëmija nuk e përdorë gjuhën aq shpesh, megjithatë ata mund të zhvillojnë një aftësi të lartë pasive, e kjo ju shërben si bazë që më vonë ta mësojnë përdorimin e gjuhës në mënyrë aktive. Nëse fëmija e përdorë  gjuhën e vendit ku jeton kur prindërit flasin gjuhën e vet amtare, këta duhet të mundohen ta ndihmojnë fëmijën, duke u përgjigjur me fjalët dhe shprehjet e përshtatshme në gjuhën amtare. Kontaktet dhe komunikimi me fëmijën janë, pra, të  rëndësishme, pavarësisht se cila gjuhë përdoret. Më me rëndësi është të dëgjosh se ç´thotë fëmija, sa mënyra se si e thotë apo cilën gjuhë e zgjedhë për t´u shprehur.

Fole atë gjuhë që e fletë më së miri, që të jeni në gjendje të shpreheni sa më mirë që fëmija juaj tu kuptojë, dhe kjo për shumicën është gjuha amtare. Është, po ashtu, më lehtë t´i edukosh fëmijët në një gjuhë në të cilën i shprehë ndjenjat më lehtë pra në gjuhën amtare. Shumë të rritur e kanë më lehtë të tregojnë përralla dhe tregime nga fëmijëria, të këndojë këngë, të krijojë rimë, së bashku me fëmijën, në atë gjuhë që ata vetë e kanë folur si fëmijë pra në gjuhën e nënës. Këto aktivitete janë shumë domethënëse, jo vetëm për lidhjet me fëmijën, por, edhe për zhvillimin e gjuhës tek fëmija në përgjithësi dhe se këto do kenë efekte pozitive në të folurit dhe gjuhën e fëmijës..

Zgjedh të flasësh dhe ta përdorësh atë gjuhë që të duket më e natyrshme dhe që të duket më e përshtatshme!

Sepse përvoja tregon se fëmijët që kanë ndjekur mësimin plotësues shqip,e flasin rrjedhshëm shqipen,e njohin bukur historinë dhe kulturën shqiptare,si dhe janë të suksesshëm edhe në lëndët tjera mësimore në gjuhën e vendit ku jetojnë. Pra ne shqiptarët në mërgim lëmë gjurmë jete në vende të huaja. Nëse jemi treguar edukator të mirë atdhetarë të mirë, edhe gjurmët do të i lëmë të mira, ana tjetër çon drejt asimilimit gjuhësor, rrënimit kulturorë e gjuhësor dhe lënë gjurmë të këqija në vendin e huaj, por pasojat dhe çmimet e haraçit do të paguaj fëmija-prindi.

Hulumtimet dëshmojnë se fëmijët dygjuhësorë që kanë mësuar të lexojnë e të shkruajnë në gjuhën amtare e kanë më lehtë ta zhvillojnë dhe ta ruajnë gjuhën amtare.

Më së miri do të ishte nëse fëmijët së pari mësojnë të lexojnë e të shkruajnë në atë gjuhë që ata e zotojnë më së miri, dhe kjo për shumicën e fëmijëve është gjuha amtare. Aftësia e leximit dhe e shkrimit në një gjuhë respektivisht në gjuhën amtare, e lehtëson më vonë mësimin duke lexuar në gjuhë tjera pra ka efekte pozitive gjuha amtare ne punën e mëvonshme të fëmija në shkollë.

Fëmijët mund të mësojnë, njëkohësisht, shkrim dhe lexim në gjuhën amtare dhe gjuhën e vendit ku jetojnë.

Por duhet të dimë se shumë fëmijë mërgimtar i kanë mundësitë shumë të kufizuara për ta zhvilluar gjuhën e tyre amtare. Shumica e tyre, para së gjithash, në shtëpi e dëgjojnë dhe e përdorin gjuhën amtare pakëz. Por, kërkohet më shumë nga prindërit që së bashku me parashkolloren dhe shkollën, t´i zgjerojnë kontaktet e fëmijës me gjuhën amtare. Së bashku duhet pra të rriturit tu krijojnë mundësi fëmijëve që ta përdorin gjuhën amtare, sa më shumë që është e mundur, si në familje ashtu edhe jashtë saj.

Edhe biblioteka luan rol me rëndësi në këtë drejtim, biblioteka ofron libra të përrallave në gjuhë të ndryshme amtare.

Një bazë e mirë për zhvillimin e gjuhës së fëmijës është bashkëpunimi i mirë në mes parashkollores dhe shkollës si dhe prindërve. Parashkollorja dhe shkolla kanë një përgjegjësi të madhe për zhvillimin e gjuhës së fëmijës, por, prindërit munden, po ashtu, të ndihmojnë në mënyra të ndryshme. Para së gjithash, duke inkurajuar fëmijën në mënyra të ndryshme në punën shkollore.

 Hulumtimet dëshmojnë se fëmijët dygjuhësorë që kanë mësuar të lexojnë e të shkruajnë në gjuhën amtare e kanë më lehtë ta zhvillojnë dhe ta ruajnë gjuhën amtare.

Më së miri do të ishte nëse fëmijët së pari mësojnë të lexojnë e të shkruajnë në atë gjuhë që ata e zotojnë më së miri, dhe kjo për shumicën e fëmijëve është gjuha amtare. Aftësia e leximit dhe e shkrimit në një gjuhë, e lehtëson më vonë mësimin duke lexuar në gjuhë tjera.

Fëmijët mund të mësojnë, njëkohësisht, shkrim dhe lexim në shumë gjuhë. Në lëndën shkollore, mësimi i gjuhës amtare, ka mundësi fëmija të mësojë shkrim dhe lexim në gjuhën amtare. P.sh. duke shkruar letër, duke lexuar libra dhe material tjetër të shkruar, mundet fëmija t´i zgjerojë kontaktet edhe më tutje me vendin e prejardhjes.

Mirëpo ne nuk duhet të rrimë duarkryq kur fëmija mund ta lë gjuhën e nënës e te flasë gjuhë të huaj, të mos mërzitet se është apo jo shqiptar, dhe të mos mendojë kurrë për vendlindje. Kjo është për tu rrëqethur, por shpresojmë se do te bëhet më mirë, dhe se shqiptaret kudo qofshin nuk do e harrojnë kombin, gjuhën, kulturën, zakonet, doket, adetet dhe gjithë atë çka është shqiptare.

Çdo shqiptar, e ka obligim kombëtar, moral e etik, që fëmijën e vetë ta edukojë dhe ta ruajë atë nga harresa e gjuhës sonë, dhe dinjitetit tonë.

Unë jam angazhua nga ana e Institutit që të bashkëpunoj me mësues të Gjuhës amtare në vendet evropiane, por sa ia kam arrite është shumë e vështirë ta them këtu. Kam dërgua shënime pran Institutit lidhur me numrin e mësuese ne vende te ndryshme evropiane si dhe emrat e mësuesve dhe shkollave e qyteteve ku ata punojnë, por unë në këtë material do ndalem më shumë dhe do përqendrohem në punën që bëhet ne shtetin suedez z dhe nga shteti suedez për ndihmën që të huajt marrinë kur kemi të bëjmë me mësimin Gjuhës amtare.

Në Suedi  si gjuhë zyrtare përdoret gjuha suedeze. Por në Suedi ka edhe shumë qytetar të cilët kanë një gjuhë tjetër si gjuhë amtare. Ajo mund të jetë finlandisht, arabisht, Tigrinja, shqipja apo ndonjë gjë tjetër. Ata që vijnë nga një vend tjetër dhe të jetojnë këtu kanë të drejtën e arsimimit në gjuhën suedeze, por edhe ne gjuhën amtare. Shumica e njerëzve që kanë një gjuhë amtare, përveç suedeze dhe jeton në Suedi, gjithashtu mund të kenë si lëndë mësimore edhe Gjuhen amtare e kjo është e garantuar me ligj dhe se shteti e financon shteti. Ne Suedi ne bazë të një statistike jo të saktë jetojnë mbi 50.000 shqiptar.

Pse kaq shumë gjuhë?

Pse ka kaq shumë folës vendas në Suedi?
Nëse ju përpiqeni të numëroni të gjitha gjuhët që fliten si gjuhë të parë në Suedi, ju merrni atë për rreth 200 gjuhë të ndryshme.
Të gjithë duhet të mësojnë gjuhën suedeze dhe një gjuhë tjetër – Të gjithë ata që shkojnë në shkollë mësojnë në gjuhën suedeze. Kjo është natyrisht për ata që kanë gjuhën suedeze si gjuhë amtare, por edhe si gjuhë të parë apo që kanë prindër me një gjuhë amtare tjetër suedeze.
Nëse një fëmijë ose prindërit e fëmijës kanë një gjuhë amtare tjetër jo suedeze, ata gjithashtu mund të marrin mësim në atë gjuhë.

Por jo gjithmonë dhe jo të gjithë.

Sepse duhet te jete një kuotë e numrit të nxënësve për te mësuar ne gjuhen amtare e ajo duhet te jete me se paku 5 nxënës ne atë shkolle.

Siç mund ta shikoni, fëmijët gjithmonë kanë mundësi të mësojnë në gjuhën e tyre amtare në shkollë, nëse ajo është një nga gjuhët e pakicave kombëtare. Nëse keni ndonjë gjuhë tjetër kështu që ju të merrni mësim nëse ka nxënës të tjerë aty pranë që e duan atë.

E pra, ka ligje për gjëra të tilla.

Ligjet janë aprovuar në parlament. Në ligj për gjuhët që ju mund të mësoni në shkollë është rregullimi i detyrueshëm.

Mësimi i qëllimshëm i gjuhës amtare

Parlamenti ka vendosur që të gjithë nxënësit të cilët kanë një gjuhë amtare tjetër, jo gjuhën suedeze, mund të mësojnë gjuhën e tyre në shkollën fillore – dhe në gjimnaz. Në këtë rast Suedia përcjell Konventën për fëmijë të Kombeve të Bashkuara, ” Shtetet që kane nënshkruar marrëveshjen janë të pajtimit që arsimimi i fëmijës të synojë në zhvillimin e respektit ndaj prindërve të tij, ndaj identitetit kulturor të vet fëmijës, ndaj gjuhës dhe vlerave të tij” (Artikulli 29).

Lënda ka karakter vullnetar dhe nxënësit duhet të kenë “njohuri themelore” në gjuhë. Komunat janë të obliguara të ofrojnë arsimim në gjuhën amtare sipas atyre dispozitave dhe kushteve që janë të përcaktuara në Rregulloren e shkollës fillore dhe të gjimnazit. Ekz­istojnë plan programe kombëtare, dhe notat e gjuhës amtare kanë vlerë kualifikimi të njëjtë sikurse notat në lëndët e tjera, kur nxënësi bën kërkesë të regjistrohet në gjimnaz ose në shkollë të lartë.

Përse duhet të mësohet gjuha amtare në shkollë?

Njohuritë në gjuhën amtare si dhe njohuritë për kulturën e origjinës japin parakushte që të arrihet një iden­titet pozitiv me disa kultura, gjë që nënkupton për nxënësin pjesëmarrje në shoqërinë shumë kulturore aty ku nxënësi jeton si dhe njohuri për kulturën e origjinës. Njohuritë e gjuhës janë çelës për komunikim. Gjuha amtare mundëson kontaktet e afërta brenda në familje si dhe me anëtar të farefisit që jetojnë në shtete të tjera. Në një botë gjithnjë e më shumë të ndërkombëtarizuar njohuria e disa gjuhëve është një burim si për individin ashtu edhe për Suedinë. Mësimi ka për qëllim të ndihmojë nxënësin të arrijë një aftësi në gjuhën amtare e cila gjë mundëson përdorimin e saj edhe si i rritur gjatë vazhdimit të studimeve si dhe gjatë ush­trimit të profesionit në

Suedi ose në shtete të tjera. Gjuhët janë vegla që shërbejnë për të zhvilluar njohuritë. Nëse nxënësit i lejo­het të përdor gjuhët e ndryshme në shkollë, atëherë mundësitë e nxënësit janë në rritje e sipër për të arritur njohuri të reja në lëndë të ndryshme.

 

Shkolla do të bëhet gjithnjë më e mirë

Qeveria ka vendosur të investojë mjete plotësuese për të ndihmuar komunat dhe shkollat që të jenë më të mira në rastet kur kanë të bëjnë me nxënës që flasin disa gjuhë si dhe të plotësohen nevojat e tyre të ndryshme. Të gjithë nxënësit kanë të drejtën e parakushteve të barabarta për të arritur qëllimin e diturisë në shkollën fillore dhe të vazhdojnë studimet në gjimnaz.

Me porosi nga qeveria, Organi shtetëror për zhvillimin e shkollës ka përpiluar një plan se si këto mjete të përdorën në kontribute dhe përkrahje të ndryshme:

*Drejtorëve të shkollave u është ofruar kualifikim në qeshjet që kanë të bëjnë me

shumëgjuhëshin dhe qëndrimin e tyre në lidhje me takimin me kultura të ndryshme dhe

bashkëpunimin shkolle – shtëpi,

*Arsimtarët suedisht folës të cilët japin mësim në lëndë të ndryshme nxënësve që flasin

disa gjuhë, shkollohen për ti mësuar më mirë nxënësit me suedishten si gjuhe të dytë,

*Arsimtarëve të gjuhës amtare ju ofrohet shkollim për tu aftësuar më mirë që të japin

udhëzime studimi në lëndë të ndryshme, si dhe për tu aftësuar për mësimin në gjuhën

amtare,

*Komunat marrin ndihma ekonomike për të punësuar një numër personash suplementar

në ato shkolla të cilat kanë nevojë për një numër më të madh të personelit,

*komunat marrin mbështetje për të zhvilluar metoda bashkohore për të shfrytëzuar më

mirë përvojën e prindërve për të përkrahur fëmijët e tyre në zhvillimin e identitetit dhe

diturisë së tyre,

*Nxënësit që flasin disa gjuhë duhet të nxiten për të fituar aftësi dhe dëshirë të

vazhdojnë studimet edhe pas gjimnazit.

Prindërit të cilët duan të din se në cilën gjuhë të flasin me fëmijët e vet dhe se

çka të bëjnë nëse ekzistojnë gjuhë të ndryshme në familje, nëse fëmija duhet të

ketë mbështetje ne gjuhën amtare në institucionin parashkollor, në rast se fëmija

duhet të marrë pjesë në mësimin e gjuhës amtare ne shkolle dhe se si mund të

japin përkrahje në zhvillimin e gjuhës suedeze te fëmija?

Përgjigjen në pyetjet e tyre do të gjenden në librezën(broshurën)”Dy gjuhë ose më shume?

Këshilla për familje me disa gjuhë. Materiali ekziston në gjuhën suedeze dhe 16 gjuhë tjera

dhe bazohet në përvojat e shumë familjeve që flasin disa gjuhë.

Ky material është përpunuar nga Instituti për studime gjuhësore në Rinkeby dhe është

botuar në bashkëpunim me Organin shtetëror për zhvillimin e shkollës.

Institucioni parashkollor dhe fëmijët që flasin disa gjuhë Në planin mësimor që është si bazë për veprimtarinë në institucionet parashkollore shkruhet:”Institucioni parashkollor synon që çdo fëmijë që ka një gjuhë tjetër amtare, jo gjuhën suedeze, duhet të zhvillojë identitetin e vet kulturor si dhe aftësinë e vet për të komunikuar si në gjuhën amtare gjithashtu edhe gjuhën suedeze .”

Zhvillimi i gjuhës dhe i identitetit përshtaten njëri me tjetrin. Të gjithë fëmijët kanë kënaqësi të takohen me gjuhë të ndryshme, në këtë mënyrë ata kanë mundësitë depërtojnë në kultura të ndryshme.

Në disa biblioteka gjenden libra për fëmijë dhe incizime me zë edhe në gjuhë të tjera përveç gjuhës suedeze,të cilat mund të huazohen në shtëpi.

Organi shtetëror është duke hulumtuar se cilat materiale janë të përshtatshme posaçërisht për veprimtari me disa gjuhë në institucionet parashkollore si dhe për lexime zë të lartë në shtëpi. Informata për këtë lloj të materialit do të gjendet në Organin shtetëror për zhvillimin e shkollës gjatë vjeshtës 2006 në portalin Tema Modersmål (www.modersmal.net) Por ky organ ne shqip as për se afërmi nuk i plotëson nevojat e fëmijëve sikurse ne gjuhet tjera sepse është më shumë jo profesional dhe politik e jo shkollor e pedagogjik si çdo portal tjetër shkollor ne gjuhe te ndryshme.

Trego një përrallë! Tregoje edhe një herë!

Fëmijët dëshirojnë të dëgjojnë tregime. Shumicës së fëmijëve ju pëlqen posaçërisht të dëgjojnë tregime për vet­veten, sidomos kur kanë qenë mjaft të vegjël. Tregimet tjera me rëndësi kanë të bëjnë me nënën dhe babin kur ata kanë qenë fëmijë dhe çka ka ndodhë atëherë, si kanë luajtur dhe çfarë çapkënëri kanë bërë ata. Të bisedojë për një kohë në qetësi duke treguar vetë se çka ka ndodhur, mund të jetë për një fëmijë një mënyrë e mirë për të përpunuar ngjarjet e ditës.

Fëmijët të cilët kanë mundësi të dëgjojnë tregimet e gjysheve dhe gjysheve dhe përrallat nga fëmijëria e tyre janë fatlum. Të marrë pjesë në të ashtuquajturin rrëfim gojor të traditës në familje ka rëndësi të madhe për zhvil­limin e identitetit të fëmijës. Fëmijët kanë dëshirë që të rriturit të lexojnë për ta. Ekziston një mungesë e madhe e librave në Suedi në gjuhë të ndryshme edhe pse një numër i bibliotekave po bëjnë përpjekje ti blejnë këto libra. Mirëpo, ndonjë herë kryhet “leximi në gjuhën amtare” kështu që i rrituri e përkthen tekstin në shpejtësi përderisa së bashku shikohen fotografitë ose vizatimet në një libër të shkruar në gjuhën suedeze. Mirëpo fëmijët mund të jenë jashtëzakonisht të përpiktë që përralla të jetë e njëjtë çdo herë ditë pas dite. Atëherë duhet kujtuar se çka ke treguar më parë!

Familjet shumë gjuhësore ndryshojnë nga njëra tjetra

Familjet mund të jenë dy apo shumë gjuhësore në mënyra të ndryshme. Të dy prindërit mund ta kenë një gjuhë të përbashkët amtare, që nuk është suedishtja, p.sh. somalisht. Njëri nga prindërit mund ta ketë pre­jardhjen nga një vend ku e flasin njërën gjuhë në shtëpi dhe një gjuhë tjetër në shkollë, p.sh. kurde në shtëpi dhe turqisht në shkollë. Ndoshta prindërit nuk e kanë të njëjtën gjuhë amtare ashtu që fëmija që nga fillimi dëgjon dy apo tre gjuhë, në shtëpi, p.sh. një familje ku babai e flet arabishten kurse nëna finlandishten, kurse prindërit, ndoshta, përdorin një gjuhë tjetër, për të biseduar me njëri tjetrin, p.sh. anglishten. Të gjitha familjet nuk përbëhen nga ”nëna-babai-fëmijët”, por, edhe nga të moshuarit e farefisit, të cilët luajnë një rol aktiv në edukimin e fëmijëve, dhe ata, ndoshta, pa­surojnë edhe më shumë botën e gjuhëve të fëmijës, edhe me një gjuhë tjetër. Edhe prindërit vetmitar, ndon­jëherë, mund të zgjedhin të investojnë në dygjuhësinë.

Fëmija, të cilit i drejtohesh në gjuhën amtare dëgjon shumë fjalë. Shumicën e atyre fjalëve ai i

njeh dhe i kupton. Ai e kupton se gjyshja dhe gjyshi gjenden në banesë edhe pse ai nuk i shef

ata. Ai është i gëzuar se do të fitojë akullore. Ai mëson se si të formuloj një kërkesë, si bëhet

një pohim dhe si bëhet ndërtimi i një pyetje në gjuhën amtare.

Në këtë mënyrë ne mësojmë rregullat gramatikore kur jemi fëmijë. Fëmija dëgjon, përsëritë

dhe së shpejti fillon të ndërtoj fjalitë e veta si dhe shprehë mendimet dhe dëshirat e veta.

Këto njohuri fëmija mund ti përkthejë për rrethanat e gjuhës suedeze kur ai ka mësuar fjalë

suedeze dhe se tani ka nevojë të formoj strukturat gramatikore përkatëse në gjuhën suedeze.

Viteve 2000-ta ne në Suedi flasim shumë gjuhë. Shumë fëmijë rriten në një familje që

përdorë disa gjuhë. Në institucione parashkollore dhe shkolla fëmijët dhe të rriturit ndeshen

me shumë gjuhë. Si institucioni parashkollor ashtu edhe shkolla mbrojnë shumë gjuhësinë e

fëmijëve dhe të rinjve dhe kjo ka një domethënie vendimtare për identitetin dhe zhvillimin e

njohurive të tyre. Ne mund të mësojmë një gjuhë të re pa pas pasoja për një gjuhë tjetër.

Njohurit e gjuhës amtare të nxënësit shumë gjuhësor nuk do të vihen kundër njohurive të

gjuhës suedeze shumicë. Përkundrazi Gjuha lindë gjuhë! Ato koncepte(kuptime) për të cilat

kemi fjalë në një gjuhë se shpejti mund ti marrë me vete kur kemi mësuar si quhen ato në një

gjuhë të re. Për të përkthyer vetëm një koncept të njohur është zgjidhja më e thjeshtë, në

krahasim me atë nëse ne duhet të gjejmë njohuri të reja, kur shpjegimet skjarohen me ato fjalë

që ne nuk i njohim. Ne të rriturit-prindërit, mësuesit, hulumtuesit (studiuesit), krijuesit e

opinionit dhe  marrësit-vendosim se cilat mundësi do ti kenë fëmijët dhe rinia të cilët

janë shumë gjuhësor për të zhvilluar njohuri me anë të ndihmës reciproke të gjuhëve të ndryshme. Ja kjo i ngjan situatës së fëmijës që flet më shumë se një gjuhë. Të përdorësh te dy gjuhët do të thotë më tepër dimensione dhe mundësi të thelluara për zhvillimin e njohurive. Mirëpo fëmijët që flasin më shumë gjuhë nuk e kanë gjithmonë të lehtë në shkollën suedeze. Edhe pse shumica e përballojnë mirë, ekzistojnë të tjerë që nuk ia arrijnë qëllimit të diturisë.

Ekzistojnë disa arsye që bashkëveprojnë në këtë. Një arsye është që mësimi i gjuhës amtare si dhe në gjuhën amtare është zvogëluar në të gjitha nivelet shkollore gjatë këtyre 10-15 viteve të fundit. Në institucionet parashkollore ka qenë e njohur nga përvoja se ndihmesa e hershme gjuhësore dhe mbështetja sa i përket identitetit janë posaçërisht të rëndësishme në këtë moshë të re. Mirëpo komunat kanë pasur nevojë të kursejnë para. Shumica e komunave kanë hartuar orarin e mësimit në atë mënyrë që pjesa e mësimit të gjuhës amtare mbahet në fund të pasdites. Kjo ndikon që më pak nxënës të zgjedhin të mësojnë gjuhën e tyre amtare. Kur mësimi i gjuhës amtare mbahet në një kohë kur nxënësit dhe mësuesit tjerë kanë mbaruar mësimet shkolle humbë mundësit për të shfrytëzuar kompetencat shumë kulturore që kanë arsimtarët e gjuhës amtare. Donë të thotë se njohurit për situatën e nxënësve që u përkasin disa kulturave zvogëlohen dhe arsimtaret suedez kanë parakushte te dobëta për tu ballafaquar me kërkesat e këtyre nxënësve. E këtu faj është edhe i yni për arsye se ne kemi mësues jo të kualifikuar të cilët punojnë me fëmijët tanë në shkollat e këtushme e kjo është e mete e jona, prindërve tanë, organeve tona përkatëse nga vendlindja.

Me duhet të ceku këtu se bashkëpunimi mes organeve kompetente nga Shqipëria dhe nga Kosova kanë bëre shume pak në këtë drejtim në ndihmë mësimit të Gjuhës amtare në Diasporë. Ministritë e arsimit janë shumë pak të angazhuara në këtë drejtim sidomos ajo nga republika e Shqipërisë.

Pra duhet një angazhim dhe një përkrahje më e madhe punës së mësimit të gjuhës amtare në diasporë nga Shqipëria dhe Kosova respektivisht nga Ministritë e arsimit.

Kam mendimin se punëtorët e arsimit në të gjitha vendet evropiane duhet të ndalen dhe të zhvillojnë kontakte me koleget e tyre nga Mbretëria suedeze në mënyrë që të shikohet mundësia e aplikimit të rregullave të këtij vendi edhe në vendet tjera të bashkimit Evropian kur është fjala tek mësimi i gjuhës amtare në diasporë.

Vallë çdo bëhet me artin tonë

$
0
0

VALLË ÇDO BËHET ME ARTIN TONË!
Riza Lahi

Po t’u hedhësh një sy të shpejtë botimeve të pafund të poezive, që nga më të rinjtë e deri tek burra të moshës sime dhe më të mëdhenj, që nga librat e deri tek Interneti, ngado mbizotëron në mënyrë absolute tema e dashurisë. Lëvrohet kjo temë pafund e bukur, pafund jetësore dhe intime… Që nga vajzat e reja, që e “synojnë” temën e dashurisë me bukurinë e vështrimit të fshehtë, të kundrimit të luleve të pranverës nga dritarja dhe fuluturimin e pëllumbave që andej, e deri te gra e gjyshe që janë më “agresive”, më tundonjëse, shumë më të shlirëta sesa një vështrim dhe një e skuqur e lehtë e rinisë. Shkruajnë djema të rinj, të cilët, më shumë i sulen “aksionit të dashurisë” se sa kësaj ndjenje hyjnore që nuk ka asnjë lidhje me “aksionin”, por shkruajnë përherë e më shumë poetë pleq apo që donë t’i zbulojnë të fshehtat e tyre poetike në këtë moshë.
Dashuri dhe “aksion” ngado, thuajse ngado!

Me fare pak fjalë, në gazetat mbizotëron politika, në botimet dhe afishimet poetike – mbizotëron “dashuria”. Si shpjegohet kjo?
S’do ishte asfare gabim të thoshim me plot gojën që kjo temë ëshë pjesë e një krize të tmerrshme që po kalon populli ynë. “A po ma thyen… a pot a thyej”, thuhet në njërën nga këngët më të klikuara në hapsirën mbarëshqiptare sot, që vjen pas një tjetre po kaq të klikuar, si kjo më poshtë që mundëm t’ia kopjonim tekstin:

“Hajde me mua, more qefllijo
Hiqi ti rrobat, amore mio

Me një sinjora dolla xhiro
Hajde më tha, more vampiro
Shëtitëm më motor
Ti dukesh se je horr
Ti dukesh se je horr

Me kryetaren dikur fjeta
As në Hollivud si ty nuk gjeta”

Siç e shikojmë, megjithëse edhe këta “poetë” i shkruajnë dashurisë pa pikën e artit dhe në mënyrën më banale, janë pjesë e tematikës së sipërfolur. Për çudi janë super të klikuara. Po prishen kështu “genet artistike” të popullit shqiptar, të brezit që ka moshën e lulëzimit, apo çfarë?

Është dalldi e një populli që jeton në zjarmi, sikur në “jermi”, sepse ndoshta: papunësi masive, korrupsion i rrënjosur deri në qelizat, imoralitet i papërfytyrueshëm për një “gentleman” të klasës së “politikanëve profesionistë”, të kësaj bande faqezezësh, që shesin “erz e nder” ndërsa e lëpijnë 77 herë pështymën e tyre vetëm për një karrige.
Si duket, njerëzit kanë gjetur strehë te “dashuria”, si kur hyhet në një haur për t’i shpëtuar rrebeshit e kërdisë së shiut përjashta. Në këtë strehë njerëzore kanë hyrë e hyjnë, përherë e më me lezet, edhe burra me “namuz”, por vallë a nuk është lajthitje e dhimbshme, vallë çdo bëhet me artin tonë…

(Shkëputur nga shkrimi “Poezitë e frikeshme të dashurisë” – Riza Lahi, 2013)

KUR NJË POPULL ËSHTË I NDARË

$
0
0

Shkruan:Shaban CAKOLLI

Letërsia jonë që nga  vitet e 90-ta,e krijuesve  që nisën rrugën e krijimtarisë së tyre letrare,ka sjellur prurëje të mëdha të cilave nuk ka mundur të u përballoj edhe kritika jonë letrare.Thonë se arti i fuqishëm lindë në kohë të vështira,dhe krijuesit tanë artin e tyre letrar e  nisën mu në këto kohë të vështira,kohë kur nën sundimin e hekurt sllav ku fjala jonë ishte e ndrydhur dhe kërkonte guxim  e sakrifica për të e folë dhe shkruar.Pasioni  lindi me njeriun,por janë kushtet ato që hapin ose mbyllin shtegun e duhur.Pavarësia krijuese dhe hapësira e autorit në shoqëri vërtetë është një sfidë.Krijimtaria edhe është çështje individuale,por edhe e pavarur.Në shenjë të njëqind vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë,janë botuar krijimtari të dëlira,të begatshme,kulturore dhe historike nga mbarë hapësira shqiptare.Një nga krijimtaritë letrare e një autori me pastërti shpirtërore,e cila na gëzoj kur ra në duart tona,është përmbledhja poetike”KUR NJË POPULL ËSHTË I NDARË”e autorit Arsim Bafti Krasniqit,poetit dhe publicistit tanë të vyer,i cili vjen nga  Vllasa e Kosovës Lindore,i cili jeton dhe vepron në Zvicërr.Ky krijues i shquar mirret  me shkrime,ku gjithnjë preokupim i tij është  ciUdha çështja kombëtare dhe vendlindja.Një krijues i cili ka preokupim  kombin dhe vendlindjen,ka pastërti shpirtërore,e cila është faktori kyq për ndërtimin e personalitetit të tij krijues.

Arsim Krasniqi me punën e tij krijuese,ka ndërtuar hapësirën e vet krijuese,me një vizion të gjërë dhe si e tillë vepra e tij e krijuar do të ruaj përjetësinë.Tham më lart se preokupim i autorit në tërë përmbledhëjen e tij,janë çështja kombëtare dhe vendlindja,por jo të udhëhequr me ndonjë  parim të sëmurë e individual,as nga përpjekje grupore apo klanore,por me një hapësirë të gjërë e të pavarur ku fiton arti.Të jesh letrar sot te ne,është mjaft e vështirë të gjendesh jashtë rrjedhave politike që ndodhin te ne.

Ky virus politik të e arsimimit dhe krijimtarisë të asaj kohe,por fatkeqësisht nga viset prej nga vjen poeti është një udhë e vështirë,plot ëndrra që kërkon guxim të çfaqet,pori bindur e i guximshëm për të i shërbyar atdheut,Arsimi ka intelekt e guxim të çfaq pasionin e ndrydhur me penën e tij.I etur dhe i mallëngjyer për vendlindjen dhe njerëzit e saj,pena e tij lëron me vargje,shpreh brengat,shqetësimet dhe preokupimet e tij,gërsheton letërsinë dhe historinë me elemente faktike të vargjeve,paraqet data e ngjarëje historike,të sotëmen dhe të kaluarën e popullit të vet të ndarë padrejtësisht,një populli i cili në shekuj dhe sot mbetët nën ombrellën e huaj,trajtohet jo njerëzisht mbi të cilin objekt prej kohësh ishin dhuna dhe terrori,të cilat mbi këtë popull të pambrojtur sa vijnë e shtohen,poeti Arsim Krasniqi lufton,proteston,bënë klithmë mes arti dhe ky art me  thirrje të fuqishme dënon katrahurën që godet këtë popull të pafajshëm,të pambrojtur,liridashës,dhe këto protesta poetike flasin fuqishëm.Megjithatë poezia e tij është e qëndrueshme,plot mesazhe, mes cilës vihet në thumb jo njerëzorja,dhuna,padrejtësia,pa munguar krenaria e shqiptarëve të asaj ane ku aq gjatë luftojnë kundër shovinizmit serbomadh.Poeti me një mjeshtri intelektuale din të përshkruaj edhe heroizmat,burrëritë,trimëritë,sinçeritetin,punën e nderin në mbrojtëjen e  vendlindjes,dijes dhe arsimit shqip.Krijimtaria është dhunti,është edhe trashëgimi,e cila pasurohet duke shkruar e lexuar shumë,te cilat  cilësi i ka krijuesi ynë Arsim Krasniqi,ky bir i një strategu të shquar të popullit të asaj ane Bafti Krasniqit,i cili lin e hasim te disa nga krijuesit,nuk e gjejmë te krijuesi Arsim Krasniqi.I vetdijshëm se ky virus politik në taboret e letërsisë len gjurmë jo të shëndetshme në letërsinë tonë,ai krijimtarinë e vet e vënë në shërbim të atdheut dhe kombit.

Me punën e penën,mençurinë arsimimin shqip në këto anë la gjurmë të pashlyara si arsimues i kësaj ane,si veprimtar e poet,që i dha nderë këtyre anëve dhe vetes si veprimtarë i dalluar kombëtar.Krenaria jonë është e dyfishtë,kur biri i  Bafti Krasniqit,Arsim Krasniqi, po ndjek hapat e babait të vet  mësuesit,poetit e patriotit kombëtarë.Para se të vazhdojmë këtë vështrim rreth këtij  libri poetik,të njohim lexuesit shkrurtimisht me një biografi të shkurtër,të intelektualit,poetit dhe veprimtarit Arsim B.Krasniqit.

Arsim B.Krasniqi,është lindur në Vllasë më 1969.Katër klasë i kreu në gjuhën shqipe në Medvegjë.Pasi sërbët në këto anë mbyllnin ciklin e lartë në gjuhën shqipe,Arsimi detyrohet që shkollimin të e vazhdonte në  Banjë të Sijarinës,sepse i ati i tij  Bafti Krasniqi,veteran i arsimit.

Poet dhe veprimtarë kombëtarë,edhe përkundër shantazheve që i bëheshin,nuk kishte pranuar që i biri i tij  Arsimi ,shkollimin të e vazhdoi në gjuhën sërbe.Arsimi po bënte shkollimin në kushte të vështira,duke udhëtuar shtëpi-shkollë dhe anasjelltas,nga tetëmbëdhjetë kilometra në dy drejtimet.Në vitin 1986 u regjistrue në shkollën e    mesme të  Mjeksisë në Prishtinë,kurse më 1989 në Fakultetin e Mjeksisë në Universitetin e  Prishtinës,por me qëllim të ia ndërpresin studimet e dërguan në shërbimin ushtarak.Arsimi po këmbëngulte në kryarëjen e studimeve.

Pasi që kishte mbaruar vitin e dytë të studimeve,me 1993 pushteti serbosllav kërkonte për të e mobilizuar.Shkas i mobilizimit të tij ishte nga se sërbet po hulumtonin biografitë e veprimtarëve shqiptarë të kësaj ane.Këtu tani sërbët kishin të bënin me një familje patriotesh shqiptarë:biografia e babait të Arsimit,veprimtarit të madh Bafti Krasniqit si dhe pjesëmarrja e  Arsimit në Referendumin e vitit 1992,për bashkimin e Medvegjës,Bujanocit dhe Preshevës me Kosovën,ishin shkaqe që sërbosllavët po përndiqnin  Arsimin çdo hap.Gjendja e sigurisë së tij keqësohej përditë e më shumë,kështu  Arsimi detyrohet të ndërpres studimet dhe në vitin 1993 u strehua në Gjermani,kurse katër vite më vonë më 1997 strehohet në  Zvicërr,ku edhe sot punon dhe vepron.Arsimi është punëtor dhee aktivist i paepur,veq veprimtarisë kombëtare  merret me shkrime ,në poezi dhe publicistikë,por preokupim jetik i tij është çështja kombëtare dhe vendlindja.

Të i kthehemi sërish vështrimit të kësaj përmbledhje të bagatshme poetike”KUR NJË POPULL ËSHTË I NDARË”,të poetit Arsim Krasniqi.Çdo rrugë e ka mjeshtrinë dhe fshehtësinë e vet,por poezia është fshehtësia e çdo rruge dhe çdo sendi.Poetët e mirëfilltë të të gjitha kohërave kanë ditur dhe guxuar që këtë rrugë të fshehtësisë së bukur artistike të e nisin me kokën e mbushur plot mençuri,frymëzim,nxitje,ëndrra e plane të bukura.Krijimtaria nuk është punë që matet dhe shpërblehet me orar.Poezia mblidhet ashtu siç mbledh bleta nektarin,kur poeti ndjenë se është plotësuar cilësia për të botuar një vëllim poetik,poeti troket në dyert e një shtëpie botuese.I tillë është Arsim Krasniqi,nuk nxiton të grumbulloj sasi,por rrugëton ngadal e sigurtë në rrugëtimin poetik,me mençuri nxjerr nga brendia e shpirtit,art me vlera, mesazhe të fuqishme që u mbijetojnë kohërave.Zëri i Arsim Krasniqit është zë ndërgjegjeje,,zë i madh i cili nuk pushon së thirruri,në vete ka mesazhe domethënëse,vargje që flasin shumë,shpesh ndoshta një varg apo disa vargje flasin më shumë se tërë poezia,nëse atyre dijmë të ua nxjerrim përbajtëjen e thellë thelbësore:”Kur një Popull është i Ndarë”,vet emërtimi i përmbledhjes poetike flet shumë,madje flet aq shumë sa ne nuk mund të e përshkruajm përmes këtij vështrimi.Kjo përmbledhje pastaj është e dhimbshme,e dhimbshme për shqiptarët,veprimtarët,poetët që e kuptojnë,ku  me mjeshtri dhe fuqi të vargjeve poeti thyan robërinë,hap mesazhe e horizonte për dritë e dituri,vret gënjeshtrat dhe padrejtësitë,mbetet i palakuar dhe histori në vete.

Poezia e parë e kësaj përmbledhke  quhet Kur një popull, është i ndarë,e cila mban vulën poetike të këtij libri,dhimbja e poetit e shprehur fuqimisht në vargje,kujton shekullin e vuajtëjeve të shqiptarëve nën robëri,shtypje,poshtrim e gjenocid,krenarinë si shqiptarët përkundraj këtyre vuajtëjeve nën shtypje .robëri e gjenocid,treguan guxim,forcë,gatishmëri,për të mbrojtur trevat e tyre,duke paguar me çmimin më të madh që mund të paguhet për atdheun-jetën.Poema të gjata,ku i këndohet nderit njerëzor,frymës patriotike, nderit kombëtar,rrjedhave të historisë tonë tejet të dhimbshme,i gjejmë,tek vargjet e poezive”Me trevën time jam Krenar”,”Masakra e  Sfircës”,”Në Vllasën time”, “Kam shumë Mall”,”Babait Tim”,”Sjemi vellezer pioner”,”Ra në Altarin e Lirisë”,”Kanë kaluar 120 vjet”,”Në Luftën e Fundit 1999″,etj……Sikur të ndalemi në analizimet e poezive një nga një,do të na duhej thellim,kohë dhe shkrime të një pas njëshme,por sikur më duket se për këto zbërthime  mbetet detyrë e lexuesëve të vemendshëm,të cilët do të begatohen me këtë libër,me vargje jetësore,mallin e zjarrt,dashurinë dhe dhembshurinë për gjithçka jetësore e fisnike.

Vargjet e  Arsim Krasniqit kanë detaje konkrete,origjinalitet,me petk të shprehjeve simbolike kuptim të gjallë në shumë aspekte kombëtare,të cilat janë të dashura për çdo dashamirë të fjalës së shkruar,që din të i kapë e përjetoj ato.Temat dhe motivet e vargjeve të Arsim Krasniqit janë plotësisht kombëtare.Frymëzimet nga këto tema të mprehta,që i japin shpirt e zjarr vargut,çështje që lidhen me historinë dhe ekzistencën e shqiptarëve në kohë dhe hapësirë,ku shpaloset dhembja mbi Shqipërinë e cunguar,pjesët e saja të robëruara,pa u korigjuar padrejtësia historike nga  Fuqitë e Mëdha,të cilat si me shpatë ndanë pjesët më të mira të tokave të shqiptarëve,për të ua dhënë si shpërblim maqedonasve,malazezëve dhe sërbëve,ku fatkeqësisht nën ombrellën e tyre edhe sot po lëngon Kosova  Lindore,e cila nuk është dhimbja vetëm e poetit,por  e të gjithë neve.Në këtë përmbledhje në poezinë Masakra e Sfircës,ngjarja përshkruhet dhimbshëmn,pra masakrimi i cili është art i ndyrë që sërbët e kanë ushtruar mbi shqiptarët në çdo vend dhe në çdo kohë.Aty lexuesi mund të i gjejë të gjithë emrat e qëndresës shqiptare,të cilët ranë në këtë masakër që ushtroj sërbi mbi gra,pleq efëmijë liridashës,por në pamundësi të mbroheshin.(Masakra kishte ndodhur me 4 dhjetor 1944).

Në poezinë “RA NË ALTARIN E LIRISË”,poeti përkujton me dhimbje e krenari Hashim Hajdinin,nipin e heroit kombëtar  Zejnel Hajdini,i cili për të mbrojtur vendlindjen dhe pragun e shtëpisë,në rrethimin që i bëjnë serbët më 26 mars 1999,e nisë luftën me sërbët duke bërë qëndresë heroike,duke lënë disa viktima serbe,deri kur bjen heroikisht në altarin e lirisë,për të mos vdekur kurrë.

Poeti i kushton një poezi edhe babait të vet  Bafti Krasniqit,i cili  dallohet si veprimtar i shquar i çështjes kombëtare,burrë i shquar i arsimit dhe kombit,i cili ishte mësues dhe poet,i atyre kohërave të vështira në Kosovën  Lindore.Po u japim një strofë nga kjo poezi:

  BABAIT TIM

(BAFTI KRASNIQIT)

Jam i mallëngjyar,por jam krenar

Se jam gjaku ytë, jam gjak shqiptar

E ti babai im shumë heret shkove

S´i besonim vetës se jetë ndërrove….

Bafti Krasniqi,ishte një njeri i madh,veprimtar i shquar kombëtarë,burrërorë,guximtar,i sinçert,mësues i cili ka bërë shumë për arsimimin shqip në Anamedvegjë,poet i shquar,veprën e të cilit kur e kam lexuar,më ka lënë mbresa,frymëzim,brum krijimtarie,të cilën e ruaj me kujdes dhe rrespekt në bibliotekën time.Duke rrugëtuar nga poezia në poezi,Arsim Krasniqi i përkushtohet fuqishëm  mallit dhe  dashurisë për vendlindjen,Vllasën larg së cilës gjindet dhe vuajtejet që përjeton ajo nën thundrën e huaj.

Krejt për në fund;libri “KUR NJË POPULL ËSHTË I NDARË”,i  Arsim  Krasniqit,është një libër historiko -letrar,i cili di saktësisht të faktikoj fakte,të ndërtuara mirë përmes vargjeve,me kulturë poetike,thënë gjithçka të përjetuar drejt,pa hy në urrejteje e mallkime, vargëruar me stil të mençur poeti,me një lëndë të pasur e të dëlirë,me dhimbje shpirtërore që rrjedhin,peisazhe kujtimesh,me subjekt e lëndë,me aftësi për të krijuar e ndërtuar personazhe të spikatur e të besueshëm,me ngjarje faktike përshkruan rrugën e mundimshme të një kombi të ndarë nga padrejtësitë,të mbetur nën dhunën,terrorin dhe gjenocidin e një armiku,që shfrytëzon padrejtësisht trojet e huaja.Duke lexuar këto fakte dhe protestën e poetit mes vargjeve,lexuesi do të përjetoj diçka sikur këto ngjarëje zhvillohen para syve të tyre.”KUR NJË POPULL ËSHTË I NDARË”,është përmbledhja poetike e  Arsim  Krasniqit,e ndërtuar me një brum poetik,jo thjesht një vargëzim,por do të e quaja një shkëlqim në errësirë,ujë në shkretëtirë,zjarr në akull….

Vargjet e tij janë histori në vete,të fuqishme,me mesazhe për të thyar robërinë,frymëzim e mesazh i bukur për lexuesin,atdheun e ndarë,qëndresë  që mund të thërret për të shenjëten,krejt çka mund të bëhet mes penës dhe vargjeve.

Ne e falemnderojmë nga zemra  Arsimin,i cili na mundësoj të kemi këtë libër të bukur,i dëshirojmë shëndet e të mira dhe shumë libra tjerë të këtij lloji.

MËRGIMTARËT SHQIPTARË NË VJENË TË BASHKUAR PËR TË MIRËN E KOMBITT

$
0
0

Shkruan:Shaban Cakolli

Nëse në këtë rruzull,ka popull që duhet të jetë krenar me historinë kombëtare,padyshim se krenaria u takon shqiptarëve.E themi këtë,nga se shqiptarët jeta dhe fati i ka përballur me shumë vështërsi,të cilat ua shklaktuan armiq të njëpasnjëshëm,të mbështetur nga  Fuqitë e Mëdha,të cilat padrejtësisht ua mundësuan pushtuesëve të shfrytëzonin vendin tonë dhe të na mohonin  lirinë dhe atdheun  tanë nëpër shekuj,duke na privuar nga çdo e drejtë elementare e jetës.Shqiptarët,pavarësisht nga pushtimet e egra të cilat ua bënë armiqët nëpër shekuj,kanë gjetur qëndresë të pashterrshme,asnjëherë nuk janë përulur para pushtuesëve,kanë përjetuar varfëri,dhunë,shtypje,përndjekëje,sakrifica të të gjitha llojeve,masakrime,por kanë qëndruar shkëmbinjë të pa lëkundur,gjithmonë  në rezistencë,me synim të pashterrshëm për lirinë kombëtare.Shumë popuj të cilët kanë përjetuar fatin si ne,nuk kanë mundur të gjejnë qëndrueshmëri për të iu përballur këtyre vërshimeve,si dhe dal-ngadal janë asimiluar dhe zhdukur tërësisht.Populli shqiptarë nga gjiri i vet ka nxjerrur figura të ndritshme nëpër historinë kombëtare,kapedan,njerëz të pushkës e penës, të cilët me veprat e veta i kanë bërë emër të madh kombit,e vetës së tyre krenarinë që ishin shqiptarë.Këto figura të ndritshme,jo vetëm që kanë lënë vepër e nam në trojet shqiptare,por edhe nëpër shumë vende të botës,të cilët  bota do të donte që këto figura të ndritshme të i kishte të gjirit të vet,si ishin:Gjergj Kastrioti, Aleksander  Moisiu,Nënë Tereza,e të tjerë,të cilët bota i prezantonte si njerëz të origjinës së vet,por ata ballëhapur e krenarë u thonin  jo,ne veprojmë në veprojmë në vendet tuaja,por jemi shqiptarë.Edhe viteve të 90-ta,pushtuesi sërbo sllav,volli dhunë të hekurt mbi popullin shqiptarë të Kosovës,mbi një popull të pafajshëm e liridashës,i cili jetonte në trojet e veta shekullore, por pushtuesi lakmitar sllav  donte të e bënte zap,shtonte mbi ta maltretime,burgosje,vrasje, dhe përndjekje në masë nga trojet e tyre.Njerëzit e privuar me dhunë nga vendlindjet e tyre,u detyruan të kërkojnë strehë nëpër vendet e ndryshme të Europës dhe botës.

Shqiptarët e përndjekur me dhunë nga trojet e tyre,të shkapërderdhur nëpër Europë dhe botë,u përballen me vështërsi të njëpasnjëshme nëpër vendet e huaja,me një gjuhë e kulturë të huaj,me punët më të rënda dhe pagat më minimale,punë të cilat si bënin të tjerët, kurse ata shkrinë muskujt dhe rininë e tyre,për Kosovën,kombin,shkollën,familjet,të varfërit,por  gjetën kohë të bashkohen rreth organizimit ,vetdijësimit kombëtarë,internacionalizimit të çështjes kombëtare,para popujve ku ishin strehuar.Shqiptarët kudo që u strehuan në diasporë,punuan të hapin shkolla në gjuhën shqipe,nxjerrëjen e gazetave dhe revistave në gjuhën shqipe,,mbrojtëjen dhe pasurimin e gjuhës,kulturës,traditave kombëtare,ata u organizuan,hapen  klube,,lidhje e grupime të ndryshme,për të u organizuar në baza kombëtare.

Nëpër këto shoqata e klube,shqiptarët organizoheshin të ndihmonin gjitha interesat kombëtare dhe shkrinë edhe atomin e fundit të energjisë së tyre,vetëm të ndihmonin çlirimin e atdheut nga pushtuesi.Këto forma organizimi,shqiptarët po i bëjnë edhe sot me shumë pedantëri.

Ndër shqiptarët aktiv,të cilët përkohësisht janë të përqëndruar me banim në Austri,nga maji i vitit 2011,nisën pregatitëjet e tyre për themelimin e ndonjë Qendre,e cila do të i bashkonte shqiptarët atje,fillimisht për të mbrojtur dhe pasuruar gjuhë,kulturë,art dhe traditë shqiptare,

për të mbrojtur të rinjët nga asimilimi,si dhe integrimin më të lehtë dhe më efikas ,të etnitetit tonë në shoqërinë dhe shtetin austriak,ku ata jetojnë.Njerëz të mençur e veprimtarë, u desh të derdhin  mund,kohë e shkëmbime mendimesh,se çka do të themelojnë:ndonjë grup letrarë, ndonjë Qendër kulturore,apo ndonjë  lidhje tjetër organizimi.Nismëtarët intelektual dhe aktiv,në konsultime të njëpas njëshme,erdhën në përfundim të formojë një Shoqatë Kulturore Shqiptare(SHKSH),me  Seli në Vjenë,të cilën e emërtuan:Shoqata Kulturore Shqiptare”Aleksandër Moisiu”,të cilën edhe e regjistruan tek organet shtetërore austriake.Nismëtar të kësaj nisme kaq të rëndësishme e të nevojshme,ishin veprimtarët e shquar intelektual:Anton Marku,Besim Xhelili,Hazir  Mehmeti dhe Amir  Jonuzaj.Themelimi i Qendrës ndodhi me 14 janar 2012,ku edhe u bë promovimi i kësaj QKSH,,u zgjodh kryesia e kompletuar,tuboi antarësimin dhe shënoi një program të pasur kulturoro-artistik.Themelimi i kësaj shoqate,jo vetëm që ka rëndësi për shqiptarët tanë atje,por ka një rëndësi edhe për austriakët,nga se aty po vepron një shoqatë shqiptare  e emërtuar me emrin e Aleksandër Moisiut,artistit të madh shqiptarë me famë botërore,i cili një pjesë të jetës së tij e jetoi në Austri.ShKSh”A.Moisiu”,brenda kësaj kohe bëri një punë të madhe,veq kësaj ajo hapi porta bashkëpunimi me shoqata,klube,lidhje dhe grupime të ndryshme, shqiptare,austriake,jo vetëm të atyre që veprojnë në Austri,por  edhe me qendra tjera kudo ku veprojnë shqiptarët,la porta të hapura bashkëpunimi dhe i ftoi ata për bashkëpunim.Deri më tani Shoqata  Kulturore  Shqiptare”Aleksandër Moisiu” në Vjenë,ka nënshkruar memorandiume bashkëpunimi me  Shoqërinë e Akademikëve Shqiptarë në Gjermani,me Lidhjen e Shkrimtarëve,Artistëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Gjermani(LSHAKSH) si dhe me Lëvizjen e  Gruas  Shqiptare,në Linz.Bashkëpunimi ka qenë i frytshëm në mes palëve dhe puna e tyre po shkon për çdo lavdatë.

Duke nxjerrë persona të edukuar dhe adekuatë, kemi një zë më të fortë dhe prezanim më pozitiv për veten tonë para botës.  kur kujton paraardhësit e denjë shqiptar, Ilirët me kulturën dhe traditën e tyre, e cila ruhet edhe sot në të gjitha trojet shqiptare. Në aspektin artistik-kulturor shqiptarët e diasporës kanë arritur majat në secilën fushë/zhanër të artit që ia futur nëpër krijimtarinë e këtyre veprimtarëve të çmuar Aleksandër Moisiu

 Aleksandër Moisiu ose Alexander, Alessandro – Moissi ose Moisi, lindi më 2 prill të vitit 1879 në Trieste dhe vdiq më 23 mars të vitit 1935 në Vjenë, ishte aktor austriak me origjinë shqiptare.

Moisiu tek “Zgjim pranvere” të Frank Wedekind, 1906

Në moshën 19 vjeçare shkon në Vjenë, ku me ndihmën e Jozef Kainc iu përkushtua aktrimit. Më 1898 e nisi karrierën e vet si kompars (aktorë që luajnë rol të vogël) në Burgtheatër. Pastaj vijuan angazhime në teatër në Pragë dhe Berlin. Në Berlin Aleksandër Moisiu u pranua në seminarin e Max Reinhardt me të cilin shkoi në turne në Petersburg (1911). Atje u dallua për rolin e Edipit. Pas këtij suksesi ai u angazhua në shumë vende të Evropës dhe Amerikës Veriore.

Fusha e veprimit të Moisiut përmblidhte të gjithë spektrin e literaturës evropiane të teatrit, duke filluar që nga tragjedia antike greke e deri te koha moderne. Shumë të njohura u bënë interpretimet e tij të Hamletit, të Edipit, të Jedermann dhe të Fedja në veprën e Leon Tolstoit “Kufoma e gjallë”. Ai luajti po ashtu edhe rolet kryesore në premierat e pjesëve teatrale të Hauptmann-it (“Der weiße Heiland“), të Wedekind-it (“Frühlings Erwachen”) dhe të Hofmannsthal-it (“Jedermann”).

Në vitin 1920 ishte i pari që në Lojërat Festive të Salzburgut (Salzburger Festspiele) luajti rolin kryesor në “Jedermann”.

Moisiu vlerësohej shumë nga publiku i tij për shkak të zërit të tij të bukur si dhe për angazhimin e tij emocional. Ai llogaritej sidomos në vitet para fillimit të Luftës së Parë Botërore si një nga aktorët më të mëdhenj në hapësirën gjermanofolëse. Në periudhën mes dy luftërave ishte shumë kohë në turne. Në Berlin aktronte në këtë kohë vetëm si mysafir. Stili i tij i aktrimit llogaritej këtu si i vjetëruar dhe nuk mund të matej më me zhvillimet teatrore si ai i ekspresionizmit, apo teatri politik i Brecht-it apo i Piscator-it.

Prej vitit 1910 e deri më 1935 mori pjesë në 10 produksione të filmave, 8 prej tyre ishin filma pa zë.

Në vitin 1935, pak kohë para vdekjes së tij, Moisiu kërkoi shtetësinë e Shqipërisë si dhe atë të Italisë. Shqipëria refuzoi këtë kërkesë, kurse Italia ia dha shtetësinë Moisiut, kur ai ishte i shtrirë në shtratin e vdekjes.

Varri në Morcote

Ai vdiq më 23 mars të vitit 1935 në Vjenë. Ai është i varrosur në varrezat e komunës së Morcote-së, pranë qytetit Lugano në kantonin e Tessin-it në Zvicër.

Moisiu sot adhurohet dhe respektohet sidomos në Shqipëri si një ndër aktorët më të mëdhenj të vendit, edhe pse ai që nga rinia e tij më nuk e vizitoi Shqipërinë. Shkolla e aktrimit në Tiranë, Universiteti i Durresit, Shkolla e mesme e pergjithshme në Kavajë dhe teatri i Durrësit e mbajnë emrin e tij.

Veq aktiviteteve  të njëpasnjëshme SHKSH”A.Moisiu” në Vjenë,në 100 vjetorin e Pavarësisë së Shtetit Shqiptarë,botoi librin e parë të titulluar ILLYRICUM,ku përfshihen krijues shqiptarë që jetojnë në Austri, në lëmi të ndryshme si: poezi,prozë,,tregim,studim,piktura,skulptura,etj….

 Ky libër historiko-letrarë,më ka rënë në dorë javën e kaluar më 23 mars,në orën letrare të Pavarësisë,në Koblenz të Gjermanisë,të cilën çdo vit e organizon Lidhja e  Shkrimtarëve Artistëve dhe  Krijuesve  Shqiptarë në Gjermani(LSHAKSH).Duke rrespektuar bashkëpunimet me LSHAKSH, Shoqata  Kulturore Shqiptare”Aleksandër  Moisiu” nga  Vjena,aty patëm rastin të njiheshim me miq,veprimtarë e intelektual,si:Anton Marku,Dan Kosumi,Besim Xhelili,etj…Ata,jo vetëm që na bënë nderë,me pjesëmarrëjen dhe kontributin e tyre në orën Letrare të Pavarësisë,por na bënë nderë edhe me ofrimin e këtij libri të çmuarILLYRICUM,për të cilin u jemi mirënjohës,si dhe duke e lexuar,nuk munda të qëndroj duarkryq,pa shkruar pak rreshta për te.Padyshim,këtë libër e kanë mirëpritur edhe ambasadori i  Shqipërisë D.r.Vili Minaroli,ambasadori i Kosovës në Austri Dr.Sabri Kiçmari.Që të dy ambasadorët kanë shprehur gëzimin e tyre për këtë libër dhe kanë dhënë nga një vështrim të shkurtër për te.Shqiptarët që jetojnë dhe veprojnë në Austri,sikur kanë pasur fatin e tyre,nga se një ambasador si është Sabri Kiçmari,do të i përfaqësoj ata në mënyrën më të dinjitetshme,çka është shumë e rëndësishme për mërgimtarët.Dr.Sabri Kiçmari,ky intelektual e veprimtarë i shquar i çështjes kombëtare,ka shkri nga vetja çdo ind,për atdheun dhe kombin.Ai është gjindur kudo ku ka qenë nevoja për atdheun dhe kombin.Sabri Kiçmarin e njoha në Gjermani,jetonim dhe vepronim  në të njejtin qytet gjerman.E kujtoj si sot,atë mik të madh e të çmuar,atë veprimtarë pedant e të paepur,zëdhënës i çështjes kombëtare në Gjermani,i cili diti aq mirë të organizoi shqiptarët e mërguar rreth çështjes kombëtare,i cili aq bukur dhe drejt e senzibilizoj çështjen kombëtare shqiptare tek gjermanët.Habitesha si ky njeri kishte aq forcë,energji,vendosmëri,punonte në senzibilizimin e çështjes kombëtare,organizonte shqiptarët e mërguar,punonte,studjonte,mirrej me gazetari,shkruante libra,por edhe gjente kohë të kontribonte në një shoqatë sikur kjo e juaja Shoqata Kulturore Shqiptare”Aleksandër Moisiu” në Gladbeck të Gjermanisë e cila për dhjetë vite ishte shumë aktive.Të përfaqësoj mërgimtarët një njeri si Dr.Sabri Kiçmari,i cili me vullnet,qëndrushmëri,me pushkë e penë,mbrojti interesat kombëtare,është fat dhe krenari.Nik ka  kohë që nuk më kujtohet ky veprimtarë i madh i kombit dhe nuk e fsheh se kam mall për një shtrëngim duarsh dhe përqafim me te.I njejtë është edhe zavendes konsuli i tij i akredituar në Vjenë,Mr.Isa  Kosumi.Gjërat që i them i them me bindje të plotë,

i them ato që i njoh:Isa  Kosumi rrjedh nga një familje e çmuar atdhetare,e përndjekur,burgosur e persekutuar nëpër dekadat e regjimit sllav.Isa Kosumin e njoha kur ishte fëmijë,jetonim në një lagje,ai u burrërua në fëmijëri,ishte i mençur,i urtër me qëndrime burrërore.Me vite kishim

diferencë,unë isha më i vjetër për tri vjet se ai,por kam kaluar një kohë të gjatë me te,kam zbuluar  në rini burrërinë,vendosmërinë,qëndrushmërinë dhe shumë vyrtyte të tjera.Ideolog,atdhetar e veprimtar i shquar i çështjes kombëtare,intelegjent,promotorë i shumë aktiviteteve në çështjen e gjuhës,kulturës dhe traditës shqiptare,magjistër i shkencave ekonomike,njeri me të cilin krenohem vet unë,Dardana dhe mbarë viset tona.  Të kthehemi sërish te libri ILLYRICUM;libër ky shumë i pregaditur,i dëshiruar për çdo lexues,libër i kompletuar, në të cilën njohim veprimtarë,poet,prozator.artist,,gazetar,publicist,mësues,piktor e skulptor,me një fjalë emra të mëdhenj dhe vlera kombëtare.Libri është i ndarë në tri kaptina:Në Kaptinën e parë kemiAutobiografi të veprimtarëve të kombit e kulturës,si:Besim Xhelili,Anton Marku,Hazir Mehmeti, Amir Jonuzaj,Gazmend  Freitag,Dan Kosumi,Ragip Dragusha,Edona  Ramadani,Zef Ndrecaj,Zaim Toska,Destan Gashi,Driton  Smakaj,Majlinda  Zeneli-Salihaj, Isa Kosumi,Ramiz Selimi,Prekë Brahimi,Halit Ramadani dhe Izri Rexha.Të gjithë këta emra për lexuesit tanë janë të njohur,veprimtarë e njerëz të kulturave.Kjo për ne është një krenari,Vjena po i bashkon shqiptarët,në fakt jo  Vjena,por shqiptarët në Vjenë,po bashkohen për të mirën e kombit,pa dallime në bindjet fetare,politike,ideore,krahinore apo dialektore,shqiptarë të të gjitha viseve,po i bashkon puna e tyre kombëtare,arti,poezia,proza,piktura,,skulptura,mew një fjalë gjithçka shqiptare.KAPITULLI II(KRIJIME),ku lexuesit tanë mund të kënaqen me prozë,poezi,tregime, piktura e skulptura,me një fjalë vlera të çmuara arti.Lexuesi ynë mund të zë vlera moderne arti,me emocione të fuqishme,për ngjarje të mëdha për të cilat është sakrifikuar,ngjarje që kanë ndryshuar fatin e kombit.Megjithatë këto vlera të shkruara në mërgim kanë ngarkesën e tyre emocionale, kanë peshën e mallit,dashurinë për atdhe,njerëz të tyre,shkollën,lirinë,flamurin,kanë tema kurbeti,me një fjalë kudo hasesh në këto tema,por që janë trajtuar aq bukur artistikisht.Pra që nga fillimi i  poezisë të parë,kudo në poezi,prozë,tregim,gjenë tema malli,dashuri për atdheun,kombin, simbolet,etj.Që në poezinë e parë të Besim Xhelilit”DALLËNDYSHET E MIA”, ndihet pesha e mallit,kur poeti shprehet:Dallëndyshe që fluturoni/Rrugëve ku kam ecur përditë,/Mua a më kërkoni,/Mua  a jeni duke më pritë?Më tej të njejtat dhimbje e pesha i gjejmë te Anton Marku,në poezinë PA ADRESË,ku poeti  shprehet:Dhembja ime mbeti atje/Ku gurët i rrokulliste era,duke veneruar më tej dalim te ky krijues,mësues e publicist,të cilin nëpër shtypin tonë e ndjekim me vemendje dhe na njeh me gjëra interesante z.Hazir  Mehmeti,i cili trajton temën;

VJENA,VENDQËNDRIM E VEPRIM I HASAN Prishtinës,edhe këtu gjenë si motiv dhimbjen,sakrificën,qëndresën dhe krenarinë kombëtare,për të kaluar më pas në përzgjedhjen e një poezie nga Amir  Jonuzaj;DY MOLLA TË KUQE,e cila sapo të lexohet  strofi i parë,nuk do koment për asnjë lexues, nga se poeti shprehet çiltër:Dy molla të kuqe/ që shpirtin më thanë/njëra është në këtë anë/tjetra në t´jetrën anë.Të shkruash dhe të analizosh punimet krijuese të çdo krijuesi këtu,nuk arrihet me një shkrim gazetaresk,por është një muzë e çmuar,të cilën lexuesi i vemendshëm do e analizoj e vlerësoj ngadal dhe qetë,ashtu si u vlerësua poezia “ÇLIRIMTARËT”,e  Dan Kosumit,e cila në orën letrare të Pavarësisë në Koblenz,mori çmimin e dytë.Do mbeteshim borgj si mos të përmendim poezitë e bukura të z.Ragip Dragusha,,Isa  Kosumit,Edona Ramadanit,Majlinda  Zejnelit , punime të Ramiz Selimit,i cili ka një eksperiencë në shkrime dhe jo rrallë na njofton për aktivitetet tuaja,të gjitha punimet e çdo autori në këtë libër,që nuk po mund mes natyrës së këtij shkrimi të i zbërthej në nga një,këndojnë,vargërojnë,rreshtojnë,pikturojnë,ngrisin figura të ndritshme, si motiv të veshur me art  letrarë kanë atdhedashurinë,mallin dhe krenarinë,si të tilla me vlera të çmuara,autorët i japin vulën letrare të një libri të mirë.

Libri përmbyllet me kaptinën e tretë”SHTOJCË” që nis me një ftesë nga Ambasada e Shqipërisë në Vjenë, veprimtarëve të kësaj shoqate,Një kafe me Bacë Adem Demaqin,Vizita e shkrimtarit  Arif Demolli në Vjenë,si dhe përfundon me disa foto mjaft domethënëse të organizimeve të mërgimtarëve tanë rrethuar rreth kësaj  Shoqate.Mund të themi se këta veprimtarë me zgjuarsi i kanë hyrë punës dhe kanë sjellur një libër të mirë para lexuesëve.Ne i përgëzojmë,u dëshirojmë edhe shumë libra tjerë.si dhe aktivitete të frytshme e të njëpas njëshme ,nëShoqatën Kulturore Shqiptare”Aleksandër Moisiu” në Vjenë.

NJERIU QË SHKRUAN PËR TË TJERËT

$
0
0

- Timo  Mërkurit-

                  Në ekuinoksin e Pranverës,dhe në Ditën e Poetëve

Një libër që më mbërriti në punë ditëdatën e 13 – marsit, jo vetëm që ishte një surprizë, por mu duk dhe si një urim dhe ogur i mirë për ditëverën  që po priste pas dere, e që une do i çelja portën e stinës  së  shpirtit tim  në datë 14 .

E unë, që i gëzohem si fëmijë çdo surprize, e çdo pranvere, nuk kisha si të mos bëhesha “superticioze” duke i thënë vetes: “kjo stinë do jetë e mbushur me libra”

Nuk ka gjë më të bukur se librat!

Ju mund të thoni që ka edhe më bukur se librat, mund të doni detin, lumin, malin, shëtitjet, udhëtimet.Dakord, edhe unë i dua, por jo më shumë se librin.Skepticizmit tuaj une i kaloj anës duke qeshur nën buzë dhe nuk ndeshem me të.

Pas “THOMAI  QË  MBOLLI KRIPË” që më erdhi si surprizë, në vitin 2012, “EPOKA QË  VERBON  POETËT” ishte një tjetër dhuratë e Timo Mërkurit!

Kush ështëTimo?

Nuk e njoh personalisht, por njoh  fjalën e tij, përmes librave, por edhe përmes një kartoline  poetike publike në Krishtlindjen e vitit 2012, drejtuar mua.

Hap internetin dhe kërkoj emrin e Tij.

Po të lexosh ne Blogun e Timo Mëkurit, veç  Detit  Jon  e fotos së tij është kjo shprehje, që mu ngulit në mëndje:

“Ah, ky det, ky det që nis te zemra ime”

E nuk ka si ndodh ndryshe!

Ky njeri me zemrën e pashtershme si det, i  ka marre gjithë mirësinë, valët,

qetësinë, frymëzimin dhe në muzg, apo agim, nuk e ndal valën e fjalës per poetët dhe  shkrimtarët, me përsiatjet e tij të mrekullueshme që mbartin, thjeshtësi, profesionalizëm, mirësi, dhe art  studimor.

Nuk marr përsipër te bëj përsiatje, mbi përsiatje, sepse këto i ka bërë më shumë se bukur Timoja, por thjesht desha të falënderoj dhe përgëzoj këtë njeri që si ndihet zëri, por i ndihet fjala! Ai  nxjerr në pah vlerat e kolegëve, por dhe të shume traditave e zakoneve të shqiptarëve, ngjyrat dhe tabanin popullor të poezive, që në dukje shfaqin  aq modernizëm!

Kush më mirë se ai flet per vajet,apo për isopolifoninë si  një pjesë e kulturës dhe historisë  autentike shqiptare?

Por që ta kuptosh dhe  besosh duhet të lexosh  librin “EPOKA QË VERBON POETËT”

Ky liber lexohet me ëndje, jo vetëm  nga ata për të cilët ka shkruar Timo, por nga një masë e gjerë njerëzish, sepse mbi të gjitha ke ç’mëson dhe shijon!

Pasi  lexoj faqet e para, ku ai “përshëndet”  me fjalët e tij gdhendur bukur të gjithë poetët  e shkrimtarët dhe veprat e tyre, u ndala pak tek ai letërkëmbim  i mrekullueshëm  i Timos me të madhin dhe të paharruarin Mikun Tonë të shtrenjtë Daniel  Gazullin.

Perjetova të njëjtat  emocione si herën e parë kur lexova gjithë mençurinë tokësore dhe poetike të këtyre  dy burrave :Jugorit dhe Veriorit, e aty pashe gjuhen e shkrirë  aq bukur mes dy shqiptarëve të vërtetë.

U riktheva pak çaste  prapa në qershor 2011, nga ky letërkëmbim, por libri dhe faqet e tij s’të linin të qëndroje në vend.

Pa kuptuar arrij fundin!

Ku ka një  fund më të bukur se sa ky, që thotë shrimtari Timo Mërkuri:

“Aty ku s’jam, dërgoj zemrën time”- kur s’mundet ti përgjigjet një ftese poetike nga miqte e tij.

Dhe kam bindjen se miqtë e kuptojnë fare mirë, se bashkë me zemrën, ai çon dhe fjalen e ti magjike, që zbukuron çdo gjë që prek!

Ky burrë, nuk lindi poet, as shkrimtar.Madje profesioni i shifrave, nuk ka lidhje me atë  të fjalës. Po ç’rëndësi ka kjo?

Fjala nuk do shkolle më vete. Atë e ka brenda vetes çdo njeri.

E rëndëishme ështe të dish ta shprehësh, të mos e ndrydhësh, por  të dhurosh përmes saj dashuri dhe mirësi  siç  bën Timo.

Kisha kohe që lexoja përsiatjet e tij të bukura, që nga Poezia e Fatos Arapit dhe për shumë e shumë të tjerë.

Pot mbërritja e këtij libri të ri, me dha shtysën për të shkrojtur dy fjalë për këtë njeri.

Une nuk jam kritike arti, e as nuk di  të flas me fjalë  të mëdhaja. Ketë e ka bërë kaq bukur Profesor  Fatmir Terziu me titullin  : “Leximi  identitar i Mërkurit”

Fjalët e mëdhaja une ua lë njerëzve të mëdhenj.

Une jam thjesht një grua, që do poezinë dhe artin në tërësi e si e tiile mund të flas vetëm me fjale shpirti dhe zemre!

Se fundi një pyetje i nderuar Timo: Ku e gdhend fjalën dhe ku e ngjyen penën e artit tënd?

Gëzuar ditën e poetëve !

Faleminderit!

Drita Lushi

21mars 2013

VIZIONI I LIRISË DHE I UNITETIT KOMBËTAR SHQIPTAR

$
0
0
Prof. Dr. Isak Shema
  Universiteti  “Iliria”
         Prishtinë
VIZIONI I LIRISË
 DHE I UNITETIT KOMBËTAR SHQIPTAR
          Veprimtaria patriotike, kulturore, politike dhe publicistike  e  autorit Azgan Haklaj, president  i Unionit Artistik të Kombit Shqiptar,  në kuadër të të cilit zhvillojnë aktivitete të rregullta dhe të rëndësishme  shumë shoqata, ansamble dhe grupe të ndryshme artistike në Shqipëri dhe jashtë saj, është e njohur mirë nga  opinion publik shqiptar dhe më gjerë. Sofra Dardane, realizon në Tropojë programe të pasura  kombëtare dhe ndërkombëtare në të cilat marrin pjesë shumë artisë dhe krijues të tjerë.                                                             
        Mbas botimit të shumë artikujve, të shkrimeve publicistikë, të fjalimeve në tribuna të ndryshme kulturore, artistike, shoqërore dhe politike në Shqipëri, në Kosovë, në viset e tjera etnike shqiptare, si edhe në diasporën shqiptare, Haklaj botoi librat: Dardanët presin Dodonën (Tiranë, 2010) dhe Për kombin dhe demokracinë (Tiranë, 2011). Në shkurt të vitit 2013, në kuadër të pesë vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, botoi librin me titullin simbolik “Edhe Zoti po flet Shqip…”, të cilin e përurojmë sot në ditët e Manifestimit tradicional “Flakadani i Karadakut” në Viti. Këto botime janë promovuar në shumë qendra kulturore, lokalitete shqiptare anë e mbanë Shqipërisë dhe  sidomos në Tropojë, në qytetin Bajram Curri, dhe janë pritur mirë nga publiku i gjerë. Lidhur me veprimtarinë  e tij janë shkruar dhe botuar recensione, artikuj dhe tekste prezantimesh të ndryshme. Kontributi i këtij veprimtari të shquar, të angazhuar shumë vite me radhë në jetën kulturore dhe politike, është vlerësuar pozitivisht në shumë aspekte, por edhe është refuzuar nga kundërshtarët politikë.
                                                            
        Gjatë aktiviteteve të organizuara  në vitin jubilar të Njëqindvjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë janë trajtuar tema interesante dhe janë paraqitur pikëpamje lidhur me synim kryesor të realizimit të bashkimit kombëtar të popullit shqiptar. Misioni dhe vizioni i Unionit  Artistik të Kombit Shqiptar e forcon gjithnjë e më shumë këtë ideal të të gjithë brave, për të jetësuar lirinë, pavarësinë kombëtare dhe zhvillimin demokratik të shoqërisë në tërë hapësirën kombëtare. Në fillim të shekullit të ri të mijëvjeçarit të tretë kërkohet angazhim edhe më i madh për arritjen e nivelizimit të ri historik të kombit, që në rrethana më të favorshme të kohës moderne,  të bëhet realitet ëndrra shekullore e bashkimit kombëtar.                     

Struktura e librit të tretë të shkrimtarit Azgan Haklaj “Edhe Zoti po flet Shqip…” për kah përmbajtja është mjaft e pasur por edhe heterogjene. Megjithatë, tema madhore e bashkimit kombëtar i lidh së bashku të gjitha nën temat dhe njësitë e tjera kompozicionale. Autori është i bindur se më shumë se gjithçka tjetër, ka rëndësi transmetimi në një formë  adekuate programore dhe me forcë emocionale të transmetohen natyrshëm te publiku më i gjerë njohuritë historike dhe ato bashkëkohore, konceptet, mënyrat e veprimit kulturor, artistik, politik dhe shoqëror lidhur me zhvillimet aktuale dhe të ardhshme të popullit shqiptar në të gjitha fushat e jetës në planin kombëtar dhe ndërkombëtar. Motoja e angazhime të tij është: “Një komb një qëndrim”.

Libri hapet me parathënien “Azgan Haklaj po ecën në këmbë…” që është vështrimi sintezë i autorit Ramiz Lushaj, drejtor ekzekutiv i Qendrës Shqiptare të Studimeve Amerikane e Britanike, lidhur me veprimtarinë dhe me veçoritë e veprave e Azgan  Haklajt.                      
Përmbajtja e këtij libri është mbarështruar në pesë kapituj: Edhe Zoti po flet shqip…, Vizion, Parlamenti shpirtëror i shqiptarëve, Debat politik dhe Rrugëtim.

Ideja themelore e tekstit të kapitullit të parë  shprehet me qartësi dhe me bindje të thellë, pa dilema  konceptuale të autorit dhe të bashkëmendimtarëve të tjerë: “Shqiptarët janë futur në mënyrë simetrike në udhën e bashkimit dhe integrimit kombëtar…”. Refleksionet e tij atdhetare dhe politike janë interesante jo vetëm në rrafshin e vetëdijes së formuar dhe stabile kombëtare, por edhe në planin e artikulimit të përmbajtjes së teksteve dhe të planit të veprimit. “I besoj besoj bashkimit kombëtar, aq sa i besoj jetës sime”, shprehet autori .                               
Në punimin “ Nuk do të ketë zgjidhje të cunguar të çështjes kombëtare shqiptare”, duke asimiluar përvojën dhe njohuritë nga historia kombëtare shqiptare dhe botërore gjatë shekujve të kaluar, të mitologjisë, të qytetërimit shqiptar në tërësi,  të politikës dhe të diplomacisë, të kulturës dhe të arteve, shpreh pikëpamje dhe iniciativa koherente praktike në funksion të zgjidhjes së çështjeve kombëtare, si pjesë komplementare të angazhimeve kulturore dhe shoqërore- politike. Historia e Shqipërisë në të kaluarën, gjendja dhe zhvillimet aktuale të saj, veçanërisht problemet e emancipim dhe të zhvillimit demokratik, lufta për çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës, synimi për zgjidhjen e çështjeve politike dhe kombëtare të Luginës së Preshevës, aspektet e realizimit të drejtave të shqiptarëve në Maqedoni në bazë të Marrëveshjes së Ohrit, problemet historike dhe aktuale të realizimit të barazisë së shqiptarëve në Malin e Zi, realizimi i të drejtave kombëtare të popullsisë çame  në Çamëri dhe shumë tema të tjera,  janë në fokusin e trajtimit shumëdimensional në shkrimet e këtij autori.                               
Në punimin “Çamëria: djepi i burrave të mëdhenj” aktualizohet posaçërisht çështja çame dhe prezantohet në  kuadër të njohurive, të refleksioneve dhe të mbarështrimit të përmbajtjes sa më të gjerë historiografike, kombëtare, politike, kulturologjike dhe diplomatike. Me vargjet e poezisë  së Naim Frashërit “Dallëndyshe”: Eni vjen prej Çamërie/ Me ato milra( mijëra) fjalë/ me atë gjuhë (gjuhë) perëndie”, dhe të zgjedhjes së teksteve të tjera poetike, përfshihet edhe refleksioni artistik në ndriçimin e çështjes çame.                                                       
Në intervistat e autorit Haklaj shpaloset veprimtaria e tij e gjithanshme dhe i paraqitet lexuesve dhe pjesëmarrësve  në manifestime kulturore artistike. Për manifestimet kulturore të  Sofrës Dardane  shkruhet me admirim, sepse në të  marrin pjesë shumë artistë dhe personalitet të shquara të kulturës, të arsimit dhe të jetës publike shqiptare.                                                              
Në intervistën “10 vjet :Sofra Dardane”  shkruan: “Ky manifestim kombëtar që zhvillohet në Tropojë natyrisht që është ideuar nga unë për arsye esenciale jo vetëm të karakterit artistik që në vijim të bashkëbisedimit tonë do të nënvizoj: Por iniciativën time sa profesionale aq dhe idealiste në sofrën  dardane dhe në të gjitha aktivitetet e mia për më se një dekadë në këtë lami janë bashkangjitur personalitetet më eminente të çdo breznie artistësh  në Shqipëri, Kosovë si dhe në krejt trevat etnike shqiptare…”                                                   
Në artikujt, vështrimet dhe vlerësimet e autorëve të tjerë kushtuar botimeve dhe veprimtarisë së tij, paraqiten aspekte të ndryshme  të veprimtarisë së gjerë të Haklajt. Përveç parathënies dhe shkrimeve origjinale të autorit,  të gjitha këto shkrime  dhe poezi të  autorëve të tjerë kushtuar këtij shkrimtari, si edhe ilustrimet e tjera të publikimeve dhe të manifestimeve  artistike,  është dashur të përfshihen në një pjesë plotësuese,  si shtesë e këtij botimi.
Në kapitullin e fundit Rrugëtim janë përmbledhur tekste të përmbajtjeve të shkurtra të prezantimeve të autorit të këtij botimi të rëndësishëm dhe me vlerë në manifestime të rëndësishme anë e mbanë viseve shqiptare.                                                                         
Përurimin e kësaj vepre me vlerë edhe në qendrën komunale të Vitisë, e cila është e njohur me traditën e hershme dhe mjaft të pasur të zhvillimit të arsimit dhe të kulturës shqiptare, si edhe me kontributin e madh të luftës për liri dhe pavarësi,  e vlerësojmë ngjarje të rëndësishme kulturore, prandaj autorit i urojmë sukses në veprimtarinë e tij të , për botimin edhe të veprave të tjera me misionin e avancimit të çështjes madhore të bashkimit kombëtar.

DRITAN NIKLEKAJ DRITËRON ME DRITËN E VET POETIKE

$
0
0

Ramiz Lushaj

1.

            1Në qytetin bregdetar San Remo në Italinë e Veriut e kambandali në vigjilje të vitit 2000 udhmërgimin e dhimshëm qytetari malësor, Lulash Mëhill Niklekaj, duke i fortmbajt me veti çantën e muratorit me veglat e punës (mistri, vizore, daltë, metri, çekiç) dhe bllokun me plot poezi e shkrime të ndryshme. Ai është “murator i lirë” në kërkim të punës së mjeshtrit nga porti deri tek malet e këtij qyteti të lashtë e të ri. Njëherash është edhe “poet i lirë” që derdh në vargje motivet e vendlindjes së tij në Shqipërinë e Veriut e të jetës së emigrantit në dhèra të huaja.
Para tre vjetësh, tue i kapërceu me dashuri hyjnore prindërore male e dete prej nga Japonia aziatike e Zvicra europiane ia mbrrini pranë tij në Sanremo, djali mërgimtar Dritan Niklekaj, poeti 28-vjeçar që po trokon jehonshëm me të parin libër poetik “Dhomat e Shpirtit” (2013).
Këta dy breza mërgimtarësh në ndrrimin e shekujve, babë e bir niklekaj, të dy poetë me profilin e vet, vijnë nga krahina mendjeelitare e Nikaj-Mërturit që i dha kombit rilindasin, romancierin e botuesin Dom Ndoc Nikaj (1865-1951), bajraktarin mërturas, mendtari Tunxh Myftari (1852-1953), At Pjetër Mëshkalla (1901-1988) i fisit Nikaj, Martir i Krishtërimit, Pishtar i Demokracisë, poet; bajraktari i Nikajt, mendtari tjetër, Deli Sokoli (1875-1935); veprimtari atdhetar i Pavarësisë së Kosovës, poeti e romancieri Jusuf Gërvalla (1945-1982), akademiku e shkrimtari 93-vjeçar Mark Krasniqi; presidente e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga – bijë mërturase nga lagjja Markaj e fshatit Tetaj; “Artiste e Popullit” – ikona 81 vjeçare e 120 roleve, Tinka Kurti, e dekoruar me titullin “Mjeshtre e Madhe”;  gazetari i lauruar me Çmim Republike, Marash Hajati (1934-2013) – për disa vite ish kryetar i shoqatës të Nikaj-Mërturit; gazetari i lauruar me Çmim Republike, Ndue Ukcama – autor i disa dokumentarëve e monografive;  poeti, përkthyesi e studiuesi 68 vjeçar, Prof. Asoc. Dr. Ndoc Papleka; publicisti e studiuesi 73 vjeçar – Prof. Asoc. Dr. Murat Gecaj; “haiku i bjeshkëve” – Gjon Neçaj; politikanin e publicistin Dr. Afrim Krasniqi; kangtari Gëzim Nikaj, kompozitori Kolë Susaj, kulturologu Marash Mëhilli, historiani Dodë Progni, Prof. Dr. Gjin Ndrepepaj, Prof. Dr. Lush Susaj, Prof. Dr. Lush Përpali,  e dhjetra të tjerë.
Këta dy poetë nikaj-mërturas janë nga Kapiti (lagje në Gjonpepaj) me 26 shtëpi e 145 banorë në vitet ’90. Janë të vllaznisë Niklekaj. Etimilogjia e vendlindjes së tyne të lindjes apo origjinës e ka kuptimin “krye – kreu”. Përndryshe: e përcjellin si të prejardhun nga latinishtja “Kapitus” (Kaptinë). Nuk i kam hy fillanisjes etno-historike: nëse “kreu” është vendndodhja gjeo-fizike apo burimon nga hiearkia e banorëve të saj të hershëm kapitas. Ndoshta të dyja bashkë. Kapiti për të dy poetët mërgimtarë, babë e djalë, është kapitali ma i çmuar.
I riu Dritan Niklekaj në tufalakimin e disa poezive të tij në këtë vëllim “Dhomat e Shpirtit”, në një prej tyre, tek “Hapat në autostradën e territ” (fq. 29) shprehet se ndryshe nga ç’mund të ndodhte në atdheun e vet, në vendlindjen e vet, hapat e tij me plot dashuri e dhimbje njerëzore nuk i dëgjon askush në mërgimin e gjatë: “Terr… / Qetësi…/ Çarçaf i zi…/ Autostradë pa fund…/ E hapat e mi askush nuk i dëgjon / Dikund larg, kush e di ku / Çirret një mëlli / Zëri i saj mishin ta çon kokërr / E shpirti im sonte fukara / Në ketë autostradë terri / Shetit botën…?!/. Në një tjetër poezi “Emigranti në bursën e vlerave” (fq. 31) simbolizon edhe fatin e vet bohemik nga Tropoja deri në Japoni e nga malet e Zvicrës në qytetin portual të Sanremos: “Bredh emigranti udhëve të qytetërimit / Dhe nuk ka:/ Lindje, Perëndim, Jug, Veri / Jo busull të qartë s’ka në jetë!/ I vetmi orientim i mbetet: / Puna. Buka.Mbijetesa / E vetmja shpresë”/.
2.
Rrënjët gjeneologjike të Dritan Lulash Mëhill Niklekaj tue u palcangjit deri në 12 breza na çojnë tek ma i pari i tyne: tek Voli (Nikë-Lekë-Mecë-Kolë-Vol).
Ky Voli, sipas burimeve etno-historike, e formoi një vllazni të madhe në qytetin e lashtë të Pejës, të cilët e kishin Kapitin si vendbanim bjeshkor të tyne. Thuhet se aty ma së parit, në shek. XVII, u ngulën dy djemtë e Mecë Kolës, të cilët formuan degëzimet e Lekës (Nikë Leka – Niklekaj) dhe të Dedës (Dedajt), që nuk kanë lidhje me fisin e Nikajt, në territorin e të cilit ndodhen prej shekujsh, por janë mjaft të lidhun me krushqina marrje-dhanie ndërveti.
Toka e Kapitit i ruan nëpër shekuj historie emnat e Volajt si “Maja e Volajve”, “Lugu i Volajve”, “Çetat e Volajve”, “Krojet e Volajve”, “Livadhet e Volajve”, “Rrahet e Volajve”, etj.
Voli thuhet se ishte një luftëtar dinjitar, një “drague me flatra”. Legjenda e përshkruan si një njeri që fluturonte nëpër troje të vrrinit e të verimit. Etimologjia ka shpjegimin e tillë: tregtarët e karvajeve të Napolit e Dubrovnikut e thirrnin “Voli” (fluturues), pasi ai me të vetët kishte një status të veçantë për ruajtjen e “rrugës së madhe” të karvajeve nga sulmet, plaçkitjet, etj. Një “Voli” genetik është edhe nikaj-mërturasi Dritan Niklekaj, një “engjëll i lirë” (siç vetpërcaktohet në poezinëë “Jam i lumtur”, fq. 60).
Një Voli krahëfluturues përnget edhe poeti Dritan Niklekaj në rrugëtimin e tij biblik  e poetik nga  Tropoja në Shkodër e malësi të saj, në Japoni e në Zvicër e tani në Sanremo të Italisë. Në vargjet e tij tek poezia “Endje” (fq. 44) na përcjell dhimbjet e sfidat e tij: “Fati:/ Më vërtiti në qindra rrugë pa shpresë / Në labirinthet e jetës sime!/ Si një fill i hollë u bë jeta / por mbijetova me shumë mundime!/”.
Nga auditoret e Universitetit të Shkodrës Dritan Niklekaj u fillanis e jetnoi dy vite në kontinentin aziatik, në Japoninë e largët. Atje ishte në përbamje të një organizate ndërkombëtare për Paqe e Bashkim. Ishte një nga luftëtarët dijetar e veprimtar të saj, sepse shpirti i tij atdhetar e ndjente edhe tragjedinë e vendit të vet të namë në gjashtë shtete: Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi, Greqi (Çamëria me rrethina), Serbi (Kosova Lindore, e quajtun edhe Lugina e Preshevës, dhe Sanxhaku).Nga Japonia kthehet në Zvicër ku punon në një firmë elektronike.
Një ditë prej ditësh merr vendimin: të shkoj në Sanremo tek i ati, tek Lulashi, të cilët kanë ndërveti një lidhje të trefishtë: të gjakut, të shoqërisë e të poezisë.
Ndoshta prindërit e tij ia vnuen emnin Dritan me idenë se një ditë do të “dritëronte” në jetë. Duket si diçka genetike e profetike: Dritani ka botue poezi në gazetat elektronike “Voal Online – Zëri i Shqiptarëve” (Zvicër), “Fjala e Lirë” (Londër), “Tribuna Shqiptare” (Kanada), “Prishtina Press”, etj. apo në shtypin e shkruar si në gazetën “Nacional” (Tiranë), etj.
Tani po dritëron me dritën e vet me vëllimin e parë poetik “Dhomat e shpirtit”, që ende pa dalë nga shtypshkronja iu botuan vlerësime në shtypin e shkruar si në gazetën kombëtare “Bota Sot” (në botimin e Zvicrës e të Amerikës), në gazetën e përditshme “Republika” në Tiranë, në të përditshmen shqiptare “Zhurnal” në Shkup, etj.
Poeti mërgimtar Dritan Niklekaj diku nga Japonia e largët, nga Zvicra apo në Sanremo, i përbetohet vendlindjes së tij, kombit të tij: “Atdhe! / Lumturia dhe vuajtja ime / Ngado që të mërgohem në planet / Emrin në Ty e kam”/ Atdhe! / Psherëtima e çdo mëngjezi dhe mbrëmjeje / Refreni im i këngës së pasosur / Ëndrra ime e pa cak / Me lot në sy / Kurbeti më ka vënë fytin në lak…!/ (“Emrin në ty e kam”, fq. 15). Në një tjetër poezi “Atje dua të vdes, te kodra mbi zall” (fq.83) poeti i ri shpreh dashurinë e dëshiren e tij të përjetshme për vendlindjen e vet, Tropojën e tij: “Të tretem atje ku kam qeshur dhe qarë / Me gurët e zallit, me gurë të bardhë lumi / Të më hidhni dhê nga toka e etërve të mi / Atje në ato kroje përjetë të më zërë gjumi / Sytë le ti mbylli, po vetëm të jem tek ti /.
3.
Kapiti -“fshat-lagje” i Gjonpepajt në Nikaj-Mërtur në këta shekujt e fundit ka nxjerrë figurat e veta të trimnisë, të urtësisë e të bujarisë si Ali Hakmeta, Prend Qerim Ahmetaj, Hajdar Uka, Ndrek Nika, Prel Selmani e të tjerë.
Sot, në krye të shoqatës së Nikaj-Mërturit është një nga djemtë e shquar të Kapitit e të Malësisë së Gjakovës, juristi Gjin Niklekaj. Vajza kapitase, juriste e veprimtare politike e shoqërore, Mire Marku, pavarësisht se në një kohë të vështirë të së djeshmes e të sotmes, mbetet një nga zonjat e mëdha të Malësisë së Gjakovës me kontribute për civilizimin e  shoqërisë, emancipimin e femnes malësore, për mirësitë e saj njerëzore.
Në këtë listë nderi hyjnë edhe dy poetët kapitas, përndryshe: “Niklekajt e letërsisë”.
Lulash Niklekaj ka mbi 30 vite që shkruan e boton në gazeta e revista si “Drita” (Tiranë), “Rilindja” e Prishtinës, “Shkëlzeni” (gazeta lokale e Tropojës), “Zëri i Rinisë” (Tiranë), në organet për fëmijë si “Pionieri”, “Fatosi”, etj. dhe ka vepra dorëshkrimore në Shqipëri e në shtëpinë e sotme në Sanremo të Italisë. Fjalathuhet nga redaktori i tij se ka me dalë shpejt me një vëllim poetik.
Dritan Niklekaj po i vjen lexuesit me librin e tij të parë poetik “Dhomat e shpirtit” (2013) e nga ato “dhoma” do të na japin edhe vepra të tjera. Ai dijenon se një roman e ka lanë fletë pambyllun në Shkodër, disa blloqe me shkrime i ka ende tek miqtë e tij në Zvicër. Dhjetra poezi i ka në blloqe e dosje në bibliotekën e tij në Sanremo. Redaktori i librit të tij, studiuesi e analisti, Dëfrim Cani, një nga penat e vyera të kritikës shqiptare, shton faktin se pritet një tjetër vëllim poetik nga DritanNiklekaj në një kohë të afërt.
Nga degëzimi Volaj i Pejës kemi edhe studiuesin e poetin françeskan, At Viktor Volaj (1910-1995), një fishtolog i shquar, njohës i latinishtes e i greqishtes së vjetër, etj., autor i veprës “”Njohuni mbi kulturën klasike të rromakvet” (1941) e i disa të tjerave në dorëshkrim.
Poeti Dritan Niklekaj në udhën e mërgimtarit vjen me vargjet e tij që kanë fytyrën e kohës, që ujvarojnë forcën e dhimbjet e tij larg atdheut, që flakadojnë luftën për të mbet’ në kambë si dinjitar. Tek poezia “Dy lotë burri” (fq. 52) autori art’thotë: “Merri dy lotë burri / Peshojnë më rëndë se guri / Më jep një grimë shpresë / E mos më lerë të rrëzohem si muri / Si lodër fëmijësh qenka kjo jetë / Herë ikën poshtë / Herë ngjitet tek retë / Dy lotë burri bien ngadalë / Koha vizaton mbi ta fytyrën e vet”.
4.
Në vështrim krahasimor krahina e Nikaj-Mërturit (168.2 km2) është tri herë ma e madhe se Sanremo (54.7 km2), vendjetesa e sotme e poetit emigrant, Dritan Niklekaj, djalë me kulturë bashkëkohore, që dinë disa gjuhë të huaja si anglisht, gjermanisht, japonisht, frengjisht e tani së fundit edhe italisht. Ky potencial kulturor mund t’i mundësonte një vend pune edhe në Shqipërinë e tij.
Në këtë qytet portual jetoi në fundjetën e vet dhe vdiq poeti, piktori e udhëpërshkruesi anglez, Eduard Lir (1812-1888) i cili në vitin 1848 ndoqi itinerarin në trevat shqiptare nga Selaniku e Manastiri, Ohri, Struga, Elbasani, Tirana, Kruja, Lezha, Shkodra, Tirana, Kavaja, berati, Ardenica, Apolonia, Vlora, Himara, Tepelena, Gjirokastra e në Janinë, duke na i lanë trashëgim mbi 100 peisazhe mbi Shqipërinë, disa vepra të botuara për Shqipërinë qyshse në shek. XIX.
Shkenctari i madh Alfred Nobel, i lindun në Suedi (1833) e përzgjodhi Sanremon duke blerë aty një vilë në vitin 1891 dhe qëndroi derisa ndrroi jetë më 10 dhjetor 1896. Tashti jepet si mirënjohje botërore për kontribute të shquara Çmimi Nobel prej vitit 1901 nga shoqëria me emnin e tij në Stokholm të Suedisë. Deri më sot, me këtë çmim të madh janë nderuar dy personalitete shqiptare në mërgim në dy kontinente: Nanë Tereza në Indi me Çmimin Nobel për Paqe (1979) dhe Ferid Muradi në Amerikë me  Çmimin Nobel në Mjekësi (1998) dhe i treti, shkrimtari Ismail Kadare në Paris, disa herë kandidat për Çmimin Nobel në Letërsi.
Poeti Dritan Niklekaj nuk është “nobel” në poetikën e tij, pasi të tillë kemi të pakët. Dihet se në luftë shkojnë trimat dhe në beteja përdorën të gjitha armët nga pushka tek topi e raketa. Këtij poeti të ri i përket merita e madhe se merr pjesë në “betejat poetike” me poezi në media dhe me librin e tij të parë “Dhomat e shpirtit”. Po ka edhe një meritë tjetër: vjen me “armën e vet poetike”, me profilin e tij të veçantë. Mbi të gjitha ai me këtë libër poetik e fiton “betejën e parë”. Jo se e botoi librin e parë, po qysh me librin e parë rendohet ndër të parët poetë të brezit të vet.
Në këtë qytet bregdetar mbahet prej vitit 1951 edhe i mirënjohuri Festival i Sanremos me jehonë ndërkombëtare, ku shqiptarja Anna Oxa (Iliriana Hoxha) e lindur në Bari më 1961, ish bashkëshortja e biznesmenit e politikanit Behxhet Pacolli në Zvicër, ka marrë pjesë 13 herë dhe ka fitue dy herë vendin e parë më 1989 dhe më 1999. Ky festival ndiqej fshehtas edhe në Shqipërinë komuniste nga mijëra të rinj e të reja.
Në Sanremo ka vdekë sulltani i fundit  Perandorisë Otomane, Mehmed VI (1861-1926), i cili mbretëroi në vitet 1918-1922, pasi në vend të tij erdhi lideri epokal Mustafa Qemal Ataturk me origjinë shqiptare dibrane. Pikërisht në Sanremo vdiq edhe i fundit i dinastisë Qajar (1785-1925) Mohmmad Ali – Shahu i Iranit që mbretëroi në vitet 1907-1909. Pas tij do të vinte dinastia tjetër persiane Pahlavi, e cila në vitet 1941-1944 do të ishte një mbretëreshë shqiptare Faëda nga dera e mbretit Faruk të Egjiptit.
Në krijimtarinë e Dritan Niklekaj gjejmë motive të qytetit bregdetar Sanremos me elementë krahasimor “batica” “palmat”, “ishujt” dhe me vendlindjen alpine “orteku” si tek poezia “Baticë, që vjen nga larg”(fq. 84): “Zemër të kam unë ty përjetë / Orteku im që më pushton / I ngrohtë shikimi yt i zjarrtë / Baticë që vjen e larg më çon / Arratisem endrrave me ty / Ishujt janë strehëza jonë / Mëngjeseve mbuluar me gjethe palmash / Embël më puth, butësisht, më zgjon”./  Ndonëse në qytetin e bukur të Sanremos ai dritëron për vendlindjen si tek poezia “Dallgë amaneti” (fq. 22): “Me dhimbje, mespërmes i çamë / Vala dallgët e mëdha të detit / Prej të parëve, në zemrat tona / Lundrojnë dallgët e Amanetit / dhe apelon për rikthim në Shqipëri: “Atje, ku toka e jeta merr kuptim”/
5.
Dikur në qytetin alpin të Tropojës, në vitet ’80, kur shetisnim me Lulash Niklekaj nën hijet e pishave e të blinave e në kafene duke bisedue për letërsinë Dritani ishte i vogël.
Asaj kohe Tropoja (Malësia e Gjakovës – Malësia e Mirë) kishte shenjtorët e gjallë të poezisë së vet kombëtare: poetët Anton Papleka (Ndoc Papleka), Skënder Buçpapaj, Hamit Aliaj,  dhe të tjerë tropojas si Mehmet Elezi në Tiranë, Avni R. Mulaj në Durrës, Besnik Mustafaj në Tianë, etj.  Shenjtorë të rinj të poezisë po vinin në vitet ’90 të demokracisë shqiptare si Skënder Sherifi, Mujo Buçpapaj, Jaho Margjeka, Shkëlzen Zalli, Manjola Brahaj, etj.
Aktualisht në Tropojë jetnojnë e rrezatojnë poetët Lulzim Logu, Gjon Neçaj, Asllan Osmani, Avdyl Sula, Isa Breçani, Haki Zllami, Hasan Buçpapaj, etj.
Poeti Dritan Niklekaj i përket brezit të poetëve të rinj tropojas si Almona Bajrami, Manjola Brahaj, Veneta Çallpani, Osmanie Çakraj, Petrit Kuçana, Valentina Madani, Valbona Hykaj, etj.
Këta poetë kanë lind e rrit në truallin shenjtor të Eposit të Kreshnikëve, në një nga vendet ma të bukura të botës – në Malësinë e Gjakovës, ku sipas një udhëpërshkruesi europian “njerëzit flasin me perënditë e Eskilit”, ku të gjithë janë poetë e kryepoetët janë të shumtë dhe shenjtorët e gjallë të poezisë kombëtare të kësaj treve po shtohen çdo vit në panteonin e kohës shqiptare.
Tani mërgimtari Dritan Niklekaj e ka marrë emrin magjik “poet” dhe ka një mëngjez poetik të kthjellët, ku i duket qartë talenti dhe e pret e ardhmja poetike.
Poeti i ri Dritan Niklekaj e përmbyll vëllimin e parë poetik me poezinë “Me gurët e mallit ndërtova kala”, me vargjet e strofës së fundit të shkruar në bregdetin e Sanremos për vendlindjen e tij alpine duke shpalos dashurinë e tij njerëzore e hyjnore: “Kanë kaluar vite, shekuj ata duken në mërgim / Nga një gur çdo ditë me mallin ndërtova këtë kala / Por kurrë s’u mësua, si foshnje qan,shpirti im / Dhe malli si një ajzberg në këtë det tretet pa ndã”.
Poeti Dritan Niklekaj me librin e tij të parë hap një kapitull të ri në jetën e tij, pasi është jo vetëm djalë i një poeti, jo vetëm bir i një treve poetike të rrallë, po edhe një emër i ri e me të ardhme në poezinë shqipe që po udhaniset drejt të nesërmes poetike, me hapat e tij, me zërin e tij, me profilin e vet poetik.

Krijimtaria letrare e poeteshës Raimonda Moisiu

$
0
0

Vangjush Saro

Raimonda Moisiu

Raimonda Moisiu

Raimonda Moisiu është tashmë një poeteshë dhe publiciste e njohur dhe një personalitet në ngjitje i jetës së diasporës mbarëshqiptare. Ky shkrim rreh të portretizojë pikërisht në mënyrë sa më realiste një prej intelektualeve shqiptare që prej disa kohësh ka tërhequr vëmendjen e një publiku të gjerë; dua të formuloj pra, në këto radhë, gjithë nderimin tim për krijimtarinë letrare të saj, për poezitë, publicistikën, sa edhe përfshirjen në një sërë veprimtari mbarëshqiptare. Një grua e rrallë, që u ngrit mbi dramën e saj vetiake, për t’i dhënë shoqërisë shqiptare, veçmas diasporës, më të mirën e shpirtit dhe të talentit të vet natyral. “Kërkoj dritë, dritë,/ të më ndriçojë rrugën,/ drejt qiellit të kujtimeve…” (Grua e vetmuar) Përherë në kërkim, përherë e impenjuar në një aksion letrar a shoqëror, ndodh që Monda të më kujtojë mikun tim Viktor Canosinaj, një shkrimtar aq prodhimtar dhe përherë në një ambicje nga më të rrallat, që shkruan e boton pareshtur sikur të druhej se përndryshe mund të humbte apo mund të shkëpuste lidhjet me lexuesin, qoftë edhe vetëm për një çast. Unë e kuptoj dhe e besoj këtë zjarrmi.

Kur lexon poezitë e Mondës, të krijohet përshtypja sikur diku përqark është edhe një aparat filmi; madje edhe dikush po këndon pranë teje. Nuk është e re të themi se poezia shfaqet para nesh si një ndër artet më ‘vetmitare’, nëse mund të shprehem kështu. Mënyra se si ajo lind, se si mbahet gjatë në mendjen dhe në buzët e krijuesit, mënyra se si ngjizet për të shkuar tej sa më e plotë, të gjitha këto janë një mister. Por edhe pse kaq e brishtë, vetiake, ajo jep e merr me këngën, që fundja është arti më i përhapur. Monda është një ndër ata poetë që e njohin dhe e marrin në sy këtë lidhje. Ajo nuk “…këndon fjalët që s’duhen”, siç mund të shprehej Xhojsi. Është e kthjellët në atë se ç’do të thotë, i gjen mjetet e duhura për ta shprehur atë çka e mundon. Monda shikon qartë në gjithë kompleksitetin e të mirave dhe të këqijave, orientohet paq në detin e brengave dhe të dobësive, gjëra këto që jeta i ofron me shumicë.
Ashtu si kam shkruar edhe në një shënim tjetër, disa nga vjershat e saj janë të një natyre aq njerëzore, aq fluide, ku gjithnjë ka diçka që e ndjen nga afër, njëlloj vuajtjeje, trishtim i kënduar me vetëpërmbajtje gjithsesi: “Po zbret, që nga dega mbi mua,/ më puth te flokët, në qukën e gushës,/ dhe…në buzët e mia të dëshpëruara…” Por ky shpirt, edhe pse dridhet, dënes shpresë dhe shikon larg: “Pres të fluturoj, për në udhën tonë./ Pres çastet pa fund,/ për në pyllin tërë blerim…” (Ndikimi i poetëve të njohur lirikë, është një realitet edhe në vjershat që po kqyrrim, por askush nuk e bën rrugën vetëm dhe pa kurrfarë busulle në këtë profesion delikat.)
Poezitë më të mira të Mondës, gjithsesi, janë të vetat; ato prodhojnë njëlloj afiniteti, ngrohtësi që rrallë e ndjen. Vjershat e saj kanë një ngarkesë metaforike bindëse, gjithnjë në funksion të mendimeve të lira, pse jo edhe të dëlira njëherësh: “Mundohem të iki sa më lart,/ Të rilind,/  Të vallëzoj në qelqin e reve..” (Ëndrrat) Por nuk është në stilin e saj të kërkojë një stolisje tejet për vargjet. Poetesha mund të braktisë çdo gjë, me përjashtim të thjeshtësisë dhe të komunikimit, çka është edhe suksesi i saj; sepse siç thoshte Gëte, “…shkëlqimi vdes në çastin që ka lindur, e thjeshta i mbetet botës trashëgimi.” Të flasë me të tjerët, kjo është shumë e rëndësishme për poeteshën. Madje nganjëherë, poezia e Moisiut vjen më shumë se e natyrshme, gati naive, aq sa të jep përshtypjen se është shkruar me padurim, me ngut, në një përplasje midis ndjenjave të çastit dhe një përvoje jetësore të pazakontë, përderisa me lehtësinë më të madhe e përshkruan dashurinë edhe  “…si një çun harrakat,/ që ka hypur tërë ditën majë mollëve,/ dhe, ja, e ka zënë gjumi,/ nën njërën prej tyre,/ ndërsa agimi po zbret nga kurora e mollëve,/ për ta zgjuar nga gjumi.” (Unë e ti…mëkatarë)
Monda i këndon me gjithë zemër dashurisë; nuk di të bëjë poza. Poezia e saj shpesh vizaton në mënyrë sensuale dhe ftuese; heroina e saj lirike grish pareshtur për një shtrëngim gjer në harrim; por kjo asfare nuk është dalldi. Mënyra se si ajo iu këndon çasteve të dashurisë, edhe pse me ‘mjete’ të forta poetike, ka diçka tepër femërore, që mund të cilësohet më shumë si ngazëllim, një harmoni e dëshirave më të natyrshme njerëzore, sesa një vizatim skenash plot lektisje. Me të drejtë, poeti Arqile Gjata vë në dukje se në karakterin e saj krijues, ne gjejmë “vajzën, femrën qytetare kurajoze, që brishtësinë femërore e ekspozon dhe ngrihet me guxim ndaj ambientit, rrethanave, mentaliteteve.” Jo rrallëherë, poezia e saj është e drejtpërdrejtë, ka aq shumë tension e ndjenjë, saqë mund të vijë vetëm përmes imazhit (pothuaj) filmik dhe e ngarkuar mbi epitete fort mirë të përzgjedhura: “Ne nuk kemi frikë;/ se na ndrit, një kandil,/ pasqyra në ujët e burimit./ Vështrohemi mbi burim,/ duke përkëdhelur kaçurrelat e njëri-tjetrit,/ mes burbuqeve të përflakura,/ të puthjeve të nxehta.” (Unë e ti…mëkatarë)
Duke e parë gjithë këtë krijimtari me vështrim të përqendruar, mund të thuhet se tashmë Monda e krijon poezinë tërësisht në mënyrën e vet; poezia është vetja tjetër e saj. Por kur duhet, ato të dyja shkrihen. Dhe ajo është nga ato gra, që për të bërë më të mirën për fëmijët e saj, për njerëzit e saj, për artin e saj, këndon e lufton si në atë lirikën e bukur të këngëtarit të njohur Chris Rea: “There’s a storm on my radar/ But I can still fly.” Që do të thotë se nuk ka ndër mend të thyhet. Dëshpërimi, një prani e pashmangshme për poetët e mirë, asnjëherë nuk është më i fortë, më mëtonjës se dëshira e natyrshme për të jetuar dhe për të ëndërruar. “Të ëndërroj,/ Se jemi ende zgjuar në këtë botë,/ Se diçka vjen ndryshe nga dita që shkon,/ Se jeta jetohet edhe duke ëndërruar…” (Ëndrrat)
Mendoj se këto vargje të saj, e përmbyllin në mënyrë kuptimplotë këtë shënim, ndërkohë që do ta këshilloja miqësisht ta përdorte më me kujdes retiçencën, si dhe të kishte më mirë nën kontroll ritmin dhe sidomos gjatësinë e vjershave. Pak re në një qiell kaq të kaltër…
Vankuver – Mars 2013

Nëpërmjet krijimtarisë së Astrit Xhaferit

$
0
0

      Një libër për lulet dhe jetën

          Duke lexuar librin me tregime “Rrëfime për njerëzit dhe lulet” të Astrit Xhaferit, me duket sikur ndodhem në një lulishte të mrekullueshme dhe ndiej aromën e dhjetra luleve që, në të vërtetë, janë personazhet kryesorë të këtyre tregimeve. Më duket sikur ndiej aromën e “Kalikantosit” që lulëzon në mesin e dimrit, pikërisht kur bryma dhe akulli kanë mbuluar gjithshka. Ndiej aromën e “Cidonias” që sapo çel lulen dhe lidh farën ndahet nga kjo botë. Ndiej aromën e lules “Lotët e vajzave”, që në antikitet shoqëronte nuset që derdhnin lot para ndarjes me familjen. Ndiej aromën e “Gipsofillës”, lules së Shën Valentinit që më vonë do të merrte emrin “Velloja e nuses”. Ndiej aromën e karafilit “Filodendron” ose “Lules që qan” që, siç shkruan autori, e ka origjinën nga pasioni i dashurisë së perëndeshës Diana, ndaj një bariu që s’iu përgjigj kësaj dashurie dhe ajo e zemëruar nga refuzimi, ia nxorri sytë e ia hodhi larg, e nga këta sy të rënë në tokë, mbin lulet e bukura të filodendronit.

            Autori i librit nuk është florikulturist. Ai ka mbaruar Institutin Pedagogjik “Aleksandër Xhuvani” në degën bio-kimi dhe ka punuar për një farë periudhe si mësues biologjie, por hija e zezë e biografisë së tij, që e ndjek në çdo hap të jetës, e largon nga kjo detyrë. Detyrohet të punojë si punëtor i thjeshtë. Së fundi mundi të sistemohet në lulishten e qytetit ku realizoi një ëndërr të vjetër të rinisë së tij. Kryente shërbimin ushtarak në një repart të kryeqytetit. Një mbrëmje shkoi në kinema. Para fillimit të filmit u shfaq një dokumentar mbi punën e një agronomi të qytetit të tij, që kishte ngritur , diku në periferi, një fidanishte lulesh. Që nga ai çast i lindi pasioni për to. Ja si shkruan ai:

            “Tani, mbas tridhjetë vjetësh, ndihem shumë mirë në botën e luleve, në botën e krijesave të gjalla më “naive” të kësaj toke. Duke mbjellë e prurë në jetë miljona e miljona prej tyre, kam dashur e kam menduar se kam sjellë po kaq bukuri, gëzime e dashuri, për vete e për të tjerët”.

            Në lulishten e qytetit punoi me nje përkushtim të paparë, por edhe këtu nuk e lanë. Në vitin 1977 arrestohet dhe dënohet. Dënohet pse gjoja paska thënë se trëndafilat hollandezë qenkan më të bukur se ata shqiptarë. Kjo ju quajt  agjitacion e propagandë. Në vendimin e gjykatës thuhet:

            “Agjitacionin e propagandën, i pandehuri Astrit Xhaferi, e ka zhvilluar në këto drejtime: Ka ngritur lart filmat e vendeve perëndimore dhe modën e huaj, mbajtjen e leshrave të gjata, veshjen e minifundeve, ka mburrur dramat “Shtëpia në Bulevard” dhe “Doktor Aleksi” të armikut Fadil Paçrami, ka interpretuar shtrembër përmbajtjen e gazetës “Zëri i Popullit” se gjoja në vendet kapitaliste nuk ka greva e demostrata dhe papunësi, dëshiron likujdimin e udhëheqjes së Partisë”.

            E pra, Astriti, një tip i qetë dhe mjaft i matur që kurrë nuk mund të shkiste në këto gafa. Megjithatë ajo akuzë atij i kushtoi nëntë vjet burg në kampin famëkeq të Spaçit.

            Por le të kthehemi përsëri në librin e tij. Ai është shkruar me një gjuhë dhe stil të sigurtë. Pasioni i tij për letërsi është i hershëm, Qysh në rininë e tij kishte krijuar disa skica e tregime. Një pjesë prej tyre kishte arritur t’i botonte, por hija e “luftës së klasave”, ia kishte mbyllur përgjithmonë rrugën e botimit.  Pas ndryshimeve demokratike filloi përsëri të shkruajë. Deri tani ka botuar pesë libra me tregime. Karakteristikë e këtyre është se në to ndihet gjithmonë aroma e ëmbël e luleve, pasionit të tij.

            Ai shkruan me një pasion të veçantë për  dy  simbole  të  vendlindjes  së  tij,  Llogaranë  e

mrekullueshme që, në të vërtetë, është një kopësht botanik më vete, dhe kryeveprën e  saj, pishën

flamur, simbolin e pavarësisë së vendit.

            Me një dhimbje të thellë përshkruan historinë e “Cedrit” që, gabimisht, e mbolli në oborrin e shtëpisë së tij, megjithë këshillën e Ilia Mitrushit për të mos e mbjellë aty, pasi nuk këshillohej, por që më vonë, kur ajo u rrit aq shumë sa u bë pengesë për bimët dhe lulet e tjera, u detyrua ta presë. Kjo ishte brenga e tij më e madhe.

            Një tregim mjaft i goditur është edhe ai i titulluar ”Çifti i moshuar”. Një çft të moshuarish që me pasion e kishin kthyer kopshtin e tyre në një bahçe të lulëzuar. Plaka i prashiste, i tëharrte, i vadiste, ndërsa plaku, me gërshërë e biçak në dorë, i krasiste, i shtonte, i shartonte. Një mbrëmje autori i gjen të trishtuar tej mase. I pyet se përse kjo gjendje. Ata i përgjigjen: “Na vdiq Araukaria”, njësoj sikur do të jepnin lajmin e kobshëm të vdekjes së ndonjë fëmije. Araukaria ishte një lule që e mbanin në vazo  në sallon, të cilën ata e kishin të veçantë.

            Mjaft të goditura janë edhe tregimet “Akacia” dhe “Nuk e harroj”, me subjekt nga periudha e burgut. Në të parin autori përshkruan dhimbjen që ndjeu kur komandanti i kampit urdhëroi prerjen e akacies që lulëzonte në mes të kampit, vetëm e vetëm sepse ajo kishte penguar rojet të vrisnin të burgosurin Alem që ishte drejtuar drejt telave me gjëmba për t’u vetëvratë, ndërsa në të dytin historia e të gjithë të burgosurve politikë që kur po shkonin për në minierë dhe panë në rrugë të lulëzonte lulen “Tussilago farfara” ose “Thundër mushke” i thoshin njeri-tjetrit: “Kujdes, mos e shkel!” dhe lulja nuk u shkel. Një detaj mjaft i goditur që tregon botën e madhe shpirterore të atyre që regjimi i kishte mbyllur brenda.

            Galerinë e tregimeve të goditura e plotëson më së miri ai i titulluar ”Zonja e heshtur”. Një artiste e dëgjuar, mjaft e bukur, një e apasionuar pas luleve që, kur ishte kthyer nga jashtë shtetit për një turne, kishte sjellë një lule që mahniti bashkëqytetarët e saj. Ajo lule hante insektet dhe quhej “Dionea Muscipula”. Por qetësinë e kësaj zonje ia prishi Sigurimi i Shtetit që, më së fundi e theu. Ajo nënshkroi deklaratën e turpshme të bashkëpunimit dhe deponoi një djalë të ri që përfundoi në burg, prej nga nuk mundi të dalë më. Me ngjyra të gjalla autori përshkruan luftën e brendëshme shpirtërore që zhvillohet në zemrën e saj, brerjen e thellë të ndërgjegjes, gjë që e bënë, sidomos pas përmbysjes së madhe, të ndahet nga njerëzit, të mbetet e vetmuar në depresion, madje të ndahet edhe nga lulet e saj.

            Tregimet ndjekin njeri-tjetrin.  Në të parakalojnë lloje të shumta lulesh që nga panjat, kaktuset, eukaliptet deri te jargavanët, trëndalilat, tulipanët, mimozat, narçiset dhe manjolat. Të gjitha këto i japin një kolorit të veçantë tregimeve të librit, duke e bërë atë të pa arritshëm në llojin e vetë.

            Një karakteristikë tjetër e këtij libri është se në të autori përshkruan me një admirim të madh, madje edhe me një dhimbje të thellë për ata që nuk jetojnë më, florikulturistët më të shquar të vendit tonë, me të cilët ai ka bashkëpunuar. Përmendim këtu, Liri Dingun, drejtoreshën e kopshtit botanik, Mustafa Demirin, drejtuesin e punimeve për ngritjen e këtij kopshti, Zonjën Mari, hungarezen e bukur, bashkëshorten e profesor Ilia Mitrushit, florikulturistit të shquar, Edit Çelikun, hungarezen tjetër të apasionuar pas luleve që u detyrua të ndahej nga i shoqi shqiptar dhe të kthehej me lot në sy në atdheun e saj, Skënder Rusin, majën e florikulturës shqiptare, Zako Mustafarajn, agronomin e shquar nga Vlora që i ishte përkushtuar luleve, por edhe Hamit Qytezën, Karafil Starovën, Ligor Sqapin, Bardhyl Burimin, Edmond Numanin, Vasil Shqaun, Vasil Janin dhe Raimonda Hadon. Nuk mund të le këtu pa përmendur bahçevan Ferrikun, kopshtarin e apasionuar, që ngriti “milet baçenë” e Vlorës në një copë truall që Nuredin Bej Vlora ia kishte falur bashkisë së qytetit.

            Natyrisht, për ata që e njohin autorin dhe që lexojnë librin e tij  çdo  gjë  është  e  qartë, se

kanë të bëjnë me një autor të formuar plotësisht por që dhuna totalitare  e   la  në  hije. Të tjerë që

nuk e njohin  por lexojnë veprën e tij do të pyesin të habitur:

            – Si ka mundësi që nuk e kemi njohur më parë një autor të tillë?

            Unë do t’iua  ktheja atyre me këtë kundërpërgjigje:

            – Çfarë shkrimtari do të ishte bërë ky njeri po të mos i kishte rënë mbi krye “Shpata e Damokleut”?

            Këtë përfytyrojeni vetë. Unë do t’iu thosha se sot në Shqipëri ka plot talente të tilla që hierarkia e djeshme i la dhe, ndoshta, edhe ajo e sotmja vazhdon t’i lerë në heshtje. Megjithatë ata vazhdojnë të shkruajnë megjithse, ndoshta edhe sot, veprat e tyre mbeten ende “Kangë të pakëndueme” Sidoqoftë do të vijë një ditë që ato do të hyjnë në rradhën e veprave më të njohura të letërsisë shqipe.

            Kjo do të jetë e ardhmja e kësaj letërsie dhe një nga këta përfaqësues është, padyshim, edhe Astrit Xhaferi./ RESHAT KRIPA

Simbolika dhe metafora e “Zogut”

$
0
0

MA. sci. Ferdi KAMBERI

Sociolog

Simbolika dhe metafora e “Zogut”

 

Në jetën e përditshme kur flitet për zogun, njerëzit zakonisht e përdoret për të folur rreth sjelljeve apo marrëdhënieve seksuale në kuptimin metaforik/simbolik, për t’u shmangur komunikimit të hapur para fëmijëve. Edhe në diskursin kulturor dhe zhargonin lokal në shoqërinë kosovare është duke përdorur simbolika e “Zogut”, me të madhe si një mjet i integrimit kulturor dhe shoqëror. Zogu me të cilin identifikohen disa VIP paraqet një imazh të femrës, simbolikës së “Zogut” të saj me qëllim që përmes mediave të arrihet fama dhe liria seksuale. E themi kështu, sepse metafora dhe simbolika e zogut nuk nënkupton vetëm pasionin, fuqinë apo simbolizmin e pavdekësinë, shpeshherë kjo metaforë mund të jetë element i famës, lirisë seksuale, por edhe të identitetit apo veçimit të një pjese të trupit të femrës, përkatësisht duke u përdorur si metaforë tjetër si: zogu, sheqeri, llokumi, ai seni, e shumë forma tjera. Pra, metafora nënkupton një mekanizëm pasqyrimi për të shprehur botëkuptimet e tyre, realitetin apo edhe paragjykimet. Këto forma mund të konsiderohen edhe si forma të një lloj akulturimi në diskurset sociologjike, por edhe një vlerë e femrës të paktën kështu shihet nga disa studiuese të feminizmit. Në anën tjetër, grupi tjetër i feministëve këto forma i shohin si një imazh jo i mirë i femrës dhe paraqesin destruktivitetin e saj, por edhe pamjen e femrës vetëm si objekt i shfrytëzimit seksual. Në diskurset sociologjike mbi seksin dhe gjininë në kuadër të këtyre termave, simbolikave, metaforave, femrat kryesisht i përshkruajnë përmes stereotipave gjinore p.sh. për një femër të bukur dhe seksi zakonisht përdoren kuptime si: zogu, bleta, etj, për femrat që janë të shëmtuara zakonisht përdoren kuptimet si: pelë, lopë, qurë, etj. Kurse, femrat të cilat janë të zjarrta në shtrat zakonisht përdoren kuptimet si: mace, tigër, luaneshë, etj. Po ashtu, në këto elaborime ka terma dhe kuptime edhe për femrat që ushtrojnë prostitucionin që kryesisht emërtohen si: kudër, mace e keqe, etj. Të gjitha këto terma pasqyrojnë faktin se femra nuk shikohet si e barabartë pavarësisht emancipimit të saj, por shikohet vetëm si objekt seksual. Mirëpo, një pjesë të fajit e bartë edhe ajo (femra) në këtë element. Sido që të jetë, zogu apo metafora e zogut është bërë temë e nxehtë në diskursin kulturor dhe instrument argëtimi i të nxehtit afrikan që ka kapluar së fundi Kosovën.

Fakte për zogun

Ekzistojnë një sërë faktesh mbi zogjtë, si: zogu është e vetmja gjallesë e cila ka pupla, në botë sipas biologëve sot ekzistojnë mbi 9.000 lloje të zogjve. Pastaj, shpeshherë shërbimet inteligjente përdorin kodet e shumta për operacionet e ndryshme, ndër ta edhe shprehjen zogu. Zogjtë migrojnë sikurse njerëzit në klima të ndryshme dhe vende të ndryshme, zogjtë janë human ndaj njëri tjetri njëjtë sikurse njerëzit, zogjtë po ashtu janë romantik sepse din të këndojnë, prandaj edhe tek njerëzit përdoret metafora se “këndon sikur zogu…”.

Gara për zogut më të mirë!?

 

Metafora se cili është zogu më i mirë? është diçka subjektive, është diçka e cila mund të shpjegohet përmes formave narrative, të cilat shumë mirë po i ekspozojnë VIP-at në shoqërinë tonë. Andaj, gara për zogut më të mirë mund të vije si rezultat i shumë faktorëve: faktorit gjinor në mes të meshkujve dhe femrave, faktorit linguistik në mes të mbiemrave dhe kuptimeve të tyre, faktorit simbolizues në mes të simboleve të ndryshme, si dhe faktorëve të tjerë. Mirëpo, esenca qëndron në atë se zogu i kujt është më i mirë? këtë leksion e marrim nga psikologët social, sipas tyre zogu më i mirë është i femrave…psikologu është ai që shikon të tjerët, kur një femër hyn në sallë? Pra, në kuptimin psikologjik nuk ka rëndësi forma e zogut, por rëndësi ka secili është zogu më i mirë.

Rrahja e zogut si sadizëm apo mazohizëm

 

Rrahja e zogut paraqet një sadizëm dhe mazohizëm të llojit të saj, sepse në njërën gjestikualacioni pasqyron kënaqësinë seksuale duke torturuar të tjerët sidomos me ledhatimin e zogut, prekjen, dashurinë ndaj zogut, ndoshta këtu ndikon edhe narcizoidi zogian (duke prekur zogun dhe ledhatuar atë shpeshherë ekziston një dashuri ndaj vetës). Ndërsa, në anën tjetër mazohizmi mund të akceptohet si etje seksuale me rastin e prekjes së zogut. Në këtë drejtim, kemi eksitimin si formë mazohizmi e cila na paraqitet në momentet kur “rrahet zogu”, qoftë edhe nëse ekzistojnë forma provokative nga të tjerët, kemi të bëjmë me mazohizëm.

Zogu si katarsis psikologjik

Zogu shihet edhe si një lloj katarsisi psikologjik, një ndjenjë e çlirimi seksual në të cilën ka munguar qysh në fëmijëri. Zogu pikërisht në aspektin psikologjik na paraqitet si ndjenjë seksuale e ndrydhur tek femra në moshën e mitur, ndjenjë e cila është ndrydhur si rezultat i shumë faktorëve psikologjik. Në vitet e më vonshme kjo ndjenjë shpërfaqet si liri seksuale e cila ka munguar. Përderisa në perëndim simbolika e zogut është shfaqur në vitet e 90 –ta, përkatësisht me revolucionin seksual (shih tek libidoja), tek ne fillon në kohën e sotme si rezultat i shumë faktorëve në mesin e tyre edhe tabuve që kanë pasur një ndikim dhe vazhdojnë po me këtë ritëm, por me disa ndryshime esenciale. Sipas Frojdit tek njeriu ekzistojnë dy instinkte: erosi – instinkti i jetës (erosi shtyn drejt kënaqësisë fizike siç është seksi) dhe thanatos – instinkti i vdekjes (thanatosi shtyn shkatërrimit dhe dhunës). Pra, simbolika e zogut në shoqërinë tonë shihet edhe si një çlirim i ndjenjave të ndrydhura seksuale, një thyerje e tabuve dhe një ndjenjë seksuale e cila ka munguar në vitet e hershme të fëmijërisë.

Zogu si produkt i postmodernizmit

Postmodernizmi qysh në fillim ka theksuar se modernen e sheh si të shkuar. Edhe pse ende nuk ka ndonjë definicion adekuatë mbi postmodernizmin, megjithatë sipas Liotarit “postmodernizmi është pjesë e modernes. Ai është emër i përgjithshëm për mbarë gjendjen e qytetërimit të sotëm perëndimor”. Postmodernizmi si lëvizje, por edhe filozofi artistike e shoqërore është diçka që e ka tejkaluara modernizmin që nga aspekti teknologjisë e deri tek liritë seksuale, madje edhe nudizmi shpeshherë si formë e protestave. Në këtë drejtim, simbolika e zogut shihet si produkt i postmodernizmit me faktin se ky postmodernizëm i ka dhënë shtytje filozofisë së zogut, ka heq atë “perden e hekurt”. Shpeshherë si forma të manifestimit të protestave kemi parë edhe rrahjen e zogut në mënyrë nudo, që ka simbolizuar protestë ndaj një problemi të caktuar siç ishte rasti në Rusi me grupin Pussy Riot. Tek ne edhe pse ende nuk ka pasur formë tipike nudizmit protestues, megjithatë ai është manifestuar në mënyrë simbolike si dëshirë për të protestuar dhe ka shpërfaq identitetin gjinor të femrës. Pra, në postmodernizëm simbolika e zogut mund të kuptohet në dy forma: e para përmes kiberseksit virtual, ku falë teknologjisë së lartë njerëzit sot dëshirat e tyre seksuale i realizojnë përmes virtualitetit, halogrameve e formave të tjera, mund të duket si paradoks mirëpo nuk janë rastet e rralla kur njerëzit etjen e tyre seksuale e shuajnë përmes kiberseksit virtual. Kurse, forma e dytë ka të bëjë me nudizmin si formë jo vetëm protestuese por edhe liri seksuale e cila ka munguar në modernen.

 

Zogu në mitologji

 

Rolet e zogjve në mitologji janë aq të ndryshme sa edhe llojet e ndryshme të zogjve që gjenden në tregimet dhe legjendat në të gjithë botën. Simbolika e tyre në mitologji dallon varësisht nga shoqëria në shoqëri, nga kultura në kulturë. Shpeshherë simbolika dhe metafora e zogut ka qenë e lidhur me perënditë e veçanta në mitologji ose djallëzitë në civilizime të ndryshme. Kjo formë është paraqitur si perëndi, simbol i perëndive apo edhe ndihmesë që njerëzit në mënyrë sugjestive e kanë adhuruar. Në shumë kultura zogjtë janë menduar se janë një lidhje në mes të mbinatyrshmes, përkatësisht në mes të qiejve dhe tokës. Sipas mitologjive në njërën anë zogjtë janë të lidhur me ogure të mira që korrespondojnë me idetë pozitive. Ndërsa, në anën tjetër zogjtë shpeshherë shihen edhe si lloj postieri i cili paralajmëron fatkeqësi ose vdekje, sidomos janë të njohura format e tilla edhe në mitet shqiptare, format e ndryshme të zogjve (si: qyqja, huti, gugutka, etj), që nëse qëndron mbi ose afër ndonjë shtëpie, në atë shtëpi do të ndodhë ndonjë fatkeqësi, vdekje apo diçka e tillë. Po ashtu, ka raste të zogjve të cilët njerëzit në mënyrë metafraze besojnë e që janë të pabesueshëm apo imagjinar siç është rasti me feniksin ku disa fise apo popuj ende e adhurojnë dhe që simbolizon një zog mitik me një bisht prej ari dhe flakë të kuqe që ka ekzistuar në Egjiptin e vjetër i cili digjej dhe ringjallej përsëri nga hiri i tij, pra që nënkupton pavdekshmërinë tij. Me fjalë të tjera secila kulturë ka mitet e saj dhe në përgjithësi sipas miteve zogu shihet si: simbol i paqes, simbol i lirisë, simbol i forcës, natyrës, seksit, postierit (bartjes së mesazheve), si dhe simbol i shumë formave tjera.

 

Poezi të qëndisura nën dritë Hëne dhe pena i bëhet bajrak

$
0
0

Nga Keze Kozeta Zylo

GRUPI ZERI I TREBESHINES

GRUPI ZERI I TREBESHINES

            Është ngazëllyese të lexosh librat e një poeti, kur më parë ke dëgjuar tingullin e zërit të tij aq melodioz që kanë hovur si dallgë anembanë Atdheut, por veçanërisht në Jug nga dhe e ka origjinën poeti.  Muzikaliteti dhe poezia e tij janë dy sinonime që s’mund të kuptohen pa njera tjetrën kur bëhesh lexuesja e rregullt e tij.  Kam kohë që i kam lexuar dhe dëgjuar zërin e tij, këngëtarit poet dhe kuptoj se ato jane një muzë që kanë folezën në shpirtin e butë të tij.  Është fjala për autorin e disa librave me poezi dhe njëkohësisht këngëtarin që ka krijuar grupin muzikor “Zëri i Trebeshinës” z.Pëllumb Aliaj nga Buzi i Tepelenës.  Poezitë e tij janë një lirikë e ngrohtë dhe qiellit duket sikur i marrin trillet imagjinare, dhe çmendin Hënën në netët e gjata të verës.  Janë vargje që të japin fllad agimesh me vesë mëngjesi: Po le ta lexojmë më mirë në këto vargje të poezisë titulluar “Erdha prapë” nga dhe ka marrë titullin libri më i ri i poetit.

O miqtë e mi/ unë erdha prapë. E di që “bujrum” do më thoni/ Ç’kam mbledhur udhës do t’i hap/ Si pajë nusesh t’i shikoni/ Kam mbledhur agimeve vesën/ Dhe erën e luleve të prillit/ Me to kam ngjyer penën/ Të shkruaj këngët e bilbilit/…  Me këngët e bilbilit ka një lidhje gati hyjnore midis kryembretit të zogjve Bilbilit dhe poetit që vesh poezinë me pendë mëndafshi për ta mbrojtur nga pluhurat e kohës.  Poeti me një marramendje fluturuese ka takuar dhe Hënën dhe në feta të holla ja ka hapur zemrën, por nga kjo poezi dhe më pastaj miqve do t’ju tregojë sekretet e moshës së artë.  Detajet e holla poetike si filigrane shpirti krijojnë një lidhje midis poezisë dhe lexuesit të vëmendshëm, ngase ai po darovit me petalet e fjalës miqtë e tij.  Në rastin në fjalë ai shkon i përunjur para vendlindjes së tij që s’e harron kurrë dhe njëkohësisht ai ndjehet më i sigurtë se asnjëherë:  Tek ju kam ardhur qullur dhe lodhur/ U kam sjellë herë lule/ herë këngë/ Në vatrën tuaj s’kam ndier të ndrojtur/ Në oda ma keni shtruar vend/  Tek ju fjalën s’ma merr era/ Pena në dorë më bëhet bajrak/ Aty ku këngës i dihet vlera/ Tek ju kam ardhur/ do vij dhe prapë/.

            Poeti është njëkohësisht dhe këngëtar që edhe pse udhëton duke kënduar në skenat më të njohura të qyteteve të Jugut, ai përsëri shpirtin e ka lënë në gjinjtë e Hënës së vendlindjes, në agsholet luleverdha të prillit.  Pena i bëhet bajrak pikërisht aty në Buzin e bekuar.

            Një gjetje e bukur poetike është dhe poezia: “Dhe në qiell bëhesh zonjë”, ku autori e shenjtëron fjalën nënë dhe thotë se ajo është ndoshta dhe më shumë se bota.  Fantazia e tij krijuese nuk njeh kufi ndaj dhe i thur hymn gruas dhe nënës zonjë dhe ja se si:   Kush është nënë në këtë botë/ Është sa bota dhe më shumë/ Barabar me fjalën Zot/- Bir pa nënë, s’gjen gjëkund/ S’ua them dot ç’ndien shpirti brenda/ Thirrja “”Nënë” bëhet jehonë/ Pa kur “Nënë” flet dhe Hëna/ Lart në qiell bëhesh zonjë/.  Poezia është adhurim për nënën, është mrekullia hyjnore për fëmijët, dashuria e saj bën që dhe burbuqet në pemën e lofatës të ndizen dhe qumështi i gjirit të saj të mëkojë buzën e birit poet dhe këngëtar dhe ta pagëzojë nënën mbretëreshë të rruzullimit.  Autorin Alia natyra magjepsëse e krahinës nga vjen, pemët e ngarkuara me frute të pjekura vjeshte, romantizmi i nxjerrjes së rakisë nëpër kopshte ku dëgjohej zhaurima e bletëve medoemos të lë përshtypjen që kanë ndikuar fuqishëm në muzën e tij poetike.

            Ai si një skulptor gdhend me daltë dhe gurin, ate gurë të rëndë shqipërie që s’luajnë kurrë prej vendit.  Ndaj ikjes së shumë njerëzve nga fshatrat, braktisja e tyre si në ikjet biblike e kanë bërë autorin që t’u jap shpirt dhe atyre dhe kërkon që mos t’i zërë mallkimi.  Metaforat e përdorura e bëjnë dhe më të ndjerë poezinë : “Nëma juaj mos na zëntë” Lum si ju, more gurë/ Emrin s’e kini ndërruar/ Dhe nga vendi s’luajtët kurrë/ Në dy faqet gjuhën shkruar/.  Kur ne ikëm pa u thënë/ Ju na e quajtët mëkat/ Ahet tuaja po na zënë/  Ditë për ditë e natë për natë. 

Është një dialog i heshtur, është dhimbja e ikjes së poetit, është plaga e hapur nga braktisja.  Ndaj autori i mëshon fuqishëm poetikisht se Guri i rëndë në vend të vet!  Megjithatë largësia është vetëm fizikisht se zemra dhe shpirti i tij janë atje në tokën e ngrohtë me damarë gjaku, janë në bustin e Tafil Buzit qe i mbrojti me gjak vatanet nga osmanët turq.  Është tejet e ndjeshme dashuria e brendshme dhe biseda me gurin sidomos në këto vargje: Ku ju lëmë, ju gjejmë prapë/ Ballin strëng dhe myshk të veshur/ Ikur djalë e kthyer plak/ Si kokrra e fikut rreshkur.   Vargjet jane ballë kënge, janë kurorë peme stolisur me figura të argjendta dhe skulptori poet i vendos emblemë në portën mijëravjecare me gurët që s’lëvizën kurrë.  Duke lexuar këto vargje më kujton Mikelangelo i cili thotë se: “Çdo bllok me gurë ka një statujë brenda, por është detyra e skulptorit ta zbulojë atë”. 

Autori digjet nga malli, përulet në gjunjë dhe betohet se atje do të shkojë gjithmonë ndaj lutet për një besim që duhet të kenë gurët e rëndë:  ”Për ju, o gurët e rëndë/ Burri vjen i bërë zhur/ Nëma juaj mos na zëntë/ Se s’u kemi nëmur kurrë.

            Poeti Aliaj është lindur dhe rritur brenda kohës së diktaturës, ndjen gjer në pejëza dhimbshëm kohën ku varfëria endej si shtrigë nate dhe ndërkohe bën figurativisht paralelizmin figurativ ndërmjet epokave dhe ja se si: Një diell ishte për të tërë/ Por matej me hije të rënda/ Jetova në epokë varfanjake/ Ku rrënja e shpirtit mori strëng/ E djeshmja gjallë më mbante/ E sotmja më sheh si njerkë/.

Koloriti lokal i fjalëve dhe semantika e tyre të sjellin pranë gjuhën plot art që ka përdorur mjeshtëria popullore, por mjerisht shumë autorë i largohen asaj.  Vetë fjala “strëng” merr një ngyrë tjetër emocionale pranë shpirtit dhe dallimet esenciale që egzitonin pamëshirshëm midis fshatit dhe qytetit me siguri e kanë tronditur skajshmërisht muzën e këngëtarit poet.  Lirikat e dashurisë janë ndër poezitë më të ndjera dhe më të ngrohta për lexuesin.  Ai kujton me nostalgji rininë e tij dhe me epitetet mjaltë ngjyen penën në hojet e saj duke na dhuruar ëmbëlsisht botën e artë në poezinë me titull “Të kthehen vitet”:

Të kthehen vitet që kanë ikur/ Ku u ndamë, të jemi prapë/ Zjarrin tënd të pafikur/ Me këto duar tani ta kap/.

Flakën e pashuar të dashurisë vetëm duartë e një poeti mund ta kapin dhe cuditerisht ai nuk ndjen dhimbjet nga djegjet e saj të shkallës së fundit, por shërohet në hapësirën e magjishme të frymes së saj.  Lirikat për dashurinë më kujtojnë thënien e poetit, novelistit dhe kritikut të famshëm irlandez Oscar Wilde i cili thotë se:  “Mbani dashuri në zemrën tuaj.  Një jetë pa atë është si një diell i vakët në kopesht kur lulet kanëvdekur”.

Një vend të veçantë zënë dhe poezitë patriotike, ku po shkëpus njërën prej tyre kushtuar 100 Vjetorit të Pavarësisë.  Në çdo cep të rruzullimit/ Ku ka gjak Shqipërie/ Bëhet shtizë qerpiku i syrit/ Mbi një shekull Pavarësie.  Poeti Alia me sytë e Lirisë prek tokën, puth Flamurin dhe ngjyen qiell e tokë me ngjyrën e saj të ndezur si e kuqja e Flamurit tonë.

Vokacioni poetik është joshës dhe herë herë shpërthyes duke proceduar estetikisht me përthyerje dhe një arsenal të gjerë të mjeteve shprehëse.  Me botën e këngës dhe ndërkalljen poetike poezitë e tij medoemos janë një vlerë dhe një tingjëllimë e bukur që ja vlen t’i dëgjosh me ëndje.  Poeti Alia brenda zërit të Trebeshinës nga ka marrë dhe emrin Ansambli krijuar po nga ai, lidh me fjongo dashurie botën labe me sofrën e bukur të festivaleve dhe aq miqësore gramshjote si në poezinë me titull: ” Gramsh o sofër lezeti” me vargjet si më poshtë:  Dallandyshja shtron folenë/ se vijnë bilbilat për këngë/ edhe isua labe vjen/ stolisur si zonjë e rendë.  Me zemrën plot dhe këngën në buzë i këndon Devollit, kesaj treve të pasur në kulturë, folklor dhe natyrë të bukur si në këto rreshta:  Devolli ka shtruar qilim/ fustanellë kanë veshur malet/ miqtë vargje vargje vijnë/ ku kanë vendin festivalet.  Interesante jane poezitë me toponimet e ndryshme që flasin qartë për autoktoninë e lashtë të vendit tonë si psh poezia “Ne Qafën e Murrizit”.  Natyra e bukur dhe e virgjër e frymëzon në çdo moment poetin, sa pa të duket sikur nuk merr frymë lirisht.  Me penelata piktori, poeti i jep jetë dhe dritë verbuese vargut nën simfoninë e zogjve që shpesh poetin e lenë të mbaj frymën për t’i dëgjuar dhe të hedh çapat nën ritmin e tyre.  Kjo është një copë nga vendi im, Këtu ku u ndodha unë sot, Edhe në stinën pa gjelbërim, Është më i bukuri vend në botë.  Vendi i tij është bukuria dhe dhimbja, dhe herë herë dhe si nje pikë e ngrirë loti në një gravurë kishe.  Këngëzimi i vargjeve medoemos shfaqet dukshëm si një ujëvarë Tepelene dhe sjellë  folklorin e pasur të trevës së Buzit dhe shpirtin artistik të familjes ku është rritur.  Çdo stinë për poetin ka bukurinë e saj, pemët e ndryshme që rriten atje, deri dhe dëllënjën e cila dallohet për frutin e saj si bimë medicinale dhe qëndron përgjithmonë si pishat e gjelbër.  Natyra në çdo stinë të saj e përshkruar aq hollë i jep mrekullisht frymëzimin duke kujtuar Albert Kamus i cili thotë se: “Vjeshta është një pranverë e dytë ku çdo gjethe duket si lule”.  Poezitë e tij janë të shkruara nën dritë Hëne, dhe yjet e qiellit i ka bërë metafora rreth trupit të saj me aq elegancë sa të duken si një vashë e bukur, belkëputur veshur me mëndafsh të artë dielli, ndërkohë pena i bëhet bajrak.

15 Gusht, 2013

Staten Island, New York

DUKE LEXUAR DHE DËGJUAR “ORË AKULLI” TË DEMIR GJERGJIT

$
0
0

DRITA LUSHI

Gdhirë orëngrirë…

 

                 DUKE LEXUAR DHE DËGJUAR

               “ORË AKULLI”  TË DEMIR GJERGJIT

 

1-Gjatë leximit…

Në Orët e  Akullit, njeriu  ndoshta ngrin, ngrin vërtet,pushon ekzistencën, transformohet, ndalet, humb përgjithmonë,shndërrohet në materie pa frymë, dekompozohet dhe është veç  eter.

 Ne Orët e akullit Poeti, s’ngrin, por  lind dhe rilind, me fjalën  e tij,ngroh dhe ngrohet, e orët shkrijnë akullin duke vërshuar me poezi të bukura, që bëjnë ringjalljen e shpirtrave.

“Orët Akullit” për shumëkënd, janë inekzistencë, fund, por jo për Demir Gjergjin.

 Brenda këtyre orëve  Ai  gjallon me fjalën e tij, duke na dhënë mrekullisht një libër, ku origjinaliteti dhe e veçanta pikas që në krye të herës.

Poezia e tij nuk është standarde, e rregullt si ato bankat në klasat e dikurshme, as si ato uniformat që veshin nxënësit në shkolla. Ajo është spontane, diku e lirë, diku e rregullt, për të ngritur krye, ose  për tu zbutur më tutje, diku ashpërsohet, diku të bën të mendohesh, diku gjen veten, diku gjen mikun, diku shoqen.

 Poezia e tij, diku  është vetëtime, diku shi malli, diku pranverë brenda dimrit, diku një vjeshtë e paqtë, e diku një ngrohtësi në lulëzim.

Gjithçka gjen Brenda “Orë Akulli” të Demirit:

”Fraza të ftohta”

 “Zhuljeta viktimë e…

  Romeo pasion i…”

  Lektori, plak i lashtë

  i flashkët krejt,

  heq syzet

  vë syzet:

“Zhuljeta…!”

në bangën e tretë,

gjaku i Romeos ndizet

buzët e Zhuljetës digjen

 Syzet:

“Jaaaaashtë!”

RomeoZhuljeta,

del,

refugjon

një tragjedi të re!

Përsëritja e një zanoreje  tek  e njëjta fjalë si psh : “Jaaaaashtë”,që e ndeshim  edhe në poezi te tjera, të bën jo vetëm ta lexosh, por padashur e  thua me zë, atë fjalë dhe mënyrë të thëni, që aq shpesh e ndeshim në fjalorin tonë  thuajse të përditshëm.

 Aty ndesh “Uverturë”,”Arie”, “Metamorfozë”, “Romancë në re”, “Gjysmëputhje”, qe i japin një hapësirë plot ngjyra librit.

Në të tjera poezi, vihet re një ndërtim që në dukje të jep përshtypjen e një loje me fjalët, nëse e sheh me sy të lirë:

“Me vjeshtën qesh

  me heshtat hesht

  ne troje resh

  nis tjetër jetë

  me ty që je

  këtu ku s’je”

Por nëse vëmendja përqendrohet në vargje, vë re se aty, qoftë dhe në një shpalosje në dukje abstrakte, lind dhe zhvillohet metafora e kuptimtë dhe ekzistenciale e poezisë,logjika e të menduarit të stërvitet, dhe të shtyn të lexosh më tej.

Shpesh, në poezi ka antiteza, ose abstraksione të mrekullueshme, ose “ngjitje sup me  sup” të fjalëve  që ndjekin ose shtyjnë njëra- tjetrën për nga kuptimi.

“Ti ishe tashmë

pagëzim i dritës me ajrin

orgazma e ujit me zjarrin”

Kjo i bën më “ndjellëse” këto poezi, te  cilat për hir të  së vërtetës, kanë dhe një filozofi fine brenda tyre.

Skalitjet metaforike,epitetet, krahasimet e mjaft rrjedhshmëri figurative,të bëjnë ti lexosh edhe përsëdyti këto poezi:

“Ndërsa lëkura dhe petkat e mia,

 mbusheshin me allçinë e bardhë

 të humbjes,

 drita e nginjur me jetën time

 rrëzë shtatores së shtangur

 ngrinte”

Në mjaft poezi, vihet re një marrie-dhënie me tabanin popullor! Diku poeti merr dhe përdor një fjalë, e diku fjala zë vend natyrshëm në qëndisjen poetike.

Duke  udhëtuar  ndër vargjet e Demirit, diku ndalem e pushoj, rilexoj, mendoj  dhe kur arrij në“Qiejt e Mallit”shtangem  të “shoh”:

“Si bluzë e zhvesh peizazhin dheu,

  për mua nis e bëhet qiell

  nga poshtë më sheh me tmerr Anteu,

  mbi re, ylli yt më ndjell!”

Dhe s’ka si të mos “dëgjosh” fluturimin poetik tek “Janari i Mynihut”

D…ing…!

D…ing…!

D…ing…!

Thërrasin kambanat në Platz Marin.

Tani që janari ka shkrirë,

kambana e zemrës regëtin

në Platz Marin:

…Ing…!

…Ing…!

…Ing…!

I konceptuar në mënyrë krejt të veçantë, ky libër unik në llojin e vet,

“qëndron” fitimtar  mbi  “Shtatë mbretëri të humbura”, ku “Ëndrra”, “Udha”, “Nata”, “Vera”,nuk  janë  të “Huaja” në “Mbretërinë e fundit” Pastaj natyrshëm  “hapen” dhe shpalosen “Shtatë portat e qiellit”, e Dritës e Zërit, e Ëndrrës, e Mungesës, e Mallit, e Parajsës  dhe me anë te Portës se Ajrit, “zbresin” në “Shtatë shtatoret e shtatorit”.

 Qëndroj në mozaikun poetik për të parë formëzimin  dhe gdhendjen e poezive të poetit  Gjergji:

“Trini e sh(tr)enjtë+ ti”

“Deti, lumi mali +Ti

  Vera, vjeshta, dimri+Ti

  Atëherë, sot, mot+Ti

  Ik, eja rri +Ti”,

E ky mozaik, ngelet i pikturuar jo vetëm në poezitë e Demirit, por mbetet në vetëdije me anë të mendimit  dhe e fotografon si në një blic të shpejtë  dhe  në shpirt, çdo njeri që merr në dorë librin dhe “udhëton” ndër faqet e tij.

Një mënyrë moderne e konceptimit, ndërthurjes, dhe shpalosjes  së pjesëve të librit, i cili mund të lexohet, jo faqe pas faqeje  por në të gjitha mënyrat dhe drejtimet.

Mjaft të hapësh librin tek përmbajtja, dhe kemi një poezi te re, të stilit ala Demir, sa çuditesh me këtë gjetje befasuese.

Shoqërimi me skica e sjell çdo poezi edhe në vështrimin tonë, përpos  leximit .

Teksa i lexon, këto poezi i ndjen mjaft afër vetes, për nga përmbajtja dhe mënyra e të shkruari. Ato janë  larg frazave të pakuptimta dhe  gjetjeve artificiale.

Libri “Orë Akulli” ka poezi  qe do të dëshironim t’i lexonim në një çast pushimi, çlodhjeje, dhe ç’është më e bukura, të bëjnë t’i lexosh me zë!

 

2- Gjatë dëgjimit…

CD-ja bashkëngjitur në fund të librit, të bën jo vetëm ta ndjesh dhe ta dëgjosh, por ajo bëhet e prekshme nga ne.

Zërat e vetë autorit  dhe gazetares Kozeta Hoxha, që përcjellin vargjet në timpanin tonë, janë jo vetëm emocionues, por depërtues, ndjenjësorë e të ëmbël dhe u japin  një formë tjetër madhështore atyre ndryshe nga ajo e të lexuarit.

Me CD-në, e “merr” poezinë me vete, nuk e lë asnjë  minutë të “flejë” në faqe libri, por bisedon me të, i qesh dhe të buzëqesh, të jep zë dhe jetë, gjatë rrugëtimit  tënd të përditshëm

3- Gjatë leximit dhe dëgjimit të … “Orë Akulli”:

Ndien diellin poetik, t’i shkrijë ato (orëakujt) e një lumë vargjesh  të lira, pa korniza, pa konture, pa  gardhe dyshimesh e censurimi të shpirtit  të poetit, dhe ndjen të mbushet  deti i dëshires  së lexuesit, i cili do pikërisht këtë liri vargu, ku horizonti  është nga infiniti deri në infinit!

LIBRI “HERBARE NJEREZORE” I SHKRIMTARIT VULLNET MATO, NJË EKSPOZITË NDJENJASH, PLOT NGJYRA

$
0
0

1

Nga: Vjollca Tiku Pasku

Kam gëzimin dhe kënaqësinë e veçantë të jem lexuesja e parë e këtij libri të ri të mrekullueshem të shkrimtarit Vullnet Mato. Nje ekspozite ndjenjash plot ngjyra shpalosen ne këtë  përmbledhje me tridhjetë  tregime. Pllakata të arta mesazhesh, të ekspozuar si në një galeri artesh ku pasqyrohet përvoja e thellë e njohjes së jetes njerëzore. Çdo tregim shfaq një botë universlale më vete. Çdo personazh shfaqet me frymen e tij individuale, duke kaluar para një ekrani grafik me frymën dhe karakterin e tij te veçante, duke qenë rob ose hero i mendimeve të tij, i patosit, i çiltërsisë, i dashurisë njerëzore, duke sjellë grimca, origjinale nga ngjarjet madhore të jetës.Damarët dhe indet e mendimeve, shtrihen në shumë segmente rrugësh dhe hapesira të jetës, duke shpalosur edhe fatet e dhjetëra personazheve që gelojne brenda ketij libri te shkruar me nivel mjaft të lartë artistik, nga ky autor i mirënjohur i letrave shqipe.

Jeta ka ligjet e saj të patolerushme, të cilat, nëse nuk zbatohen, fati i njeriut është tragjik. Në tregimin “Dashuri brenda varrit” fjalet e gruas se viktimes, janë si bisturi në plagët e hapura të një rrethi të tërë familjar. Autori shpalos idenë, se zgjedhja e njeriut për të bashkëjetuar, bëhet vetëm një herë dhe kjo para martesës. Kush nuk di të zgjedhë në atë kohë atë që i duhet, pas martesës zgjedh ose shkatërrimin e familjes, ose vdekjen… Ose siç cilësohet nga fjalet e nënës “..Martesa duhet të kuptohet si e shenjtë!” Një ngjarje e zymtë kjo, e cila ka përbrenda thellësi dhe peshë të madhe mendimi që të impresionon.

Dora e prozatorit Mato nuk denon, por lë të kuptohet nga vetë ne lexuesit. Se mungesa e ndjenjes së dashuri, është mungesa e një ushqimi shpirtëror që nuk mund të zëvendesohet me asgjë, por që edhe paga e zhgënjimit prej saj, është tragjedia. Mendja impulsive e njeriut, shpesh është tepër e ndjeshme…me një kthesë 360 gradë.

Tek “Shëmtaraku Misterioz” fjalët e Shanies: “Mua, moj motër, nuk më duhet bukuria që kam vetë, më duhet burrëria, mençuria dhe besnikëria, në atë masë, që e ka Fatmiri, por sidomos shpirti i tij i bukur e fisnik me të cilin ndjehem fare mirë.“ Deklarata e saj është si uji i freskët që spërkat me ndjesi karakteret njerezore, për të fituar edukimin, rritjen dhe ushqimin e filozofisë së vetë jetës.
Stili i fuqishëm individual i këtij krijuesi është unik. Ai luan me harpen emocionale në harmoni me personazhet e tij, duke krijuar nje akord magjepsës, që të lë shijen e një muzikaliteti prej dore të artë. Drita vibruese e shpirtit të tij të talentuar depërton brenda psikologjisë së shpirtrave, duke u bërë një edukator i tërthortë i tyre. Dora e këtij krijuesi është si vetëtima, që shkruan në të gjithë hapsirën e horizontit dhe ndriçon universin njerëzor. Një zbulesë e rëndësishme në tregimin

“Dashuri Mizore” është zhgënjimi në dashuri, si rezultat i mosedukimit femëror dhe hapave të hedhura keq në fillimet e jetës së një vajze. Akti që zgjodhi personazh kryesor, ishte të vuante në një jetë të rrenuar shpirtërisht, pa dritën e dashurisë së vertetë.

Tregimet e shkrimtarit të afirmuar në këte gjini, Vullnet Mato, kanë nje paisje elektrike të padukshme, që rrezatojnë dritë mbi shpirtin e errët, mbi sytë e realitetit dhe në vetë jetën e secilit nga ne. Ato të bëjnë hërë të mendohesh thellë, herë të tronditesh dhe herë të buzëqeshesh me veten.

Në mbyllje të këtyre reshtave, që më nxiten leximet e tregimeve të tij, dua të them se dora e këtij gjeniu, ka shkëlqyer prej vitesh në letërsinë shqiptare, me burimin e pashtershëm të talentit të tij të spikatur. Urime këtij meteori vezullues shqiptar, që mund të konkurojë edhe pena botërore në yjesitë letrare.

*Vjollca Tiku Pasku – debutuese në letërsinë shqipe.


Gruaja që vdes nën hijen e pushtetit të burrit

$
0
0

Nga:Dimal Basha

 

Dimal Basha

Dimal Basha

 

Për gjithë ato vite sa ishte e martuar, ishte një grua për lakmi dhe të gjithë kishin veq fjalë të miradije për të. Tërë jetën kiskhte gatuar, pastru e shërby pa asnjë fjalë. Shërbente siç e kërkonte adeti, tavat plot me mish i ofronte vetëm deri tek dera e odës, ku njëri prej burrave pastaj i pranonte dhe i shtronte për ahengun ku kuvendojshin këta të fundit. Tërë jetën shërbeu dhe njihej si shembëlltyrë në famijle, mirëpo para kohës u sëmurë dhe u shtri për të vdekur. Plaku i familjes, si zot shtëpie, kishte simpati për nusen që asnjëherë nuk e dëshproi. Ju ofrua plaku afër shtratit dhe po e pyet. “Nuse, gjatë gjithë jetës na ke shërby pa edhe një fjalë të vetme. Ke qenë një punëtore që se ke shoqen dhe dua të pyes, a ke një amanet, nji çkado që të ka mbetur merak para se të vdisësh? “Po” i tha nusja plakut me një frymë turpi duke mos pasur guximin as ta shof në sy pasi që raportet në mes tyre ishin më shumë zyrtare! “Kisha dëshirë të kërkoja një copë mish para se të vdes.” “Çfarë flet” i kthehet plaku? Mos më thuaj se na ke shërby gjithë këto vite tava me mish dhe nuk e ke kërkuar asnjëherë? “Jo” i përgjigjet nusja. S’kam dashur të ju dëshproj dhe mishi gjithmonë ka qenë i destinuar për ju! “Megjithatë,” vazhdon nusja, “kisha pas dëshirë veq ta kërkojë njiherë para se të vdes sepse gjithmonë e kam lakmu aromën e mire që ka dhe kam qenë kurioze për shijen që mund të ketë.” Prej aty, plaku u zgjua në këmbë dhe ju drejtua të gjithë familjarëve. “Unë prej sot dorëzoj kuletën dhe nuk pranoj të jem zot i kësaj shtëpie.”

Meqë historia jonë është e ngarkuar me impulse patriarkale, kisha veq këtë rrëfim nga i ati që flet për një histori të pashkruar për gjysmën tonë. Gruan! Historia jonë është e stërmbushur me anekdota trimërie për mashkullin, kurse për femrën shkruhet pak kurse edhe më pak mbahet mend. Nëse edhe pas gjithë kësaj kohe e dyshoni, derisa lexoni ju shtroj një pyetje që, Anna Di Lellio, profesoresh, autore dhe një shqiptare e madhe,  shpesh e përdorë në fjalimet e saja, “E dini se si quhet e shoqja e heroit tonë Adem Jasharit?” Sikur ju tani, shumica mbeten të turpëruar, ngase historia jonë e ngarkuar me impulse patriarkale ka kontribuar që të edukohemi duke konsumuar një histori të përgjysmuar.

Studime të njëpasnjëshme tregojnë se arsimimi i femrës ështa arma më e mire për luftimin e pabarazisë gjinore. Raporti final i Komisionin për Zhvillim, i përpiluar nga ekspert ku në mesin e tyre edhe dy nobelistë, jep indikacione të qarta se një femër e arsimuar prodhon fëmijë më të shëndoshë dhe më të suksesshëm në botën akademike sepse këta të fundit përfitojnë nga arsimimi i nënave të tyre. Studimi në fjalë gjithashtu ilustron se përveq arsimimit, integrimi i tyre në fuqinë punëtore është zgjedhja më e mire që femrat t’i ikin kurthës se ciklit të varfërisë që i ndjek ndër breza dhe ky integrim është një barometër i mirë që teston përkushtimin e qeverisë ndaj barazisë gjinore duke marrë parasysh se qeveria është punedhënësi më i madh në vend.

Megjthate, qeveria jonë ende vazhdon të lundroj kundër frymës së progresit perkunder faktit se Kosova ka nje gjenerate te kualifikuar vajzash. Për shembull, të dhënat e fundit nga Organizata për Zhvillim dhe Bashkepunim Ekonomik (OECD) tregojnë se femrat shqiptare shënojnë 8 pikë më shumë se meshkujt në shkencat ekzakte dhe sipas analfabetizmi është më i shprehur tek meshkujt në moshën 10-24 vjeç kurse të njejtën kohe sipas Raportit te Departamentit te Shtetit përfaqsimi i femrave ne sektorin publik arrin vetëm 30%. Këtu marrin pjesë shumica e institucioneve shtetërore, ndoshta me përjashtim të ministrise per Integrime Evropiane, ku sipas zonjës Çitaku, më shumë se gjysma e stafit të saj janë të gjinisë femërore dhe në bazë të këtyre të dhënave kjo ministri prin në punësimin e femrave dhe tejkalon kuotën për barazi gjinore. Gjithashtu, zonja Kusari-Lila, ministre e Tregtisë dhe Industrisë, tregon për përmirësimin e punësimit të femrës ne ministrinë e saj ku thotë se “në krahasim me 4 vite me herët përqindja e femrave ne MTI ka pasur një ndryshim pozitivë nga 30% në 36%.” Gjegjësisht, ministria që zonja Kusari-Lila udhëheq ka pasur  6% rritje në punësimin e femrave mirëpo kjo kuotë mbetet e ulët duke krahasuar se përbën vetëm 1/3 e fuqisë punëtore dhe së paku ministrja është e vetëdijshme që kërkohen përmirësime duke shtuar se numri aktual nuk plotëson kuotat që kërkohet nga ligji për barazinë gjinore.

Në anën tjetër, suksesi ministres Çitaku është një shembull i pamjaftueshëm që nuk mund të shërbejë si model sepse të gjitha figurat pasqyrojnë një strukturë pushteti të një mashkulli të fryer. Kjo ilustrohet nga fakti se prej 19 ministrive gjithsej, vetëm dy prej tyre udhëhiqen nga femrat. Më tej, meshkujt përbëjnë mbi 70% të këshilltarëve të kryeministrit, 60% e zavëndsministrave, dhe impulset patriarkale janë edhe më të shprehura në nivelin lokal ku  të dhënat në Asociacionin e Komunave të Kosovës tregojnë se prej 25 komunave gjithsej sa figurojnë, 100% e kryetarëve të komunave janë meshkuj.

E kaluara nuk zhbëhet, por e kemi rastin e fundit ta ndryshojmë të ardhmen me ngritjen e integrimit të femrave në fuqinë punëtore ku sektori publik duhet të jetë shembull që gjithashtu shërben si ekzemplar për fuqizimin e gjeneratave të ardhshme. Një studim tjetër i kryer në Bengali (Beamen et al.) tregon se në zona ku nuk ka pasur asnjë femër në pozitë udhëheqëse, 86% e prindërve dëshironin që vajzat e tyre të mbesin amvise apo çkado që prindërit e burrit vendosin për të. Kurse në vendet ku për shtatë vjet vajzat kanë qenë të ekspozuara me një femër politikane në nivelin lokal (që ka qenë pjesë e reformimit ku fshatrat janë shtyer nga shteti Indian që të zgjedhin udhëheqësen e fshatit femër), perceptimi i vajzave për të qenë pjesë e proceseve vendim-marrëse është ngritur në mënyrë drastike. Prandaj, është me rëndësi që qeveria të aplikoj politika që përkrahin barazinë gjinore sepse studimet tregojnë se dallimi në mes gjinive ngushtohet kur femra ka një rol-model që shërben si inspirim për to dhe, sic edhe konkludon nobelisti Amartya Sen, mundesitë dhe perspektivat tona mvaren nga institucionet që ne gëzojme, dhe ato kanë një rol kyq në zhvillimin e lirive tona, dhe vleresimi i këtyre institucioneve duhet të jetë barometër për kontribut, që sot duket të jetë i neglizhuar dhe aspak i favorshëm për femra. Funksionimi i drejtë i një institucioni si ai i Barazise Gjinore duhet të jetë një shtytës për krijimin e mundësive në shoqëri që lidhet drejtpërdrejt në përmirësimin e kualitetit të jetës për të gjithë ne. Shkurt, pjesë e arsyes së mos-zhvillimit tonë është e lidhur ngusht me ngecjen e pozitës së femrës në shoqërinë tonë prandaj zhvillimi ynë mvaret nga progresi i tyre dhe perkrahja qe vie nga qeveria.

Arsye tjetër për zhvillimin e dobët është edhe shoqëria dhe kodet që e rregullojnë shoqërinë që kanë pas një ndikim të madh në formën që trajtohet femra. Meshkujt dhe mentaliteti patriarkal janë sigurisht pjesa kryesore për shtypjen e femrës dhe raporti i fundit i Departamentit te Shtetit ilustron këtë fakt ku thotë se derisa femrat posedojnë të drejtat e njejta ligjore sikurse edhe meshkujt ato tradicionalisht gëzojnë një status më të ulët brenda familjes që ndikon në sistemin ligjorë. I njejti raport flet për dhunën kundër femrës që mbetet një problem serioz për shoqërinë tonë. Derisa po shkruaj, ABC News publikoi një artikull duke treguar se si mafiozët shqiptarë rrëmbejnë femrat shqiptare, i dhunojnë ato, dhe më pastaj i trafikojnë në tregun evropian. Artikulli në fjalë tregon se mbi 30,000 prostituta shqiptare shëtitin rrugët e Evropës dhe numri më i madh i tyre janë të rrëmbyera dhe ushtrojnë profesionin nën presionin dhe dhunën e vazhdueshme te mafiozeve shqiptare. Për përuljen e statusit të gruas thërrasin haptas disa hoxhallarë që predikojnë vlera denigruese duke kërkuar segregim të metutjeshëm të femrave. Është ironike kujdesi i tyre për statusin e gruas kur këta hoxhallarë janë të indoktrinuar në vende ku femra trajtohet si qytetare e klasit të dytë dhe në ligjëratat e tyre i quajn ato si qenie “të dobëta,” liria e te cilave përkufizohet brenda katër mureve dhe ‘xhehneti’ i të cilave limitohet me plotësimin e kërkesave dhe epsheve të bashkëshortëve të tyre.

Është me rëndësi gjithashtu të përmenden rastet ku të njejtat norma diskriminuese që ndihmojnë në ushqimin e paragjykimeve dhe stereotipeve shpesh ruhen me shume zili nga vet femrat. Kelly Valen, në librin e saj The Twisted Sisterhood argumenton se femra është armiku më i madh i vetvetes. Këtu flitet për urrejtjen e femrave mes vete dhe sipas studimeve që ofron autorja, mbi 90% e participuesve në studim deklarojnë se në jetën e tyre kanë qenë të lënduara nga influenca negative e femrave tjera dhe mbi 75% janë lënduar nga konkurrenca dhe xhelozia e shoqeve te tyre. Ndoshta mbetet kontraverse gjeneralizimi, mirëpo pa ndonjë studim të mirëfilltë në shoqërinë tonë është vështirë të kemi një konkludim të tillë. Sidocoftë, kishte me qenë naive sikur të kundërshtojmë stereotipet që ushqehen nga serialet e ndryshme që me zili ndiqen nga shoqeria jonë dhe ku femra shumicën e rasteve paraqitet si një objekt seksual, emocionues dhe i dengruar. Këtu bën pjesë ndoshta edhe mentaliteti i raportit vjehërr-nuse që shpeshherë përcillet me terme pegjorative që përdoret nga vet femrat dhe shpesh ndihmohet nga nje numer i madh i folkloristeve që përforcojnë stereotipet dhe paragjykimet përmes këngës shqipe ndoshta pa vetëdijen e tyre.

Te gjithë keta faktorë si kultura patriarkale, tradita, rrymat fundamentale religjioze, stereoptipet dhe integrimi i ulët ne fuqinë punëtore nga qeveria janë pjesë e përuljes së pozitës së femrës në shoqëri dhe që rrjedhimisht rezultojnë në humbjen e vetëbesimit dhe nënvlerësimin e kapaciteteve të tyre. Studime në SHBA tregojnë se femrat nënvleresojnë kapacitetet e tyre dhe kjo rrjedhimisht përfundon me pasoja negative për to. Për shembull, pas një provimi ne shkollë, kur femrat jane pyetur se cfarë note mendojnë se kanë marr, shumica e tyre japing përgjigje që rezulton në vlerësim më të vogël se me gradimin final. Kurse meshkujt, studimi tregon, gjithmojnë vlerësojnë se kanë marrë një notë më të mirë se që figuron ne fund të provimit. Ky studim konkludon se vetëbesimi te femrat është shumë më i vogel që pastaj rezulton edhe me pasoja tjera negative. Për shembull, 57% e meshkujve pas përfundimit të studimevete negociojnë për pagën e tyre kurse vetem 7% e femrave e bëjnë një gjë të tillë. Si pasojë, studimi konkludon, të ardhurat e femrave në të njejtin profesion me meshkujt jane dukshëm më të ulta dhe ky problem është evident edhe në Shtetet e Bashkuara ku femra paguhet vetëm 79 cent për çdo dollar që përfiton një mashkull për punën e njejtë.

Shoqëria jonë do të luftoj me dekada për të thirrur në barazinë e nënës, motrës dhe vajzave tona. Në vitin 1962, më shumë se 2/3 e grave të intervistuara nga Universiteti i Michigan ne SHBA kanë pranuar se “vendimet e rëndësishme familjare duhet të mirren nga zoti i shtepise.” Pra, ndoshta ne gjendemi në të njejtën periudh dhe ndryshimi ndoshta nuk është i menjëhershëm dhe medeomos se kërkohet kohë për të thyer barrierat e një shoqërie patriarkale që gëzojmë, mirëpo të njejtën kohë kjo gjendje na e bën edhe më obliguese që meshkujt ti prijnë ndryshimeve që mos të gjykohemi se kemi qenë në anën e gabushme të historisë. Paralel kërkohet që edhe femrat të  ju dalin ballë këtyre barrierave duke u arsimuar dhe shërbyer si model për gjeneratat e ardhshme sepse nuk do të kishte një Platon pa një Sokrat. Është me rëndësi ti luftojnë stereotipet dhe paragjykimet toksike dhe të mos bijnë pre e rrymave fundamentaliste religjioze që kërkojnë ngulfatjen e gruas nën thembrën e burrit. Sigurisht se kjo patjetër kërkon një kurajo, mirëpo duhet kujtuar trimërinë dhe guximin e gruas revolucionare në shekullin e 18-të që kanë pasur përpara një sfidë shumë më të madhe se vajzat e lindura sot mirëpo suksesi i tyre sot mbetet historia më e drejtë.

Përfundimisht, ështe kyqe që qeveria jonë – si zot shtepie dhe si punëdhënësi më i madh në vend – detyrimisht të shërbejë si model për progresin e gruas sepse egoizmi i vazhduar në gëlltitjen e kësaj kafshate ‘mishi’ do të na mbetet në fyt nëse nuk fillojmë ta ndajmë në mënyrë të barabartë. Studimet të njëpasnjëshme tregojnë se progresi i gruas në një shoqëri nënkupton progres për të gjithë ne. Derisa puna e gruas mbetet e lodhshme por e pa-vlerësuar, është koha që gruaja të merr rolin aktiv në ndarjen e përgjegjësisë së ‘zotit të shtëpise’ dhe të shërbejnë në sferën publike siç e kërkon progresi pasi që mjaft kanë shërbyer sic e kërkon adeti.

Kosova dhe forca e fjalës magjike me vlera universale

$
0
0

(Lulzim Tafa, Traumausstellung, Amanda Verlag, Sinaia 2013)

 1

Baki Ymeri

Në kuadrin e Bibliotekës “Albanische Schriftsteller” të Editurës Amanda Verlag, këto ditë e pa dritën e botimit në gjuhën gjermane libri i Lulzim Tafës, “Traumausstellung” (Ekspozitë e ëndrrave). Vlen të përmendim faktin se poezia e tij kohë më parë është përkthyer e botuar edhe në disa gjuhë tjera europiane (anglisht, frëngjisht, suedisht, italisht, rumanisht etj.). Nga pasaporta e librit (faqja e tretë), deshifrojmë sintagmën “Albanische Dichtung aus Kosova”, si dhe autorin e përkthimit, Daniel Ion, që është edhe autor i parathënies, ndërsa lekturën në gjuhën gjermane e ka realizuar poeti i mirënjohur Christian Wilhelm Schenk.

          Përkthyesi e ka strukturuar librin në ciklet: Traumausstellung, Grausame Lieder, Räuberische Weise, Schwarze Parodien, Mit meinem Ich, Ich habe nur noch ein paar Worte. Që nga poezia e parë e deri te ajo e fundit, autori i ofron lexuesit të huaj, Kosovën tonë dhe forcën e fjalës magjike me vlera universale. Edhe në sajë të kësaj vepre, kultura shqiptare depërton në botë, sepse një popull pa kulturë, sipas Kantit, është një popull që mund të manipulohet fare lehtë, siç na manipuluan turqit dhe fqinjët duke mos na lënë të shkollohemi në gjuhën amtare. Autori është kuadër universitar dhe rektor i një institucioni të rëndësishëm që para disa ditësh, e pat për mysafir edhe Kadarenë (Universiteti AAB). Nga fjala e autorit të parathënies, dhe nga vetë lënda poetike, kuptojmë se dita e nesërme na sjell diçka të re, ngase me të vjetrën u përgjakëm.

          Mbresëlënëse dhe të prekura nga imagjinata janë vargjet “Ke fjetur nën hijen e hënës/ Dhe pa dashur të futa në këngë.”, Apo: “Do të vijë në ëndrrën tënde/ Dhe do ta harroj udhën e kthimit.” (Ke fjetur nën hënë). Autori shkruan për kuajt e lagur në shi, për gjumin e vdekjes, për Teutën të cilës i përulen hyjnitë, apo për dëshirën që pas shtatë bjeshkëve ta gjejë emrin e saj. Mund të thotë kush se fjala e tij nuk ka forcë magjike në kuadrin e vargjeve: “M’i  jep sytë ta shoh diellin/ Si bien yjet/ Qielli si bie/ Do të ulemi sërish Teutë/ T’i  rrëfejmë ëndrrat/ E natës së shkuar/ Syhapur të na gjejë mëngjesi.” Pason Kosova e përgjakur me kështjella guri dhe qytetin e lashtë të dashurisë së parë, shoqet e klasës që presin trenat e zi, disa nga to duke u bërë nuse mërgimtarësh e shkuan me vaje: “Vetëm njëra u ndal/ Te dera e klasës shkurtoi flokët/ Dha shenjë se ne/ Do të harrohemi.” (Në mungesën tonë).

          Për lirikën e Lulzim Tafës janë qëndisur disa reçensione të favorshme në gjuhën shqipe dhe në disa gjuhë të huaja, por ajo që mbahet mend gjatë kohë, gjatë lekturimit të poezisë së tij, ka të bëjë me poetët:/ Kur zemërohen zotat/ Lindin poetët./ Në të parën shenjë jete/ Ngrihen kundër zotit të vet./ Protestojnë./ Kur rriten/ Bëhen çapkënë/ Shpërndajnë afishe/ Kundër vetëvetes/ Si demonstrantët nëpër qytet”. Një vend të rëndësishëm në kuadrin e kësaj vepre zë edhe poezia e dashurisë: “Vdeksha unë për ty/ Sa e mirë je moj Zanë/ Sa të rënda i ke/ Ato fije…” (Deklaratë patetike). Nuk mungon as ironia, kur dy rrospia të bukura hyjni, pine kafe dhe shikojnë në filxhan, vijat dhe rrugët. Apo kur thonjtë e këmbës i ngjyrosin për adet, kullosin dëshira e ëndrra në det: “Zog në hava/Kjo dynja…” (Kompleks).

          Pasojnë këngë të tmerrshme për beteja të pabarabarta të fatit, me vargje si: “Unë do të vritem në këtë luftë/ Për secilën sumbull/ Të xhamadanit/ Do ta marr nga një plumb/ Dhe secila pikë gjaku/ Do të bëhet sumbull/ Në këmisha dhe xhamadanë/ Të ushtarëve e kapedanëve/ Të mi…” (Vdekja çon fjalë), e shkruar më 1998, kur të fuqishmit ia mësyjnë Kosovës me autoblinda modernë: “Masakra ishte e ligjshme/ Mbështetur në nenin e parë/ Për vrasjen e të gjithë shqiptarëve…”, në kohën kur shqiptarët i mallkonin barbarët: “Zotin ua vraftë Zoti!”. Dhe vijnë luftëtarët e lirisë në një atmosferë lufte, kur në Kosovë atë ditë u shtrenjtua buka e mielli dhe vaji, kur edhe jetës i ra çmimi, kur “Vdekje kishte me bollëk.” (1999). Ja edhe disa tituj poezishë tjera të frymëzuara e të rikënduara në gjuhën gjermane: Dashuri kaçakësh, Kryetrimi, Vasha e Dukagjinit, Reportazh i luftës së shenjtë, Territoret e lira, Tri ditë Shqipni, Shiu i shenjtë, etj.

Fahri Xharra ,E vërteta historike, shqiptarët ortodoks të Maqedonisë

$
0
0

Nga Gjon KEKA 

 libri xharres

Libri që ka dal nga botimi para pakë kohësh i autorit dhe studiuesit serioz Fahri Xharra është një vepër me përmbledhje shkrimesh serioze në fushën e etnosit, gjeohistorisë ,historisë dhe politikës etj.

Objekti me të cilin autori në kë të libër ka zë në si kryetemë është zbulimi i realitetit të plotë historik apo të vërtetën historike.

Ndërsa jo rastësisht autori me pedantëri dhe me një analizë të thellë kap edhe temat të rëndësishme si ato rreth shpalosjs së identitetit të vertetë dhe ringjalljen e vetëdijes kombëtare pa të cilën kombet edhe mund të shuhen.,ose edhe te humbasin rolin e tyre të përcaktuar natyrshëm gjatë historisë .

Autori nuk mban inate ,nuk është nacionalist ,por një patriot që mbron vetë të drejtën historike të kombeve, ndërsa puna e madhe që bë në në hulumtimet dhe studimet serioze sic është edhe kjo vepër janë dëshmi e mirë ,nxjerrja e vlerës në dritë dhe njëkohsisht gjykimi i shëndosh i poreve të zemrës së historisë aty ku është errësirës ai sjell dirtën e fakteve, realitetit të natyrshëm të kombeve e sidomos kombit autokton arbënor.

Tema që ai ka trajtuar në brendë si të librit janë jo vetëm të dobishme ,por edhe një përpjekje e madhe e nxjerrjes së realitetit historik përball botës, përball shqiptarëve vetë dhe kjo gjithësesi se është e meritueshme ,sepse ai pikërisht në mënyrë të provuar sjell pothuajse krejtësisht në kohën tonë në mënyrë tepër produktive pikat që janë konsideruar të luhatshme në histori ,ai i ka sjell si pika të paluhatshme të forcuara më fakte ,dokumente dhe realitetin e plotë gjeohistorik.

Libër i Xharrës duket të jetë pak më ndryshe nga librat që kemi lexuar gjerë më sot ,mendoj për nga natyra e trajtesës dhe seriozitetit,por edhe analizës që ai i bënë ngjarjeve të rëndësishme dhe ndërlidhjes së tyre me realitetin dhe pozitën e sfidat që ka kombi ynë arbënor.Prandaj një libër i tillë ka një vlerë të lartë sepse ai ka bërë një studim të vërtetë dhe të rëndësishëm ,është pikërisht autori që në librin e tij nuk e lë që historia e hershme e jona si komb të mbetet në hije ,apo edhe më keq si një libër me faqe të zbrazta ,por ai me seriozitetin e tij sjell në tryezën e sotme kohën e hershme dhe na vendos në pasqyrën e kohës faqet e saj të cilat kanë folur më parë dhe flasin edhe tani dhe do të flasin gjithnjë ,sepse ka gjurmë ,ka shprirtin ,ka gjak , vlera ,kulturë ,jetën kombëtare etj etj ,dhe kjo tregon se historia jonë si komb është histori që shfaq ekzistencën e tij dhe lidhjen e pandërprerë me rrënjët dhe shpirtin e lashtë të tij.

Apo sic edhe në nvizon autori në libër se “fortunat nga ato më të fuqishmet u munduan të na zhbënin, dhe të na hudhnin në vrimën e pakthimit, duke na mohuar të kaluarën tonë, duke na çrrënjosur nga trungu i ynë mijëravjeqar. Tjetërsimin tonë e kishin në përparësi; kush duke na shlyer dhe humbur historinë e kush duke na tjetërsuar në kombe tjera me qëllim të caktuar që të harrojmë vehtën tonë dhe një ditë të na vjen turp me atë se çka ishim.”(F.Xharra, 2013, faqe 16)

Ndë rkaq autor nuk lë pa nënvizuar edhe zhvillimet e ndryshme që nga ato të asimilimit, shbërjes identitare apo mveshjes me identete pushtuesish e gjerë në fatin e vendit dhe kryqëzimet historike të tij.

Pikërisht në libër shihet se autori ka prekur aspektet që kanë sjell mjegull për një kohë të gjatë ,prandaj ai me seriozitetin e tij hulumtimet dhe analizat shkonë në thellësin e fakteve dhe argumenteve ,në zbulimin e zonave të së vërtetës ,pasaj edhe ne ato zona të izoluara të historisë ai prek me mencurin dhe thellsinë e studimit ceshtjen fundamentale atë të identitetit dhe kështu ai në fund arrin sado pak të largoj mjegullën e vënë përgjaët kohëve nga pushtues barbar dhe servilet e renegatët e tyre, gjë që edhe sot bëjnë përpjekje ta rrisin akoma më shumë këtë mjegull dhe t’i errësojn zonat e të vërtetës historike të kombit arbënor europian.Sic edhe potencohet se “historia jonë është e gjatë. Historikisht i kemi mbushur fronet mbretërore që nga romakët me perandorë, te sllavët me Cara dhe Krala, te turqit me vezirë, pashallarë e Sadri Azema. Pra siç pohova dhe më sipër, me ardhjen e turkut u hapën dy dyer me të njëjtin drejtim atë të ikjes, dy dyer të shkuljes nga trungu shqiptarë. Njëra nëpërmjet ortodoksizmit, në shkije e më vonë në Serb; e tjetra nëpërmjet myslimanizmit, në myslimanë e vonë turq. Ky është një vrojtim për shqiptarët e viseve të cekura më lartë.”(F.Xharra, 2013, faqe 11)

Megjithatë, unë gjatë leximit pash edhe një gjë tepër të rëndësishme dhe është e udhës të në nvizohet këtu se autori me siguri nuk ka lënë asgjë pa u vë në re rreth cështjes që ka trajtuar ,pastaj shihen tepër qartë edhe identifikimi i fakteve bazë mbi të cilat ai tërë këtë studim e mbështetë dhe unë mund ta quaj kë të mbështetje si një provë e shkakut dhe posaqërisht si një arsye edhe më e madhe e korrigjimit ,pikpamjeve dhe vendosjes në pah të të gjithë asaj që të tjerët apo armiqte histroik janë munduar të tregëtojn si me tokat kombë tare arbënore ashtu edhe me vlerat e saj dhe thesaret e brendshme dhe të jashtem shpirtërore e kombëtare.

Mund lehtësisht të potencoj se gjatë leximit të kétij libri ajo që më ka bërë të mendoj ajo se autori Xharra me guximin e tij dhe studimin serioz sikur na thotë hapur se “unë dua të tregoj historinë ” dhe ky është guximi ,të tregosh të vërtetën historike dhe pikërisht ai këtu mbështetet .

Pra parë në gjithë këtë autori realisht ka prekur me studimet e tij në origjinën ,pastaj pretendimet e huaja apo tendencat gllabëruese të tyre ,përzierjen e popullatës ,lidhjeve , pikë pamjeve dhe doktrinave absurde të pushtueseve barbar osman dhe sllav.Kë shtu që ajo që ë shtë injoruar gjerë më tani si nga studiuesit shqiptarë ashtu dhe të huaj ,autori me guximin , sigurinë dhe dokumentimin e plotë të këtij studimi sjell historinë e këtyre periudhave në ekzistencën reale të kohës ,në kupueshmërin në dritën e këtij shekulli edhe pse bëhet fjalë për peridha të ndryshme historike që autor ka trajtuar brenda librit të tij.

Me fjalë tjera mund të them se historia mund të vijë në ekzistencën e plotë e kuptueshme dhe e mirëlexuar nga të gjithë pa syze dhe pa asnjë pengesë vetëm në se ajo buron nga faktet dhe e vërteta

Sepse është pikërisht historia ajo që na tregon në mënyrë të plotë atë që ka qenë pa ndonjë mësues shtesë ,është historia ajo që na sjell jo vetëm ne në kohërat e lashta me anë të mendjes dhe shpirtit e gjakut tonë që rrjedhë njësoj si i paraardhësve në venat tona ,por edhe më´, ajo na sjell atë këtu pranë nesh të kuptueshme në dritën e të vërtetës dhe fakteve që janë fundamenti bazë i një historie të një kombi.

Dhe e gjithë kjo se sigurisht ndikon në vetëdijen e brezave të ardhshëm në njohjen e saj dhe të vetes ,të tanishmes dhe ndikon pozitivisht në vlerat dhe shumimin e talenteve kombëtare dhe në ruajtjen e qenjes dhe indetitetit kombëtar të tyre.

Libri i autorit Xharra është një vlerë e shtuar në lëminë e publicistikës dhe një referencë e mirë për studiuesit serioz ,poashtu libri është i shoqëruar me fakte ,fotografi të shumta që flasin shumë,pastaj citate të njerëzëve të urtë dhe dokumente të rëndësishme që flasin ,si dhe të analizuarit dhe elokuencës që ai ka bërë gjatë tërë trajtimit brenda librit të tij.

Refleksion sociologjik mbi filmin dokumentar artistik “Etja dhe uji i Zemzemit” të Fatmir Mujës

$
0
0

MSc. Ferdi KAMBERI

Sociolog

Refleksion sociologjik mbi filmin dokumentar artistik “Etja dhe uji  i Zemzemit” të Fatmir Mujës

 

Një parathënie mbi dokumentarin

Me datën 13 tetor, 2013 ditë e diel në kinemanë ABC të Kryeqytetit u mbajt premiera e dokumentarit të Fatmir Mujës me titull “Etja dhe uji  i Zemzemit”, i dyti dokumentar i tij. Në këtë sallë, numri i atyre që ishin të interesuar të shikonin promovimin e këtij dokumentari nuk ishte aq vogël. Vinin njerëz nga trevat e ndryshme shqiptare dhe të gjithë kishin ardhur për të parë produktin e Fatmir Mujës, produkt ky i cili erdhi pas një kohe të gjatë, pas një angazhimi të madh, një mundi jashtëzakonisht të madh dhe padyshim se ky produkt nuk mund të përshkruhet me pak fjalë. Me të hyrë në sallën e kinemasë ABC, një tingull i ëmbël i një muzike shoqëronte mysafirët ngado që vinin dhe krijonte një ndjenjë interesante. Pas një kohe të shkurtër Fatmir Muja përshëndet të pranishmit dhe falënderon për pjesëmarrjen e tyre, njëkohësisht falënderon të gjithë akterët e involvuar në këtë projekt madhor. Interesant ishte se filloi të flasë nga uji si pikënisje filozofike e krijimit të evolucionit të njeriut dhe mbaroi po ashtu me pikën e ujin si nevojë domosdoshme e ekzistencës së njeriut si qenie sociale – biologjike. Ishte një hyrje e shkurtër, koncize, të cilën e filloi me një poezi që e kishte përgatitur më herët dhe nga fjalët që vinin të krijonte përshtypjen e një meditimi transcendal thënë kështu në gjuhën e Imanuel Kantit. Pas përfundimit të fjalës fillon edhe dokumentari me nje ore e gjysme kohëzgjatje i cili fokusohet dhe flet për shtyllën e pestë të fesë islame – haxhin, një obligim fetar i cili obligon të gjithë myslimanët që kanë mundësi materiale dhe fizike për të qëndruar në vendin e shenjtë në Meke të paktën njëherë në jetën e tyre. Ndërsa, sa i përket vlerave, normave, benifiteve, si dhe shumë aspekteve tjera, dokumentari jep shpjegime brilante duke bërë kështu që tradita shqiptare të gërshetohet dhe të korrelohet edhe më mirë me Islamin si sistem i jetës. Prandaj, edhe ideja për një refleksion të tillë ishte e bazuar në elaborimin estetik e artistik të veprës së Fatmir Mujës, veprës së tij madhore e cila pasqyron një qasje multi-dimensionale dhe si e tillë shërben njëkohësisht për: nostalgjinë e së kaluarës, harmoninë e të jetuarit të lumtur në të sotmen dhe projeksionet e së ardhmes mbi kombin dhe fenë.

Gërshetimi i traditës shqiptare në dokumentar

Në horizontin e këtij dokumentari personazhet na paraqiten me elemente tradicionale të cilat pasqyrojnë dhe japin një pasqyrim nuancave estetike dhe filozofike këtij dokumentari, duke bërë kësisoj që kauza e shqiptarizmës mos të harrohet në asnjë mënyrë, por që të gërshetohet në qasjen fetare islame. Këto fakte japin përgjigje se Islami është Universal dhe trajton të gjithë popujt e kombet si të barabarta duke mos anashkaluar askënd në bazë të ngjyrës, etnisë, gjinisë, veshjes, apo elementeve tjera. Personazhet në fakt pasqyrojnë një element tradicional të shqiptarëve duke u nisur nga veshja tradicionale e shqiptarëve që kanë pasur dhe kanë ruajtur me fanatizëm këtë element tradicional, pastaj plisi që pasqyron një begati të madhe dhe vlerë të madhe të kombit shqiptar, duke u pasuar me traditën edukative të të ushqyerit në tryezën tradicionale shqiptare, si dhe në fund edhe për mbulesën e femrës shqiptare që ka qenë traditë qysh në kohërat më të lashta. Në fakt, kjo traditë pasqyrohet gjatë gjithë kohës së dokumentarit në fjalë, duke bërë kështu që edhe gjatë vizitës në vendet e shenjta, përkatësisht në Meke dhe Medine të mos ndryshohet mënyra e të veshurit, gjë që nxjerr në pah dimensionin dhe ruajtjen e kujtesës biografike të shqiptarëve dhe memorizimin e traditës të cilën pavarësisht dallimeve fetare në esencë e kanë ruajtur me fanatizëm të madh dhe e kanë bartur brez pas brezi gjerë në ditët e sotme.

 Dialogu dhe interdialogu i personazheve          

Dialogu kryesisht zhvillohet në mes të atit dhe të birit i cili niset për në vendet e shenjta dhe se me vete ka edhe një porosi (amanet) nga i ati që një letër t’ia dorëzoje një të afërmi. Gjatë kësaj kohe të udhëtimit personazhi kryesor hyn në meditim dhe interdialogon me vetën e tij duke bërë pyetje rreth: Krijimit të kozmosit? Dashurisë së nënës ndaj fëmijës të saj? Ujit dhe natyrshmërisë së pastër të tij? Trajtimin e historikut të trekëndëshit të pejgambereve (Ademit, Ibrahimit dhe Muhammedit a.s)? Të gjitha këto pyetje në të cilat jepen përgjigje të shkurta dhe të sakta, pasqyrohen dhe pasurohen edhe më shumë nga zëri i një prej protagonistëve kryesor të këtij dokumentari Hadi Shehut. Zëri melankolik i tij dhe të tjerëve me narracionet e tyre interdialoguese, interkomunikuese, emocionon publikun dhe shpeshherë publiku del nga objektivizmi i tyre duke bërë kështu që ky interdialog dhe fuqia e ëmbël e zërit të tyre të ndihej thellë në ontologjinë shpirtërore dhe metafizike të njeriut. Interdiaologu me esencën e ujit dhe krijimit të kozmosit në fakt korrelon me ndjesitë dhe shkollat e lashta filozofike të Thalesit në Greqinë antike. Pastaj, ajo që pasqyrohej në margaritarët e këtij dokumentari ishte edhe natyra e njeriut dhe dallimet e tij nga kafsha. Kjo shpeshherë korrelon me filozofinë e Aristotelit dhe Hobsit sipas të cilëve: njeriu për nga natyra është kafshë shoqërore (Aristoteli) dhe njeriu për njeriun është ujk (Tomas Hobs). Pikërisht ky dokumentar shtjellon satirën dhe filozofinë e njeriut dhe egos së tij dhe dallimeve nga kafshët, sipas të cilit njeriu dallon nga kafsha për dy arsye: të menduarit dhe të falurit (namazi). Këto dy veti e pasurojnë njeriun dhe e ngrehin atë në një shkallë të lartë shpirtërore dhe fizike. Në anën tjetër shtjellohet edhe teza se çdo gjë që ka krijuar Perëndia është në dobi të njeriut dhe për të, këtu merret edhe shembulli i bletëve dhe puna e tyre e palodhshme. Mirëpo, dokumentari elaboron, jep përgjigje, njëkohësisht tërheq vërejtjen se nëse njeriu nuk e respekton vetën e tij, atëherë edhe të tjerët nuk do ta respektojnë. Ky fakt vazhdon me qenësinë burimore se njeriu është krijuar nga dheu dhe uji, dhe si i tillë sikurse të gjitha krijesat tjera do ta shijoje vdekjen. E vdekja kryesisht paraqitet me narracionin satirik të mbështjellësit të plisit i cili trajtohet tek protagonisti si “Ihram – veshje pelegrinazhi në haxh”, që ka kuptimin e vdekjes për së gjalli. Po ashtu, ajo që bie në sy në këtë dokumentar është analiza dhe krahasimi në mes të fjalëve të Kuranit – librit të shenjtë dhe thënieve profetike të profetit Muhammed a.s. mbi: krijimin, ujin, jetën, vdekjen, therjen e kurbanit si sakrificë për Perëndinë, të cilat ndërlidhen shumë me qasjen e të të jetuarit e sotmen. Dokumentari përfundon me kthimin e personazhit kryesor nga vendi i shenjtë – Meka, kthimin e tij triumfal në aspektin shpirtëror dhe fizik, si dhe në fund jep edhe disa këshilla apo fjalë të urta nga babai i personazhit kryesor se njeriu vetëm i pastër, vetëm paqësisht, vetëm i sinqertë mund ta arrije lumturinë shpirtërore, meditim dhe pastrimin nga mëkatet e bëra.

Vlerat edukative, estetike dhe filozofike

Shikuar nga këndvështrimi sociologjik, ky dokumentar në njërën anë trajton çështje të rëndësishme të jetës së njeriut, trajton egon e tij, konfliktet e tij të brendshme dhe të jashtme, forcat e errëta siç janë djajtë. Ndërsa, në anën tjetër është një mesazh modest mbi edukatën në familje, edukatën në raport me të tjerët, edukatën mbi fenë si element i rëndësishëm i njeriut, pastaj rolin dhe dashurinë ndaj prindërve, si dhe shumë çështje tjera. Dokumentari në fjalë, trajton edhe shumë çështje tjera që nuk mund të përmblidhen me pak fjalë. Nga këndi fetar, trajtohen dhe pasqyrohen çështjet mbi shtyllën e Islamit – haxhit, historikun dhe evoluimin e tij deri në ditët e sotme dhe ritualet që praktikohen me rastin e haxhit. Me fjalë të tjera, mund të themi se ky dokumentar është një vepër e madhe artistike, një vlerë e madhe në këndin e galerisë kombëtare dhe fetare, është një mundësi e mirë që publiku të socializohet me Islamin si sistem i jetës dhe me ritet e tij, si dhe t’i shmang paragjykimet e shumta që sot theksohen mbi të. Po ashtu, është edhe një mundësi tjetër që publiku të analizoje nga këndi kritik. Në fund, në këtë refleksion të shkurtër me pak fjalë jemi munduar që t’i pasqyrojmë disa nuanca të një vepre të madhe nga një artist i cili ka një bagazh të madh në artin shqiptar, një artist i cili me gjithë vullnetin dhe motivin psikologjik gërsheton traditën shqiptare me besimin dhe normat fetare, duke krijuar kështu një sinonim shembullor se shqiptarët në përgjithësi janë shquar me ruajtjen e një kohezioni social dhe ruajtjen e traditës fetare shekullore.

 

 

POETIKA E DOKUMENTIT TË LETRARIZUAR

$
0
0

Mr.sc. Myrvete Dreshaj – Baliu

            Recension

            POETIKA E DOKUMENTIT TË LETRARIZUAR

Avdi Ibrahimi, Vrasje në tri kohë,roman,”Era”Prishtinë,2005.f.136.

1Romani Vrasje në tri kohë të shkrimtarit Avdi Ibrahimi kam pasur fatin ta lexoj dy herë.Herën e parë e kam lexuar në kohën kur autori luhatej mes dilemës krijuese,nëse ishte i përshtatshëm botimi i romanit në kontekstin kohor;dhe herën e dytë nëse shija e tij estetike përplotësonte njëkohësisht edhe konceptet letrare të receptuesit të sotëm.

Krijimtarinë letrare të këtij shkrimtari ç’është e vërteta e kisha lexuar edhe më pare:kur kishte botuar vëllimet e para

poetike,prej të cilave kisha kuptuar konceptet e tij për letërsinë,si shprehje të konfliktit individual dhe kolektiv,si dhe kur kisha lexuar veprën e tij të parë në prozë Kush e vrau lajmëtarin,leximin e së cilës më parë se sa përmbushja e qëllimi krijues letrar e artistik e nxiste konteksti historik mbi të cilën ishte ndërtuar fabula e novelës.Pra në këtë vepër më parë se kërkimi letrar më tërhiqte hulumtimi letrarizues,para së gjithash mënyra  si e kishte trajtuar personazhin Jusuf Gërvalla,një reference kjo për mua në kërkimet shkencore dhe jo vetëm të saj.

            Në këtë rrugtim leximesh unë kam përcjellë mjaft shkrimtar nga vëllimi i parë tek i fundit,por rrallë më ka ndodhur që krijuesit e kësaj kohe të përforcojnë procesin krijues ashtu sikur ka vepruar shkrimtari të cilin po e përurojmë sot.

            Romani Vrasje në tri kohë në këtë aspekt është bërë strukturë e kërkimeve historike,poetike,leksikore dhe kompozicionale të lidhura në tërësi mjaft funksionale,në të cilin autori ka ndërthurë gjithë përvojën e tij jetësore dhe letrare të viteve të fundit.Është bërë zakon që veprat e tilla të quhen postmoderne dhe nëse postmodernja është tërësi e pluraliteteve letrare,le të quhet edhe ky roman kështu,por ky konstatim i definuar për mua nuk e ngre as nuk e zbret artin e leximit të tij.

            Problem i parë që ngritet në përcaktimin letrar të kësaj vepre është statusi:roman,memoare,kujtime dhe përtej të gjithave ese.Në gjinit letrare,kjo prozë i plotëson natyrshëm kërkesat e romanit,por në artin e leximit,më parë se roman,më me endje lexohet si ese.

            Nëse Brenda struktures së romanit natyrshëm janë integruar pjesët e ditarit me historin dhe detajet e saj të jetuara apo të kujtuara nga narratori,Brenda analizave të saj është integruar eseja,si tekst interkomunikues.Kështu romani është strukturuar si një kompleks faktik dhe fiktiv.Në rrafshin e parë përfshihet hapësira: Kosova,Rrafshi i Dukagjinit,Vrrini,Llapi,Reçaku,Drini i Bardhë; personazhet historike: Adem Jashari,Adem Demaçi,Shkëlzen Haradinaj,Komandanti Jakson,Markezi etj; personazhet

referenciale:Gjergj Elez Alia,Mic Sokoli,Avni Rrustemi,Rexhep Mala; personazhet gjysëm historike:Zahiri,Luani,komandant Haradinaj,Gani Saramati etj;dhe në rrafshin fiktiv: Dardania,Eneida,Akordi,Festimi,Dardaneli etj.

Një rrafsh tjetër është struktura e shkrimit: letrat,ditari,dialogu,monologu,kujtesa historike,ritregimi i përrallave,legjendave,miteve dhe madje ëndërrave,si dhe demitizimi i tyre në kontekst të zhvillimit të ngjarjeve historike,përjetimet artistike të personazheve letrare e të letraizuar.

            Në kontekst të zhvillimt të parë,të dytë dhe të tretë inkuadrohet me sukses referenca komunikuese dhe problematizuese e historiesë së re e projektuar në mitin e antikitetit të saj,si një vijimsi e pandërmjetme e ndërdijes shekullore nacionale,sipas shembullit Kosova-Dardania apo agjencia “Kosova e lire”- “Dardania e lire”etj.Ky është rrafshi referencial që veprës ia shton përmasën e mendimit dhe të inelektualitetit të narratorit,pra shprehur përmes monologut,ditarit,analizës politike,komentit,polemikës historike,herë si reagim kolektiv i ndërdijes nacionale dhe polemikës intelektuale si përjetim individual,i cili natyrshëm përmbyllet në aksin letrar a të letrarizuar,me shembullin antologjik:”E drejta është në anën tonë,kurse thonë se liria është e të gjithëve,mendoja më vete gjatë rrugës”.(50),apo me shembullin sprovues:”Të rënët,po bëhen pjesë e jetës e vdekjes sonë,po bëhen edhe pjesë e kujtimeve,meditimeve tona”.(79)

            Kështu temat dhe shtresat letrare e gjysmëletrare ashtu si edhe personazhet fiktive,korrespondojnë me mitet e antikitetit,ndërsa si të parat ashtu edhe të dytat me ngjarjet e historisë së fundit,shembull i së cilës është tregimi i legjendës së Anemonës nga mësuesja Ankize Drenusha,ku me sukses gërshetohet imagjinarja (si mit) dhe e magjinueshmja (si ndërtim e shije letrare).

            Të gjitha këto bëjnë që vepra më e re e Avdi Ibrahimit Vrasje në tri kohë të lexohet si vepër historike,letrare,kulturore,estetike dhe madje intelektuale.E veprat që më kaq sukses gërshetojnë në mënyrë komplementare kategori letrare,estetike dhe kulturore  janë vepra,të cilat kanë lexuesin e tyre të tashëm dhe të përhershëm.

Viewing all 52 articles
Browse latest View live


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>